Bashkë, po të ndarë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Bashkë jemi
Po të përçarë
Themi një
Po jemi ndarë
Nsy lëvdohemi
Kollaj shajmë
Mrapa shpine
Ngoj’ i mbajmë

Ç’dashuri
Që pretendojmë
Mllef e paknaqsi mbulojmë
Rasti parë tjetrin sulmojmë
As nuk duam ta kuptojmë…

Ç’është kjo punë me vllazëri
Namin bëjmë me teori
Fjalë shumë po vepra pak
Zemrat ujk e gojët flakë

Po ku vajti modesitia
Vetëpërmbajtja e mëshira
Respekti e çiltërsia
Ku mbeti e shkoi e mira?!

Ç’besë po mbajmë
E ç’fjalë po qesim
Veten sa lirë
Po e shesim
Punë sa shumë
Po cilsi pak
Po vrapojmë
Po hiç pa cak

Vallë ke Zoti
Si do matemi
Me çpeshore
Vlen sahati..

Mos na shkoftë
Mundi kot
Sjellja fallco
Do sjellë lot

Ma mirë zhdukur
Mes njerëzisë
Mos tnjofë kush
Veç Perëndisë

Ma mirë pak
Po sak e mirë
Se ma ran’
A ma vështirë

Bashkë me qan
Se veç a keq
Po ma keq
Bashkë e përça
Lum kush fal
Edhe bashkon
T’mirën shef
T’mirën kërkon

Të përçarë
Mos qofshin kund
Kjo veç hasmit
I hyn npun
Hasmit tim e hasmi jot
Puna marë
Kurrë mos i shkoftë

Autor: Ibrahim Xhepmetaj

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *