Habitem me atë njeri?!

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Habitem me atë të njeri që mbështetet tek Allahu dhe pastaj është i shqetësuar për të ardhmen e tij?!

Habitem me atë njeri që beson tek mëshira e Allahut dhe pastaj i humb shpresat nga rrugëdalja?!

Habitem me atë njeri që flet për urtësinë e Allahut dhe qorton Allahun për atë që ka caktuar të ndodhë?!

Habitem me atë njeri që beson në drejtësinë e Allahut dhe dyshon në përfundimin e keq të zullumqarëve?!

Habitem me atë njeri i cili është krijuar për të adhuruar Allahun e Allahu ia ka garantuar riskun, kurse ai e braktis adhurimin dhe e fiton riskun në rrugë të ndaluar?!

Habitem me atë njeri që ha nga mirësia e Allahut dhe nuk e falenderon Atë?!

Habitem me atë njeri që e njeh Allahun dhe nuk i kryen obligimet që ka ndaj Tij?!

Habitem me atë njeri që i ngre duart duke u lutur dhe akoma vazhdon të mëkatojë?!

Habitem me atë njeri që pretendon se e do Profetin (a.s.) dhe nuk e ndjek Sunetin e tij?!

Habitem me atë njeri që e lexon Kuranin dhe nuk i zbaton porositë e tij?!

Habitem me atë njeri që e di se shejtani është armiku i tij më i përbetuar dhe i ndjek hapat e tij?!

Habitem me atë njeri që e shikon dynjanë dhe përjetimin e saj mashtrues dhe ai ndihet i sigurtë e i qetë prej saj?!

Habitem me atë njeri që merr pjesë në varrimin e xhenazes dhe nuk merr mësim?!

Habitem me atë njeri që vdekja e pret dhe ai gëzohet dhe nuk është përgatitur për takimin me të?!

Habitem me atë njeri që beson në Ditën e Llogarisë dhe nuk punon për atë Ditë?!

Habitem me atë njeri që e di se Xhehenemi është i vërtetë dhe ai vazhdon akoma të qeshë?!

Habitem me atë njeri që e di se Xheneti është vendi i begative dhe nuk punon për ta fituar atë?!

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.