Deklarata përfundimtare për shtyp nga Konferenca: “Gaza – përgjegjësi islame dhe njerëzore”

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë në bashkëpunim me Vakëfin e Dijetarëve të Islamit në Turqi

Konferenca: “Gaza – përgjegjësi islame dhe njerëzore”

28 Safar – 6 Rabiul-Ewwel 1447 h / 22 – 29 Gusht 2025 m

Deklarata përfundimtare për shtyp

Që në fillim e kujtojmë umetin islam se sprovat dhe tragjeditë që përjetojmë sot janë pasojë e largimit nga Allahu dhe udhëzimi i Tij i drejtë. Zgjidhja e vetme është rikthimi tek Ai përmes dijes, forcës, devotshmërisë dhe xhihadit në të gjitha format e tij, ashtu siç urdhëron Kur’ani Famëlartë.

Rreth konferencës

Përballë masakrave të vazhdueshme në Gaza, shkeljes së të drejtave njerëzore dhe shenjtërive, si dhe në kushtet e heshtjes ndërkombëtare e të bashkëpunimit rajonal me projektin sionist për ndërtimin e “Izraelit të Madh”, në Stamboll u zhvillua konferenca e nivelit të lartë “Gaza – përgjegjësi islame dhe njerëzore”.

Konferenca u organizua nga Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë, në bashkëpunim me Vakëfin e Dijetarëve të Islamit në Turqi, me pjesëmarrjen e rreth 200 dijetarëve nga 50 shtete. Gjatë tetë ditëve të punimeve, pjesëmarrësit diskutuan mbi mbështetjen e Gazës dhe bartjen e përgjegjësisë islame e njerëzore për këtë kauzë.

U theksua se çështja e Gazës nuk është më thjesht një problem lokal, por një detyrë islame dhe njerëzore për mbarë botën. Konferenca bëri thirrje për një mobilizim të gjithanshëm për ndaljen e agresionit dhe hapjen e korridoreve humanitare, si dhe për ndërtimin e një aleance islame-njerëzore që do të përballet me gjenocidin dhe ekspansionin sionist.

Konferenca u mbyll me “Deklaratën e Stambollit”, e cila shpalli themelimin e një aleance botërore juridike dhe parlamentare për të ndalur masakrat në Gaza, duke theksuar se kjo arrihet vetëm përmes unitetit islam dhe krijimit të një Aleance për Kudsin, siç theksoi edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Mesazhet kryesore

Për Gazën: “Të gjithë jemi me ty.”

Për rezistencën: “Ju përshëndesim me krenari për qëndresën dhe luftën tuaj të ligjshme.

Fitorja juaj është fitore e së drejtës, drejtësisë dhe lirisë njerëzore.”

Vendimet dhe rekomandimet kryesore

1 – Refuzim i prerë ndaj çdo thirrjeje për çarmatosjen e rezistencës dhe konfirmim i së drejtës legjitime të popullit palestinez për të gjitha format e rezistencës, përfshirë edhe atë të armatosur.

2 – Thirrje urgjente për thyerjen e bllokadës ndaj Gazës dhe hapjen e të gjitha pikave kufitare me çdo mjet, përfshirë mbështetjen e “Flotës së Lirisë”.

3 – Krijimi i një fondi vakëfi dhe angazhimi i biznesmenëve e institucioneve ekonomike që të ndajnë të paktën 2% të fitimeve vjetore për Gazën.

4 – Vendim i dijetarëve për caktimin e jo më pak se 50% të zekatit të ardhshëm në mbështetje të Gazës.

5 – Thirrje për ndërprerje të menjëhershme e të plotë të marrëdhënieve politike, ekonomike e ushtarake me entitetin sionist.

6 – Thirrje për protesta dhe veprime paqësore në mbështetje të Gazës, duke kërkuar nga shtetet respektimin e të drejtave civile të qytetarëve të tyre.

7 – Theksim i nevojës për aktivizimin e gjykatave ndërkombëtare dhe kombëtare për ndjekjen e kriminelëve të luftës.

8 – Ftesë ndaj institucioneve të krishtera e hebraike që kundërshtojnë agresionin të marrin qëndrime të qarta në mbështetje të drejtësisë.

9 – Kriminalizimi i çdo forme koordinimi sigurie me okupatorin.

10 – Ngarkimi i shteteve të rajonit me përgjegjësinë për të ndaluar projektin e “Izraelit të Madh”.

Përmbyllje

Kjo konferencë mbetet një thirrje historike për bashkim rreth çështjes së Gazës dhe një nxitje për aktivizimin e detyrimeve islame e njerëzore në mbrojtje të popullit palestinez.

Unioni shpreh mirënjohjen e tij për Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, qeverinë e tij dhe popullin turk mikpritës, si dhe falënderon të gjitha institucionet dhe individët që kontribuan në suksesin e këtij aktiviteti.

Lusim Allahun që të ndihmojë të shtypurit në Gaza dhe në të gjitha vendet myslimane, dhe ky konferencë të shërbejë si hap drejt unitetit të umetit dhe fitores së kauzave të tij.

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë

Vakëfi i Dijetarëve të Islamit në Turqi

Stamboll – e Premte, 29 Gusht 2025 m / 6 Rabiul-Ewwel 1447 h

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *