Allahum me in neke Afu’un, Kerimun tuhib bul af’ue, fa’fu an ni

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Të gjitha lavdet dhe falenderimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për Profetin Muhamed (a.s) dhe për të gjithë ata të cilët e ndjekin dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në librat e hadithit transmetohet me zinxhir të saktë të transmetimit se Aishja (r.a) e pyeti të Dërguarin e Allahut: Nëse unë e arrij natën  e Kadrit, çfarë duhet të them? Thuaj: Allahum me in neke Afu’un Kerim, tuhib bul afue, fa’fu an ni (O Zot, Ti je Falës Bujar! E do faljen, më fal mua).” – u përgjigj i Dërguari i Allahut (a.s).”[1]

Kjo është duaja që Profeti (a.s) ia mësoi Aishes (r.a) dhe gjithë Umetit se çfarë  duhet që besimtari apo besimtarja të bëjnë më së shumti në 10 – netët e fundit të muajit të Ramazanit në kërkim të Natës së Kadrit.

Sa më poshtë po shpjegojmë kuptimin e kësaj duaje[2]:

Allahum me” (O Zot)

Është një thirrje me të cilën njeriu i drejtohet Allahut të Madhëruar me lutje e përgjërim.

“In neke Afu’un” (Ti je Falës)

“Afu’un është një prej emrave dhe atributeve të Allahut të Madhëruar që nënkupton se Allahu i Madhëruar i fal mëkatet dhe gjynahet. Allahu i Madhëruar  e ka urdhëruar njeriun që të kryejë disa obligime, mirëpo njeriu nuk i kryen ato. Kështu që në këtë aspekt njeriu ka kryer një mëkat. Po ashtu, Allahu i Madhëruar e ka urdhëruar njeriun që të largohet nga gjërat e ndaluara, mirëpo ai i vepron atë. Edhe në këtë rast, njeriu ka vepruar gabim dhe kjo konsiderohet mëkat e gjynah. Kështu që kur besimtari thotë: O Zot Ti je Falës (Afu’un), ai e di se Allahu i Madhëruar i fal ato mëkate që ai është treguar neglizhent ndaj kryerjes së obligimeve, ashtu sikurse Allahu i Madhëruar i fal edhe ato mëkate ku ai ka vepruar gjëra të ndaluara. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Ai është i Cili pranon pendimin nga robërit e Tij dhe fal të këqijat e gjynahet dhe Ai di mirë çfarë bëni ju.”[3]

Në këtë kontekst vlen të përmendim se fjala “Afu’un” vjen në formë hiperbole dhe nënkupton se Falja hyjnore është e vazhdueshme, ashtu sikurse nënkuptohet se mëkatet fshihen plotësisht.

“Kerim” (Bujar):

“Kerim” është një prej emrave dhe atributeve të Allahut të Madhëruar që nëkupton se Ai fal, e kur e jep premtimin (për të falur) e mban atë dhe kur dhuron dhuron më tepër. Ai është Bujari, bujaria e të Cilit nuk mbaron kurrë.

“Tuhib bul Af’ue” (e do faljen):

Që do të thotë se Allahu i Madhëruar dëshiron që t’i falë robërit e Tij e jo t’i ndëshkojë, sepse mëshira e Tij ia ka kaluar zemërimit të Tij.

“Fa’fu an ni” (më fal mua)

Që do të thotë se njeriu e pranon që është gabimtar, mëkatar dhe gjyhnaqar dhe kërkon prej Allahut të Madhëruar nëpërmjet emrave dhe atributeve të Tij që ta falë atë.

Vlerat dhe dobitë nga kjo lutje:

1 – Kjo lutje është e pëlqyeshme që të bëhet në çdo kohë, veçanërisht në 10 – netët e fundit të Ramazanit në kërkim të Natës së Kadrit.

2 – Allahu i Madhëruar ia fal mëkatet robit të Tij që me sinqeritet e përgjërim i drejtohet Atij me këtë lutje.

3 – Nëpërmjet kësaj lutje, besimtari afrohet sa më shumë tek Allahu i Madhëruar, sepse lutja është adhurim.

4 – Bindja se Allahu i Madhëruar i fal mëkatet. Allahu i Madhëruar thotë: “Padyshim që Allahu nuk fal t’i vehen Atij shokë në adhurim, por Ai fal përveç kësaj.”[4]

5 – Nuk ka dyshim se mësuesi më i mirë është Profeti (a.s) i cili na ka mësuar si t’i drejtohemi Allahut të Madhëruar me lutje.

[1] – Tirmidhiu, Nesai, Ibn Maxheh dhe Ahmedi. Hadithi wshtw Sahih.

[2] – Duke u bazuar tek gjuha arabe.

[3] – Sure Shura: 25.

[4] – Sure Nisa: 48.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.