Babai: Në dashtë Allahu, sot do të flasim për gjërat që e prishin abdesin.
I biri: Çfarë do të thotë: “gjërat që e prishin abdesin”?
Babai: Janë ato gjëra, të cilat, në qoftë se i bën muslimani, atëherë abdesi quhet i pavlefshëm dhe për pasojë nuk vlen as falja e namazit në një gjendje të tillë.
I biri: E cilat janë ato gjëra që e prishin abdesin, o baba?
Babai: Disa nga ato gjëra që e prishin abdesin janë: kryerja e nevojave personale, dalja e gazrave dhe gjumi.