Ujku, delja dhe bari

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Një bujk kishte një ujk, një dele dhe bar me vete. Ai dëshironte të kalonte nga një breg në bregun tjetër. Kur shkoi në breg, vuri re se varka që do t’ia mundësonte kalimin në bregun tjetër ishte e vogël dhe si rrjedhojë ai nuk mund të mbarte me vete në varkë më shumë se një nga këto të tre. Bujku u përball me një problem. Nëse e linte ujkun vetëm me delen, ujku do ta hante delen. Dhe nëse e linte delen me barin, delja do ta hante barin. Mirëpo ai nuk  dëshironte që një gjë e tillë të ndodhte. Bujku u mendua gjatë..derisa e gjeti zgjidhjen dhe arriti t’i kalonte në bregun tjetër ujkun, delen dhe barin. Po ju fëmijë, si mendoni se veproi bujku?

Zgjidhja:

Në fillim bujku mori në varkë delen, duke lënë në breg ujkun me barin, sepse ujku nuk e hante barin. Kur shkoi në bregun tjetër la delen. Pastaj u kthye mbrapa.

Kur arriti në breg, mori ujkun dhe e nxorri në bregun tjetër. Por në kthim, ai mori me vete delen, sepse nëse do ta linte atë në bregun tjetër, ujku do ta hante.

Kur u kthye në breg, e la delen dhe mori me vete barin, e çoi në bregun tjetër ku ishte ujku dhe e la atje.

Pastaj u kthye mbrapa ku kishte lënë delen dhe e mori atë dhe kështu arriti që t’i nxirrte ato të tre në bregun tjetër pa u ndodhur asgjë e keqe.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.