A të ka rastisur të gëlltisësh një gjarpër?

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Një herë, bujku punëtor dhe i palodhur, vajti të vizitojë aganë e tij, i cili e priti me gjithë të mirat, madje e futi tek dhoma e tij dhe i ofroi një pjatë supë. Teksa po hante supën e ngrohtë, bujku vuri re një gjarpër të vogël në pjatë. Por, duke mos dashur ta bezdisë aganë e tij, ai vendosi ta hajë të  gjithë pjatën me supë. Disa ditë më pas, ai filloi të ndjejë dhimbje të forta në stomak, gjë e cila e detyroi të kthehet sërish tek agai, për t’i kërkuar ndonjë ilaç. Agai e futi sërish në dhomën e tij të preferuar dhe pasi e kishte ulur, i ofroi gotën në të cilën gjendej ilaçi çudibërës. Por, edhe këtë radhë, bujku vuri re një gjarpër të vogël i cili përdridhej brenda gotës. Këtë herë, bujku vendosi të mos heshtë. Ai klithi me zë të lartë se në gotë gjendej një gjarpër i vogël. Ky gjarpër i mallkuar ishte shkaku kryesor i dhimbjeve të stomakut.

Agai shpërtheu në të qeshura dhe duke i bërë shenjë me gisht mbi tavan i tregoi një hekur të përdredhur dhe i tha:”Ti sheh atë hekurin e përdredhur në tavan dhe të është dukur si gjarpër. Në fakt, nuk ekziston asnjë gjarpër.

Bujku i hodhi sytë sërish në gotën e tij dhe me të vërtetë, aty nuk kishte asnjë gjarpër. Gjithçka që i kishin parë sytë, kishte qenë pasqyrimi i hekurit të përdredhur në gotë. Ai u largua nga shtëpia e agait, pa e pirë ilaçin, pasi e ndiente veten shumë mirë.

Morali:

Kur i pranojmë gjërat ashtu siç na ofrohen, pa u siguruar në burimin dhe vërtetësinë, ne thjesht gëlltisim gjarprin imagjinar. Në çastin që pavetëdija e pranon një ide apo bindje të caktuar, të vërtetë apo të gabuar, ajo fillon të prodhojë ide mbështetëse dhe përforcuese. Mendja është e aftë ta deformojë imazhin e të vërtetës, që ti përshtatet këndvështrimit dhe pikëpamjes së saj.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *