E kam thënë dhe e kam përsëritur disa herë. Nëse rrin duke u falur deri në ditën e kiametit, asgjë nuk ndryshon në botë! Nëse shkon në këmbë njëmijë herë në Haxh, asgjë nuk ndryshon në botë! Nëse bën itikaf në Mekë deri në ditën e kiametit, asgjë nuk ndryshon në botë! Shikoni njerëzit, bërtasin e qajnë, tre milion çdo vit në Haxh. Pasha Allahun, asgjë nuk ndryshon në botë! Bile, as deri te dyert e xhamisë nuk ndryshon gjë!
Ky rregullim të jep forcë.., ky rregullim të jep iman! Ky rregullim të jep motivim! Që të zbresësh mes njerëzve dhe të këshillosh.
Thanë: “Përse e këshilloni një popull, që Allahu ka për t’i shkatërruar?” “Ose, ka për t’i ndëshkuar me ndëshkim të rëndë!” Sigurisht, që e dini historinë e banorëve të së Shtunës. Banorët e së Shtunës, njerëzit u ndanë në disa grupe. Allahu (a.xh) ua bëri hara jehudive të peshkonin ditën e shtunë. Ata në dukje iu përgjigjën urdhërit të Allahut. Pastaj, erdhi dita e shtunë dhe peshqit vinin ditën e xhuma…dhe, ditën e shtunë, peshqit afroheshin në breg, por ata nuk mund të peshkonin, nuk i lejonin prijësit fetarë u flisnin, por nuk mundeshin! I shikonin në breg peshqit e mëdhenj, por nuk mund t’i peshkonin! Thanë: T’i hedhim rrjetat të xhumanë dhe t’i nxjerrim të dielën! Kështu që, manipuluan urdhërin e Allahut! Një grup tjetër tha: Ne, nuk i hamë, por i marrim… ia heqim lëkurën, ia marrim shtresën e dhjamit të këtyre peshqve, e shkrijmë dhjamin dhe nuk e hamë peshkun, por kemi shkrirë dhjamin e tyre! Njerëzit u ndanë në grupacione, disa thanë: Ne nuk na duhet gjë!
Ashtu siç bëjnë sot shumë njerëz… o vëlla reago!
Ka fesad… ka rrymë tjetër të pranishme… kjo rrymë bën thirrje për tërë format e fesadit, fesad në zyra, fesad në moral, fesad… fesad politik, fesad ekonomik… me tërë format e tij… o vëlla këshillo, o vëlla fol! Mua s’më duhet gjë! Nuk është puna ime! Falu dhe shko në shtëpi! Unë skam lidhje me këtë gjë! Njerëzit u ndanë në grupacione, prej tyre… thanë: Ne, nuk na duhet gjë! Ky ishte një grup. Disa të tjerë morën pjesë në këtë fesad dhe thanë: Edhe ne po hamë, siç ata hanë! Disa të tjerë urdhëruan dhe ndaluan! “Dhe thanë: Përse e këshilloni një popull… Allahu ka për t’i shkatërruar ose ka për t’i ndëshkuar me një ndëshkim të rëndë! Thanë: Si justifikim para Zotit tuaj dhe ndoshta ata ruhen (ndalen)!” Kështu që, këshillojnë si justifikim para Zotit të Madhëruar!
Reformuesit, ndoshta puna e tyre nuk çon në rezultat pozitiv të shpejtë Sa profetë ka dërguar Allahu në fshatra dhe nuk ka besuar asnjë!
O vëlla, në suren Jasin
A nuk dërgoi Allahu tre profetë në një fshat? Jo qytet, fshat! “Sillu atyre shembullin e banorëve të fshatit, kur atij (fshati) u erdhën të dërguarit, kur atyre u dërguam dy, i përgënjeshtruan të dy dhe i fuqizuam me një të tretë!” Tre profetë në një fshat, sa prej tyre besuan? Vetëm një, bile edhe ai u vra!
Vetëm një njeri besoi me tre profetë në fshat! Madje, edhe ky person u vra gjithashtu! “Dhe tha: Ah, sikur populli im ta dinte, për çfarë më fali Zoti im… dhe më bëri prej të nderuarve (xhenetlive)!”
Pra, nuk është e domosdoshme, që njerëzit të ndryshojnë, por ne e bëjmë këtë gjë, si justifikim tek Allahu, e para…
E dyta, reformuesit këshillojnë, në mënyrë, që Allahu ta largojë ndëshkimin! “Ruajuni një sprove, që nuk i godet vetëm ata, që kanë bërë zullum prej jush, veçanërisht!” Sepse njerëzit, kur të heshtin ndaj të keqes, Allahu do t’i përfshijë me ndëshkim, sepse Allahu flet për banorët e së Shtunës. Thotë: “Kështu i morëm (ndëshkuam), ata të cilët bënë zullum, me një ndëshkim të dhimbshëm!”
E treta, Allahu heshti ndaj të ruajturve (salihinëve). Allahu i shpëtoi reformuesit (muslihinët).Allahu heshti ndaj të ruajturve (salihinëve) dhe i mori me ata, të cilët vepruan të ndaluarën!
Për këtë arsye, reformuesit… këshilluesit. ekzistenca e tyre është e domosdoshme, si justifikim tek Allahu (a.xh) dhe gjithashtu, për të larguar ndëshkimin. “Nëse njerëzit e shohin të ndaluarën dhe nuk e ndryshojnë, mundet, që Allahu t’i përfshijë me ndëshkim!” Ta dish, ndëshkim… të thuash: Nuk më duhet gjë, falem.., kjo nuk bën! Kjo nuk bën… kjo është praktika e mbrotjes, patjetër duhet të ekzistojnë reformuesit, për këtë arsye, duhet të jenë patjetër të tillët.
E katërta, Një reformues i vetëm është më i dashur tek Allahu, se sa mijëra të tjerë të mirë (salihinë)! Vetëm një reformues është më i dashur tek Allahu, se sa mijëra njerëz të mirë (salihinë) dhe më të rëndë për shejtanin, se sa mijëra adhurues!
Edhe unë e kam thënë dhe përsëritur disa herë. Nëse rrin duke u falur deri në ditën e kiametit, asgjë nuk ndryshon në botë! Nëse shkon në këmbë njëmijë herë në Haxh, asgjë nuk ndryshon në botë! Nëse bën itikaf në Mekë deri në ditën e kiametit, asgjë nuk ndryshon në botë! Shikoni njerëzit, bërtasin e qajnë, tre milion çdo vit në Haxh; Pasha Allahun, asgjë nuk ndryshon në botë! Bile, as deri te dyert e xhamisë nuk ndryshon gjë! Ti falu në xhami, deri në ditën e kiametit, asgjë nuk ndryshon në botë, ky është përkushtimi yt për veten tende. Ky përkushtim të jep forcë, ky përkushtim të jep iman; ky përkushtim të jep motivim, që të zbresësh në mesin e njerëzve dhe të këshillosh, të paktën, si fillim në shtëpinë tënde. Më e pakta, njeri të fillojë reformimin, në shtëpinë e tij, te gruaja e tij, te fëmijët e tij. Pastaj, projekti vjen e zgjerohet, në vazhdimësi, në punë te vëllezërit e tij, te të afërmit e tij, te fshati i tij, derisa të bëhet si projektet e profetëve, që është projekt i reformimit të ymetit, reformim i brezit, reformim i shoqërisë, i plotë, siç ka bërë edhe Pejgamberi (a.s). Sepse, reformuesi me këtë gjë mbron ymetin, ndërsa, njeriu i mirë (salih) mjafton me këtë gjë, vetëm me mbrojtjen e vetes së tij, për këtë arsye, njerëzit u armiqësuan me Pejgamberin (a.s), ditën kur ishte reformues (muslih) dhe nuk u armiqësuan me të kur ishte njeri i mirë (salih)!
Autor: Lavdrim Hamja