Një ditë një gjuetar pa disa pata dhe tha:
Mirëmengjes o 100 – të pata
Mirëpo njëra nga patat tha:
Ne nuk jemi 100 – të pata. Nëse dyfishit tonë do t’i shtosh gjysmën, çerekun dhe bashkë me ty ne bëjmë plot 100 – të. A e gjen se sa pata jemi ne?
Gjuetari u mendua dhe tha: Ky është një ekuacion me një të panjohur, prandaj mua më lipset që të shkruaj ekuacionin dhe pastaj ta zgjidh atë.
Me x ai shkroi numrin e patave
Me 2 x dyfishin e patave
Me ½x gjysmën e patave
Me ¼x çerekun e patave
Dhe më poshtë shkruajti ekuacionin:
2x + 1/2x + 1/4x + 1 = 100
Pasi e zgjidhi këtë ekuacion, i gëzuar u përgjigj:
Ju jeni 36 – të pata.