Një pus është i thellë 11 – të metra. Në fund të pusit gjendet një kërmill.
Gjatë ditës kërmilli ngjitet 6 – të metra, Kurse gjatë natës ai zbret 5 – së metra.
Pas sa ditësh do të jetë kërmilli në buzë të pusit?
Përgjigja: Kërmilli do të jetë në buzë të pusit pas 6 – të ditësh dhe jo 11 – të ditësh siç mund të imagjinohet nga llogaria e thjeshtë matematikore.
Po si kemi arritur në këtë përfundim?
Në ditë kërmilli bën gjithsej 1 metër, sepse 6 – 5 = 1
Në 5 ditë, kërmilli është ngjitur 5 – së metra, sepse 1 * 5 = 5
Kurse në ditën e 6 – të kërmilli i plotëson 11 – të metra, sepse 5 + 6 = 11. Dhe nuk është më nevoja që të zbresë poshtë sepse ai tashmë ka mbërritur në buzë të pusit.