Dielli llampë që digjet dhe hëna dritë pasqyruese

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “Qoftë i lartësuar Ai i Cili e ka stolisur qiellin me yjësi dhe ka vendosur në të një kandil të ndritshëm dhe një hënë që ndriçon.”[1] “Dhe në të e ka bërë hënën dritë, kurse diellin e ka bërë fanar.”[2]

Fakte shkencore:

Energjia e diellit prodhohet nga shpërthime atomike të atomeve të hidrogjenit, i cili është përbërësi i saj kryesor për formimin e atomeve të heliumit thellë në brendësi të diellit, ku ka një dendësi shtypje dhe temperaturë të lartë që arrin deri në 15 milion gradë celcius. Kjo energji çlirohet në formën e rrezatimit elektro – magnetik. Ky është rezultati i një bashkëveprimi bërthamor dhe shkrirjes së katër grimcave për të krijuar një thërmijë helium. Energjia që tepron pas bashkëveprimit, çlirohet në formë energjie elektro – magnetike e ndarë në valë të shkurtra, të kuqërremtë  dhe rreze ultra vjollcë. Kjo tregon se Dielli  e përfiton energjinë nga brenda përgjatë një bashkëveprimi bërthamor nën një shtypje, nxehtësi dhe dendësi të shumë të lartë. Ai i ngjan një grumbulli madhështor grimcash, që është i krijuar për ta pajisur Tokën me dritë, nxehtësi dhe energji. Dielli është një yll dhe trup qiellor që shndrit, ndërsa Hëna është satelit i errët që pasqyron dritën që ajo merr nga dielli, siç ndodh me të gjithë satelitët e tjerë natyrorë (p.sh.hënat) dhe planete.

Mrekullia shkencore:

Për më shumë se 14 shekuj më përpara Kurani ka treguar ndryshimin ndërmjet planetëve, yjeve dhe hënave përkatëse, të cilat janë përdorur si shembull në ndryshimin ndërmjet Diellit dhe Hënës. Astronomët bashkëkohorë vetëm kohët e fundit e kanë zbuluar këtë fakt, sidomos pas shpikjes së teleskopit dhe pasi kanë kryer kërkime fotomatëse mbi yjet dhe trupat qiellorë. Dielli është një lëmsh madhështor, që lëviz në hapësirë dhe që na furnizon me dritë, nxehtësi dhe energji. Është si një llampë që digjet, ndërkohë që Hëna është një trup qiellor, e cila e pasqyron dritën e diellit për të ndriçuar Tokën gjatë natës. Ky fakt u përshkrua në dy vargjet e sipërpërmendura katërmbëdhjetë shekuj më parë. Vallë kush mund t’i ketë dërguar Profetit Muhamed (a.s) rreth kësaj përveçse Zotit të Lartësuar.

Autor: Itidal Albanavi

Përktheu: Astrit Hykaj

[1] – Sure Furkan: 61.

[2] – Sure Nebe’: 16.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *