Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “Ose janë si errësirat në detin e thellë, të cilat mbulohen nga dallgët që ngrihen njëra mbi tjetrën, duke pasur sipër tyre retë, shtresa errësire njëra mbi tjetrën, aq sa kur njeriu e nxjerr dorën e vet, pothuajse nuk e shef fare atë. Ai, të cilit Allahu nuk i jep dritë, nuk do të gjejë më dritë.”[1]
Fakte shkencore:
Fotot e marra nga sateliti kanë treguar, se detet e thella janë të mbështjella nga shtëllunga të trasha resh, të cilat pengojnë depërtimin e një sasie të madhe të rrezeve të diellit. Këto re pasqyrojnë pjesën më të madhe të rrezeve të diellit, duke penguar një pjesë të dritës së diellit të depërtojë në tokë. Masa e madhe e ujit në det, ka një ndikim, ngaqë pasqyron edhe ajo një pjesë të dritës së mbetur që vjen në tokë dhe përthith pjesën tjetër të mbetur. Errësira fillon të shfaqet në thellësinë 200 m, dhe errësira e plotë arrihet në thellësinë 1000 m. Disku Secchi ishte pajisja e parë që u përdor për matjen e thellësisë në të cilën drita depërton ujërat e oqeaneve. Shkenctarët kanë zbuluar se peshqit që notojnë në thellësitë gjashtëqind – dy mijë e shtatëqind metra kanë organe ndriçuse, të cilat ua mundësojnë atyre të shohin në errësirë, madje edhe të kapin gjahun me të cilin ata ushqehen. Në fund të shekullit XIX përdorimi i mjeteve të reja foto-elektrike ua mundësoi shkencëtarëve të detit të zbulojnë valë të vrullshme në thellësi të oqeaneve. Këto valë të thella janë formuar midis dy masave ujore, të cilat ndryshojnë në dendësi, temperaturë dhe rrymë. Këto valë në thellësi u ngajnë valëve të sipërfaqes. Ngaqë uji në thellësi ka dendësi më të madhe dhe temperaturë më të ulët sesa uji i cekët çon në krijimin e valëve sipër tij, siç formohen valët në sipërfaqe nga ku uji takohet me ajrin e atmosferës.
Mrekullia shkencore:
Brezat e mëparshëm kanë pasur bestytni të pafundme në lidhje me detet e thella dhe oqeanet. Ata nuk kishin edhe aq shumë fakte shkencore në duart e tyre rreth këtyre dukurive. Paçka se ata e dinin një mënyrë për mbikqyrjen e thellësisë së oqeaneve, aq më tepër të kishin ndonjë njohuri mbi valët në brendësi të oqeanit. Kurani përdor shprehjen “I padepërtueshëm”, dhe vë në dukje se errësira në brendësi është me shtresa. Studiuesit e Kuranit në kohët e hershme patën shpjeguar më përpara se shtresat e errëta, që përmenden në ajetin kuranor janë retë, valët dhe thellësitë e detit. Retë e dendura që mbulojnë detet pasqyrojnë një pjesë të dritës së diellit dhe të njëjtën gjë bën edhe sipërfaqja e detit. Më pas uji përthith shtatë ngjyrat e dritës njëra pas tjetrës derisa drita shteron. Ajo arrin deri aty, saqë dikush nuk është në gjendje të shohë dorën e tij të zgjatur. Për më tepër fjalët: “valët mbi të cilat ka valë, sipër të cilave ka re” tërheqin vëmendjen në drejtim të pranisë së valëve të tjera përveç atyre të formuara në sipërfaqe të oqeaneve. Zbulimet e fundit të valëve të thella në mes të dy shtresave të ndryshme uji janë përmendur në Kuran, në kohën kur nuk kishte, as foto të marra nga sateliti, e as studiues oqeanesh. Profeti Muhamed (a.s) nuk mund t’i kishte marrë këto të dhëna nga askush tjetër përveç se nga Zoti, Krijuesi i Plotfuqishëm.
Autor: Itidal Albanavi dhe Tahani El Zayat
Përktheu: Astrit Hykaj
[1] – Sure Nur: 40.