Ftesë Parimi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Autor: Imam Hasan El Bena

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin Muhamed (a.s) dhe të gjithë ata që e pasuan dhe do ta pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.

Ne i ftojmë njerrëzit tek një parim shumë të qartë se Islami është gjithëpërfshirës. Ky parim ka efekt të përjetshëm dhe aftësi për reformim të njerëzve. Kjo është vërtetuar nga eksperienca dhe është gjykuar nga historia.

Dy Besime:

Dallimi mes nesh dhe popullit tonë, edhe pse kemi të njëjtin besim dhe besojmë të njëjtin parim, është ky: Besimi tek ta është i mpirë, i përgjumur në zemrat e tyre, ata nuk duan të pranojnë gjykimin e Islamit dhe as të punojnë me detyrimet që rrjedhin prej tij, ndërsa besimi në zemrat tona është i ndezur, i flaktë, i fortë dhe i gjalllë.

Ne lindorët kemi një cilësi të çuditshme, të cilën edhe të tjerët e kanë vënë re: Besojmë aq shumë në një ide, saqë kur u flasim njerëzve, i bëjmë të imagjinojnë se ky besim na bën të gatshëm që të thërrmojmë malet, të sakrifikojmë jetën dhe pasurinë, të durojmë vështirësitë për hir të saj, të luftojmë ndaj të keqes, derisa të triumfojmë ose të vdesim në këtë rrugë. Megjithatë, pasi qetësohet flaka e fjalëve dhe ku secili grup merr rrugën e tij, e harrojnë besimin dhe e injorojnë idenë, nuk mendojnë të punojnë dhe as t’i flasin vetes që të mundohen sadopak për të, madje kjo lloj neglizhence dhe hutimi mund t’i çojnë që të punojnë edhe kundër saj, pa marrë parasysh nëse janë të vetdijshëm për këtë gjë apo jo. Nuk është e çuditshme, madje mund të qeshësh me habi kur shikon një person intelektual, aktiv dhe të edukuar, i cili në harkun e dy orëve bëhet më ateist se ateistët dhe më adhurues se adhuruesit.

Kjo plogështi, neglizhencë, shkujdesje, përgjumje apo quaje si të duash, na ka motivuar që të zgjojmë parimin tonë, i cili është i pranuar me shpirt nga njerëzit tanë të dashur.

Ftesa të ndryshme:

Do t’i kthehem edhe njëherë pohimit tim: Unë them se ftesa jonë është “Ftesë Parimi”. Në Lindje dhe Perëndim ka misione, parime, ideologji, shkolla të ndryshme mendimi, opinione dhe objektiva të ndryshme, të cilat i kanë ndarë mendjet dhe zemrat e njerëzve. Secili mundohet t’ia zbukurojë njerëzve atë që përfaqëson, duke mbajtur afër dhe duke përkrahur ithtarët, pasuesit, të devotshmit dhe ndjekësit e tij. Secili pretendon, se misioni i tij ka specifika dhe mirësi të pakufishme, madje pretendime të tilla ekzagjirohen dhe kalojnë në shtirje, duke ua paraqitur atë njerëzve si tërheqës, magjepsës dhe të mrekullueshëm.

Ftues të ndryshëm:

Ftuesit, misionarët dhe propaganduesit e sotëm nuk janë si ata të djeshmit. Të sotmit janë të mirëarsimuar, të mirëpërgatitur, të trajnuar dhe të specializuar, kryesisht ata të Perëndimit.

Misionarët e Perëndimit janë të specializuar dhe të trajnuar për çdo ideologji, për të qartësuar pikat e errëta të ideologjisë, për të vënë në pah anët e mira të saj, për të shpikur metoda për përhapjen dhe mënyra për propagandimin e një ideologjie të caktuar. Ata kërkojnë rrugët më të lehta për të arritur në zemrat e njerëzve, për t’i bindur dhe për t’i kthyer ata në pasues.

