Burri Mësues

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Që në nji shoqëri përparim të ketë,

duhen burra… por ku me i gjetë?!

Ata janë që jetës gjallëri i japin,

për ku synojnë shtrirë e mbajnë hapin…

Në qenien e tyre mishërohen tipare,

që nuk blihen, as shiten me pare…

Dëshirë dhe qëllim i shoqërojnë me vepër,

sado që arrijnë,kurrë se quajnë tepër.

As se quajnë tepër, as mjaft s’thonë,

por kah e mira vrapojnë gjithmonë.

Modelin që ndjekin asht i përsosur,

me emër të Allahut asht i vulosur.

Ai asht Pejgamberi, mësuesi jonë,

sunneti i tij në vepër na fton…

Ai asht mëshirë për mbarë njerëzimin,

kush don shpëtim, aty gjenë frymëzimin.

Poet: Burhan Fili

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *