Kur koha kalon dhe ju nuk punoni, fillon të ju barazohet dita me natën, mëngjesi me mbrëmjen, orët me minutat, deri sa ju përballeni me pyetjen e sikletshme:
Për çfarë jetoni?
Lëvizja i jep kuptim jetës, e jeta është sikur biçikleta, nëse nuk lëviz rrëzohesh.
Puna dhe studimi nuk janë vetëm për të fituar jetesën dhe për të pasur një vend pune, por për të ngritur ndjenjën e përkatësisë ndaj jetës, kësisoj duke i dhënë rëndësi asaj dhe vetvetes.
Kur fitoni me djersë, gjeni lumturi, shijoni pushimin dhe kuptoni natyrën e jetës.
Derisa dielli çdo ditë ka lindjen dhe perëndimin, e tillë duhet të jetë edhe lëvizja e njeriut.
Autor: Selman el-Aude