Kur të biesh në mëkat thuaji vetes tënde:
Humba një betejë por nuk kam humbur luftën!
Mos e humb shpresën, me abdes e me dy rekate veten përmirësoje!
Kërko falje me majat e gishtave me të cilat mëkatove!
Lexoje Kuranin me syrin me të cilin haramin shikove!
Rënkimi i të penduarve te Allahu është si lutjet e të bindurve.
E Zoti nuk e quajti Veten e Tij Falës, vetëm e vetëm që ti tek Ai të kthehesh.
Autor: Ed´hem Sherkaui
Përktheu: Mevlad Çollaku