Mekanizmat:

Gjithashtu, metodat dhe mekanizmat propagandistike nuk janë ato që kanë qenë në të shkuarën. Mjeti kryesor propagandues në të shkuarën ishte fjala, e cila thuhej në podiume (minbere), në mbledhje, që shkruhej një letër, apo një telegram. Sot propaganda përbëhet nga revistat, gazetat, artikujt, lojrat, filmat dhe transmetimet në radio dhe televizione. Kjo gjë e ka bërë shumë të lehtë mënyrën për të arritur tek zemrat e të gjithë njerëzve, brenda shtëpive të tyre, në vendet e punës, apo në fabrikat dhe fermat e tyre. Është detyrë për ftuesit që të përmirësojnë të gjithë metodat e ftesës, me qëllim që të vjelin frytet që duan.

Dikush mund të pyesë: Përse po del nga tema që ke nisur? E them përsëri, se bota është në një gjendje mbytëse dhe e tejngopur nga propaganda politike, nacionaliste, patriotike, ekonomike, ushtarake dhe pacifiste. Me të drejtë lind pyetja: Në vorbullën e këtyre propagandave hutuese dhe pështjelluese, ç’vend zë ftesa juaj? Kjo pyetje më jep mundësi të flas për dy gjëra:

E Para: Thjeshtësinë dhe strukturën pozitive të ftesës tonë

E Dyta: Qëndrimin tonë ndaj çdo lloj ideologjie e propagande

Lexues i nderuar!

Nuk duhet të më qortosh për këtë dalje nga tema, pasi kam vendosur që të shkruaj vetëm ashtu siç flas dhe çështjet do t’i trajtoj po në këtë mënyrë, pa u shtirur dhe pa komplekse. Thjesht dua që njerëzit të më kuptojnë ashtu siç jam, me qëllim që fjalët e mia të arrijnë tek ata pa asnjë lloj shtirjeje dhe zbukurimi.

Islami ynë:

Dëgjo vëllai ynë!

Ftesa jonë është përshkruar me fjalën gjithëpërshirëse “Islame” megjithëse kjo fjalë ka kuptim shumë më të gjerë, sesa ajo që e perceptojnë njerëzit. Ne kemi bindjen se Islami është gjithëpërfshirës dhe sistemon të gjitha fushat e jetës, u jep përgjigje shqetësimeve të njerëzve dhe vendos sistem të përkryer dhe të përpiktë. Islami nuk qëndron i paaftë përballë problemeve të njerëzve dhe rregullave, që janë të domosdoshme për reformimin e tyre. Disa njerëz kanë gabuar, duke e konceptuar Islamin si një besim që kufizohet vetëm me disa lloj ritualesh adhurimi dhe përjetimesh shpirtërore. Njerëz të tillë e kanë kufizuar perceptimin e tyre për Islamin brenda këtyre linjave të ngushta.

Nga ana tjetër, ne e konceptojmë Islamin si gjithëpërfshirës, rregullues të çështjeve të njerëzimit si në këtë botë, ashtu edhe në tjetrën. Ne nuk kënaqim veten tonë me pretendimin se ky është produkti ynë, por këtë e kemi kuptuar nga Libri i Allahut dhe nga jeta e muslimanëve të parë.  Nëse lexuesi dëshiron ta kuptojë ftesën tonë në një kuptim më të gjerë se fjala “islame”, le ta kapë Kuranin duke qenë i zhveshur nga çdo lloj egoizmi apo paragjykimi. Vetëm kështu do ta kuptojë, se çfarë përmban Kurani dhe aty do të shikojë ftesën tonë.

Me të vërtetë, ftesa jonë është ftesë islame me të gjitha kuptimet që mbart kjo fjalë. Pas këtyre fjalëve, ti je i lirë ta perceptosh si të duash, mirëpo ne të kujtojmë se perceptimi yt për ftesën tonë duhet të mbetet brenda suazave të Librit të Allahut, Sunetit të të Dërguarit të Alalhut dhe rrugës së brezave të parë e të pëksuhtuar të muslimanëve. Libri i Allahut është baza dhe shtylla e Islamit. Suneti i të Dërguarit (a.s) është sqaruesi dhe komentuesi i Librit, ndërsa praktika e brezave të parë janë mëshirimi i urdhëresave dhe mësimeve, duke shërbyer edhe si modele praktike për ata të cilët duan t’i zbatojnë këto urdhëresa dhe mësime.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.