A vazhdon të jetojë Faraoni?

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Kushdo që lexon Kuranin, vëren se ai ndahet në tre pjesë:  Histori, doktrinë dhe morale. Historitë që lexojmë në Kuran janë nga më të ndryshmet, veçse njëra prej tyre përsëritet më shumë se çdo histori tjetër. Ajo është historia e Musait a.s me Faraonin. Ajo trajtohet nga këndvështrime të ndryshme. Pyetja që shtrohet është:”Përse përsëritet kaq shpesh kjo histori?!”

Përgjigja:”Kjo histori simbolizon luftën mes drejtësisë dhe shtypjes. Faraoni është simbol i shtypësit dhe diktatorit. Sot, rolin e tij mund ta luajë bashkëshorti, djali, sovrani apo eprori në punë. Sakaq, Musai a.s është simbol i reformatorëve, simbol i drejtësisë. Ai përfaqëson njeriun dhe popullin që kërkon drejtësi. Por Faraoni nuk e lejon ta çojë në fund procesin e reformës së nisur, ai nuk e dëgjon dhe nuk lë mjet pa përdorur për ta penguar. Ai u kërkonte të gjithëve që të besojnë fjalët e tij. “Faraoni tha: “Unë ju tregoj vetëm atë që shoh dhe ju udhëzoj vetëm në rrugën e drejtë.”[1]

Ai paguante me para njerëzit dhe mbështetjen e tyre me qëllim që të ruajë pushtetin. “Dhe kur erdhën magjistarët e Faraonit, thanë: “A do të shpërblehemi, nëse fitojmë?” Faraoni tha: “Po, dhe do të jeni nga më të afërmit e mi.”[2]

Një mjet tjetër ishte edhe eliminimi fizik, ku nuk bënte dallim mes burrave, grave dhe fëmijëve. “Faraoni u përgjigj: “Meqenëse jemi sundues mbi ata, Ne do t’i vrasim djemtë e tyre dhe do t’i lëmë gjallë gratë e tyre”[3]

Sot, ne jemi dëshmitarë që historia e Faraonit përsëritet në përmbajtjen e saj. Ajo që ndryshon janë vetëm personazhet e saj. Zoti e shpëtoi trupin e faraonit, duke e nxjerrë nga deti, me qëllim që të shërbejë si mësim dhe argument për të gjithë diktatorët dhe zullumqarët.

“Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket!”[4]

[1] – Sure Gafir: 29.

[2] – Sure A’raf: 113-114.

[3] – Sure A’raf: 127.

[4] – Sure Isra: 81

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.