Tek Halimeja

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Si shumica e grave të Mekes edhe Amineja, nëna e profetit tonë të dashur, vendosi që i biri i saj i vogël të rritej në shkretëtirë, sepse do të rritej më i shëndoshë. Gratë e Mekës e kishin bërë zakon që t’i marrin foshnjat e sapolindura dhe të kujdesen për to, derisa të rriteshin e të bëheshin djem të fortë e të shëndoshë, për të cilën pagueshin mirë nga prindërit e tyre.

Në mesin e grave, të cilat udhëtonin në Meke për të marrë fëmijë, ishte një grua beduine e mjohur me emrin Halime. Bashkë me të ishte bashkëshorti i saj dhe foshnja e tyre e vogël. Ata gjithmonë kishin qenë të varfër, mirëpo këtë herë varfëria ishte e tejskajshme. Gomari i Halimes ishte shumë i dobët për shkak se ishte i uritur dhe nga këputja e madhe ai shpeshherë pengohej dhe rrëzohej. Kurse foshnja e Halimes gjatë tërë kohës qante, sepse e jëma nuk kishte mese ta ushqente. Rrugës për në Meke, Halimeja mendonte me vete: “Si do të ushqej edhe një fëmi tjetër, kurse unë nuk kam qumësht të mjaftueshëm për fëmijën tim?!”

Më në fund, arritën në Meke. Të gjitha gratë e fisit të saj, Benu Sa’d, gjetën nga një fëmijë për ta marrë me vete përveç Halimes. Sa herë që Halimeja trokiste në ndonjë portë, familjarët e asaj shtëpie nuk pranonin t’ia jepnin fëmijën e tyre Halimes për shkak se ajo ishte e varfër. Kështu që të gjitha shoqet e saj e kishin gjetur një fëmijë, kurse ajo jo.

Nga ana tjetër, fëmija i vetëm që kishte ngelur pa u marrë ishte profeti ynë i dashur Muhamedi (a.s). Asokohe ishte zakon që ata që i paguanin mëndeshat ishin baballarët e fëmijëve, mirëpo duke qenë se profetit tonë të dashur i kishte vdekur babai, asnjëra prej grave nuk pranonte që ta merrte atë, sepse askush nuk kishte mundësi të paguante për të.

Në fillim edhe Halimeja nuk dëshiroi ta merrte profetin tonë të dashur, por kur në fund ajo ngeli pa marrë asnjë foshjne i tha bashkëshortit të saj: A të shkojmë të marrim atë jetimin? Bashkëshorti i tha: Po shkojmë e marrim se ndoshta Allahu do të na bekojë.

Ata të dy shkuan tek shtëpia e Aminesë dhe kërkuan prej saj profetin tonë të dashur dhe ajo ia dha. Menjëherë sapo Halimeja filloi ta ushqejë profetin tonë të dashur, asaj iu shtua qumështi aq shumë sa mjaftonte për të dhe për fëmijën e saj. Pastaj ajo hipi mbi gomar, kur papritur gomari i saj filloi të ecte me të katra dhe ajo bashkë me bashkëshortin e saj mbërritën në fisin e tyre Benu Sa’d para shoqeve të veta, megjithëse ishte nisur e fundit. Kur u kthyen në shtëpi, çdo gjë filloi të ndryshonte. Toka u gjelbërua, e hurmat që ishin ndër burimet kryesore të ushqimit dhanë shumë fryte. Madje edhe delet dhe deveja e tyre plakë filloi të jepte gjithnjë e më shuëm qumësht. Halimeja dhe bashkëshorti i saj e kuptuan se i gjithë ky bereqet i kishte ardhur nga prezenca e foshnjes që kishin marrë, të cilën e donin jashtëzakonisht shumë.

Kur erdhi koha që Halimeja do ta shpiente profetin tonë të dashur tek e jëma, Amineja në Meke, u pezmatua shumë dhe gjatë gjithë rrugës ajo ishte e tillë. Kur shkoi në shtëpinë e Amimes iu lut dhe iu përgjërua Aminesë që ta mbante profetin tonë të dashur edhe për nja dy vite të tjera. E pas shumë lutjesh e përgjërimesh, Amineja pranoi. Nuk e merrni dot me mend se sa e gëzuar ishte Halimeja.

Gjatë kësaj kohe, një ditë profeti ynë i dashur po luante me fëmijët, kur papritur vijnë dy engjëj, të cilët e marrin, e shtrijnë, ia hapin kraharorin, ia nxjerrin zemrën, e lajnë dhe e pastrojnë dhe pastaj e vendosin përsëri në vendin e tij. Kur fëmijët e panë këtë gjë, menjëherë shkuan tek Halimeja dhe të tmerruar i treguan asaj se çfarë kishte ndodhur. Halimeja rendi me të katra dhe kur shkoi pa se profeti ynë ishte i dashur po luante dhe ishte si kokrra e mollës.

Më vonë, Halimeja do ta shpiente profetin tonë të dashur në Mekë, tek e jëma dhe tashmë ai ishte rritur e forcuar.

Fëmijë të dashur!

Profeti ynë i dashur kurrë nuk do ta harronte nënën e tij prej gjiri Halimenë, gjithmonë do ta kujtonte dhe ai gjithmonë e konsideronte veten e tij si një banor i fisit Benu Sa’d.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *