Dhikri i mëngjesit dhe i mbrëmjes

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

* EÛDHU BIL-LÂHI MINESH-SHEJTÂNIR-RAXHÎM. BISMIL-LÂHIR-RAHMÂNIR-RAHÎM. EL-HAMDU LIL-LÂHI RAB-BIL ÂLEMÎN. ER-RAHMÂNIR-RAHÎM. MÂLIKI JEUMID-DÎN. IJ-JÂKE NA`BUDU UE IJ-JÂKE NESTEÎN. IHDINAS-SIRÂTAL MUSTEKÎM. SIRÂTAL-LEDHÎNE EN`AMTE ALEJHIM, GAJRIL MAGDÛBI ALEJHIM UELED-DÂL-LÎN. ÂMÎN

Mbrohem me Allahun, Dëgjuesin dhe të Gjithëditurin ndaj shejtanit të mallkuar! “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Çdo falenderim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur”.

* BISMIL-LÂHIR-RAHMÂNIR-RAHÎM. ELIF LÂM-MÎM. DHÂLIKEL KITÂBU LÂ REJBE FIH, HUDEL-LIL MUT-TEKÎN. EL-LEDHÎNE JU-MINÛNE BIL GAJBI UE JUKÎMÛNES-SALÂTE, UE MIM-MÂ RAZEKNÂHUM JUNFIKÛN. UEL-LEDHÎNE JU-MINÛNE BIMÂ UNZILE ILEJKE UE MÂ UNZILE MIN KABLIK, UE BIL ÂKHIRETI HUM JÛKINÛN. ULÂIKE ALÂ HUDEM-MIR-RAB-BIHIM, UE ULÂIKE HUMUL MUFLIHÛN.

“Elif, Lâm, Mîm. Ky është Libri, në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit, të cilët besojnë në të fshehtën, falin namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne; dhe për ata që besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed), në atë që është shpallur përpara teje dhe që me bindje i besojnë jetës tjetër. Ata janë udhëzuar në rrugë të drejtë nga Zoti i tyre dhe pikërisht ata janë të shpëtuarit”.

 

* ALL-LLÂHU LÂ ILÂHE IL-LÂ HUUEL HAJ-JUL KAJ-JÛM, LÂ TE`KHUDHUHU SINETUN UE LÂ NEUM, LEHU MÂ FIS-SEMÂUÂTI UE MÂ FIL ERD, MEN DHEL-LEDHÎ JESHFE`U INDEHÛ IL-LA BI IDHNIH, JA’LEMU MÂ BEJNE EJDÎHIM UE MÂ KHALFEHUM, UE LÂ JUHÎTÛNE BISHEJ`IN MIN ILMIHÎ IL-LÂ BIMÂ SHÂ-E, UESIA KURSIJ-JUHUS-SEMÂUÂTI UEL ERD, UE LÂ JEÛDUHU HIFDHUHUMÂ, UE HUVEL ALIJ-JUL ADHIM.

 

* LÂ IKRÂHE FID-DÎN, KAT-TEBEJ-JENER-RUSHDU MINEL GAJ, FEMEJ-JEKFUR BIT-TÂGUTI UE JU-MIM BIL-LÂHI FEKAD ISTEMSEKE BIL URUETIL UTHKÂ, LEN FISÂME LEHÂ, UALL-LLÂHU SEMÎ-UN ALÎM.

 

* ALL-LLÂHU UELIJ-JUL-LEDHINE ÂMENÛ JUKHRIXHUHUM MINEDH-DHULUMÂTI ILEN-NÛR, UEL-LEDHINE KEFERÛ EULIJÂU HUMUT-TÂGUT, JUKHRIXHÛNEHUM- MINEN NÛRI ILEDH-DHULUMÂT, ULÂIKE AS-HÂBUN-NÂRI HUM FÎHÂ KHÂLIDÛN.

“Allahu! Nuk ka zot tjetër përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi`u i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori! S’ka detyrim në fe, tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra (e vërteta nga e kota)! Ai që mohon idhujt (dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka. Allahu është Mbrojtësi i atyre që besojnë. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë. Sa për ata që nuk besojnë, mbrojtësi i tyre është djalli, i cili i nxjerr ata nga drita dhe i shpie në errësirë. Këta janë banorët e Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë”.

 

* LIL-LÂHI MÂ FIS-SEMÂUÂTI UE MÂ FIL ERD, UE IN TUBDÛ MÂ FÎ ENFUSIKUM EU TUKHFÛHU JUHÂSIBKUM BIHIL-LÂH, FE JAGFIRU LIMEJ-JESHÂU UE JUADH-DHIBU MEJ-JESHÂ, UALL-LLÂHU ALÂ KUL-LI SHEJ-IN KADÎR.

 

* ÂMENER-RESULU BIMÂ UNZILE ILEJHI MIR-RAB-BIHI UEL MU-MINÛN, KUL-LUN ÂMENE BIL-LAHI UE MELÂIKETIHI UE KUTUBIHI UE RUSULIH, LÂ NUFER-RIKU BEJNE EHADIM-MIR-RUSULIH, UE KÂLU SEMIA-NÂ UE ETA-NÂ, GUFRÂNEKE RAB-BENÂ UE ILEJKEL MASÎR.

 

* LÂ JUKEL-LIFULL-LLÂHU NEFSEN IL-LÂ USAHÂ, LEHÂ MÂ KESEBET UE ALEJHÂ MEKTESEBET, RAB-BENÂ LÂ TUÂKHIDHNÂ IN NESINÂ EU AKHTA-NÂ, RAB-BENÂ UE LÂ TAHMIL ALEJNÂ ISRAN KEMÂ HAMELTEHU ALEL-LEDHINE MIN KABLINÂ, RAB-BENÂ UE LÂ TUHAM-MILNÂ MÂ LÂ TÂKATE LENÂ BIH, UEA-FU AN-NÂ UEGFIR LENÂ UER-RHAMNÂ, ENTE MEULÂNÂ FENSURNÂ ALEL KAUMIL KÂFIRÎN.

“Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Edhe nëse e tregoni apo e fshihni çfarë keni në shpirtin tuaj, Allahu do t’ju kërkojë llogari për të. Kështu, Ai do të falë kë të dojë dhe do të dënojë kë të dojë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë. I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!” Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”

* HASBIJÂLL-LLÂHU LÂ ILÂHE IL-LÂ HÛ, ALEJHI TEUEK-KELTU UE HUUE RAB-BUL ARSHIL ADHÎM.

 

“Më mjafton Allahu; s’ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Tek Ai jam mbështetur dhe Ai është Zoti i Arshit të Madh”.

* BISMIL-LÂHIR-RAHMÂNIR-RAHÎM. KUL HUALL-LLÂHU EHAD. ALL-LLÂHUS-SAMED. LEM JELID UE LEM JÛLED. UE LEM JEKUL-LEHÛ KUFU UEN EHAD.

 

“Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë”.

* BISMIL-LÂHIR-RAHMÂNIR-RAHÎM. KUL EÛDHU BIRAB-BIL FELEK. MIN SHER-RI MÂ KHALEK. UE MIN SHER-RI GÂSIKIN IDHÂ UEKAB. UE MIN SHER-RIN-NEF-FÂTHÂTI FIL UKAD. UE MIN SHER-RI HÂSIDIN IDHÂ HASED.

 

“Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji) dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë”.

* BISMIL-LÂHIR-RAHMÂNIR-RAHÎM. KUL EÛDHU BIRAB-BIN-NÂS. MELIKIN-NÂS. ILÂHIN-NÂS. MIN SHER-RIL UES UÂSIL KHAN-NÂS. EL-LEDHÎ JUESUISU FÎ SUDÛRIN NÂS. MINEL XHIN-NETI UE NÂS.

 

“Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt), e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve, (qoftë ai djall) prej xhindeve apo njerëzve”.

 * ASBAHNÂ (EMSEJNÂ) UE AS-BAHAL (EMSEL) MULKU LIL-LÂHI, UEL HAMDULIL-LÂH, LÂ SHERÎKE LEH, LÂ ILÂHE IL-LÂ HÛ, UE ILEJHIN-NUSHÛR (UE ILEJHIL-MESÎR).

E arritëm mëngjesin/mbrëmjen dhe pushteti i përket vetëm Allahut. Atij i takon falënderimi. Ai nuk ka asnjë ortak. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij dhe tek Ai është kthimi”.

* ASBAHNÂ (EMSEJNÂ) ALÂ FITRATIL ISLÂM, UE KELIMATIL IKHLÂS, UE ALÂ DINI NEBIJ-JINÂ MUHAM-MEDIN SAL-LALL-LLÂHU ALEJHI UE SELEM UE ALÂ MIL-LETI EBÎNÂ IBRÂHÎME HANIFEN MUSLIMEN, UE MÂ KÂNE MINEL MUSHRIKÎN.

E arritëm mëngjesin/mbrëmjen duke qenë në natyrshmërinë Islame, në fjalën e sinqertë (lâ ilâhe il-lall-llâh), në fenë e dërguarit tonë, Muhamedit dhe në popullin (fenë) e babait tonë Ibrahimit, i cili ka qenë besimdrejtë, musliman e nuk ka qenë prej mushrikëve (idhujtarëve)”.

* ALL-LLÂHUMME IN-NI ASBAHTU (EMSEJTU) MINKE, FÎ NI’METIN UE ÂFIJETIN UE SITR, FE ETIM-ME ALEJ-JE NI’METEKE UE ÂFIJETEKE UE SITRAKE FID-DUNJÂ UEL ÂKHIRAH.

O Allahu im! Unë e arrita mëngjesin/mbrëmjen me mirësinë Tënde, duke qenë në mirësi të mëdha dhe mëkate të mbuluara. Më mbush me mirësitë e Tua, më jep shëndet dhe më mbulo në këtë botë dhe në Ahiret”.

* ALL-LLÂHUM-ME MÂ ASBAHA (EMSÂ) BÎ, MIN NI’METIN EU BI EHADIM-MIN KHALKIK, FEMINKE UAHDEKE LÂ SHERÎKE LEK, FELEKEL HAMDU UE LEKESH-SHUKR.

 

 “Zoti im! Ajo që më është dhënë mua apo ndonjërës prej krijesave të Tua në mëngjes/mbrëmje nga begatitë, është vetëm prej Teje. Me të vërtetë Ti nuk ke asnjë ortak! Ty të qoftë lavdërimi dhe falënderimi”.

* JÂ RAB-BI LEKEL HAMDU, KEMÂ JEMBEGÎ LI XHELÂLI UEXHHIKE UE ADHÎMI SULLTÂNIK.

 

O Zoti im! Vetëm ty të takon falenderimi, ashtu siç e meriton madhështia Jote dhe pushteti Yt”.

 

* RADÎTU BIL-LÂHI RAB-BÊ, UE BIL ISLÂMI DÎNÊ, UE BI MUHAMMEDIN SAL-LALL-LLÂHU ALEJHI UE SELEM, NEB-BIJJEN UE RASÛLÊ.

 

Jam i kënaqur që Allahu është Zoti im, që Islami është feja ime dhe që Muhamedi (Paqja qoftë mbi të) është profeti dhe i dërguari im”.

* SUBHÂNALL-LLÂHI UE BI HAMDIH, ADEDE KHALKIH, UE RIDÂ NEFSIH, UE ZINETE ARSHIH, UE MIDÂDE KELIMÂTIH.

 

I Madhëruar qoftë Allahu. Atë e falenderojmë sa numri i të gjithë krijesave të Tij, derisa Ai të kënaqet me këto fjalë, derisa këto fjalë të kenë peshën e Arshit dhe derisa ato të jenë sa numri i fjalëve të Tij”.

* BISMIL-LÂHI-LEDHÎ LÂ JEDUR-RU MEASMIHI SHEJ`UN FIL ERDI UE LA FIS-SEMÂ, UE HUUES-SEMÎUL ALÎM.

 

Me emrin e All`llahut. Me përmendjen e këtij emri nuk të bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai është Dëgjuesi dhe i Gjithëdituri”.

* ALL-LLÂHUMME IN-NÂ NEÛDHU BIKE, MIN EN NUSHRIKE BIKE SHEJ`EN NA’LEMUH, UE NESTEGFIRUKE LIMÂ LÂ NA’LEMUH.

 

O Allah! Kërkojmë të na mbrosh nga shirku që e dimë dhe na fal nëse bëjmë shirk, duke mos e ditur”.

* EÛDHU BIKELIMÂTIL-LÂHIT-TÂM-MÂTI MIN SHER-RI MÂ KHALEK.

 

Mbrohem me fjalët më të përsoura të Allahut nga e keqja që ka krijuar”.

* ALL-LLÂHUMME IN-NΠ EÛDHU BIKE, MINEL HEMMI UEL HAZEN, UE EÛDHU BIKE MINEL AXHZI UEL KESEL, UE EÛDHU BIKE MINEL XHUBNI UEL BUKHL, UE EÛDHU BIKE MIN GALEBETID-DEJNI, UE KAHRIR-RIXHÂL.

 

O Allah! Më ruaj nga stresi dhe mërzia, nga paaftësia dhe dembelizmi, nga frika dhe nga kopracia, nga borxhet mbytëse dhe nga padrejtësia e zullumqarëve”.

* ALL-LLÂHUM-ME ÂFINÎ FÎ BEDINÎ, ALL-LLÂHUM-ME ÂFINÎ FÎ SEMI’Î, ALL-LLÂHUM-ME AFINÎ FÎ BASARÎ LÂ ILÂHE IL-LÂ ENT. ALL-LLÂHUM-ME INNI EÛDHU BIKE, MINEL KUFRI UEL FAKR, UE EÛDHU BIKE MIN ADHÂBIL KABR, LÂ ILÂHE IL-LÂ ENT.

 

O Zoti im! Më jep shëndet në trupin tim. O Zoti im! Më jep shëndet në  dëgjimin tim. O Zoti im! Më jep shëndet në shikimin tim. S’ka zot tjetër përveç Teje. O Zoti im! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga kufri (mosbesimi) e varfëria dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i varrit. S’ka të zot tjetër përveç Teje”.

* ALL-LLÂHUM-ME ENTE RAB-BÎ, LÂ ILÂHE IL-LÂ ENT, KHALEKTENÎ UE ENE ABDUK, UE ENE ALÂ AHDIKE UE UADIKE MESTETA-AT, EÛDHU BIKE MIN SHER-RI MÂ SANEAT, UE EBÛ-U LEKE BI NI’METIKE ALEJ-, UE EBÛ-U BI DHEMBÎ, FAGFIRLÎ, FE IN-NEHU LÂ JAGFIRUDH-DHÛNEBE IL-LÂ ENTE.

 

O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua, i pranoj mëkatet e mia, prandaj më fal, sepse askush tjetër nuk i fal mëkatet përveç Teje”.

* ESTAGFIRULL-LLÂHEL-LEDHÎ LÂ ILÂHE IL-LÂ HU, EL HAJ-JEL KAJ-JÛME, UE ETÛBU ILEJHI.

 

I kërkoj falje Allahut të Madhëruar, i Cili është Zoti i vetëm, i Cili është i Gjallë dhe i Përjetshëm”.

* ALL-LLÂHUM-ME IN-NÎ ASBAHTU (EMSEJTU) USHHIDUK, UE USHHIDU HAMELETE ARSHIK, UE MELÂIKETEKE UE XHEMÎA KHALKIK, EN-NEKE ENTE ALL-LLÂH, LÂ ILÂHE IL-LÂ ENT, UAHDEKE LÂ SHERÎKE LEK, UE EN-NE MUHAM-MEDN ABDUKE UE RESÛLUK.

 

O Zoti im! E arritëm këtë mëngjes/mbrëmje dhe unë dëshmoj për Ty, dëshmoj për mbajtësit e Arshit Tënd, dëshmoj para engjëjve dhe të gjitha krijesave të Tua se Ti je Allahu, nuk ka zot tjetër përveç Teje, Ti je i Vetëm dhe i pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi (Paqja qoftë mb të) është robi dhe i dërguari Yt”.

* SUBHÂNEKE ALL-LLÂHUM-ME UE BI HAMDIK, ESH-HEDU EN LÂ ILÂHE IL-LÂ ENT, ESTAGFIRUKE UE ETÛBU ILEJK.

I lartësuar je ti o Allah dhe vetëm Ty të takon falënderimi. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Të kërkoj falje dhe tek Ti kthehem”.

* ALL-LLÂHUM-ME SAL-LI ALÂ SEJ-JIDINÂ MUHAM-MED, ABDIKE UE NEBIJ-JIKE UE RASULIK-KEN-NEBIJ-JIL UM-MIJ, UE ALÂ ÂLIHI UE SAHBIHI UE SEL-LIM TESLÎMÂ, ADEDE MÂ AHÂTA BIHI ILMUK, UE KHATTA BIHI KALEMUK, UE AHSÂHU KITÂBUK, UARDALL-LLÂHUM-ME AN SÂDÂTINÂ,  EBÎ BEKRIN UE UMERE UE UTHMÂNE UE ALIJ, UE ANIS-SAHÂBETI  EXHMÂÎN, UE ANIT-TÂBI-ÎN, UE TÂBI-ÎHIM BI IHSÂNIN ILÂ JEUMID-DÎN.

O Allah! Mëshiroje zotërinë tonë Muhamedin, robin dhe profetin Tënd, të dërguarin Tënd të pashkolluar. Mëshiroje familjen dhe shokët e tij. Le të jetë kjo mëshirë sa numri i krijesave që i di vetëm Ti, aq sa ka shkruar Lapsi Yt, sa numri i atyre që ka përfshirë Libri Yt. O Allah! Qofsh i kënaqur me prijësit tanë, Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin, Aliun, të gjithë sahabët, tabi`inët dhe pasuesit e tyre, të cilët i pasojnë duke qenë në rrugë të drejtë deri në ditën e Kijametit”.

* SUBHÂNE RAB-BIKE RAB-BIL IZ-ZETI AM-MÂ JESIFÛN, UE SELÂMUN ALEL MURSELÎN, UEL HAMDULIL-LÂHI RAB-BIL ÂLEMÎN.

 

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i përshkruajnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit dhe të gjitha lavdet e falënderim

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.