Njeriu i shoqërive tona vuan nga dy komplekse goxha të mëdha:
I pari, ka të bëjë me kërkesat e tij, të cilat janë në nivelin më të lartë. Aq të shumta janë këto kërkesa, saqë ai e ka harruar fare se ka detyrime për të plotësuar dhe punë për të bërë në këto çaste.
I dyti, ka të bëjë me kompleksin e pritjes së gjithçkaje nga politika. Ajo, pra politika, duhet t’i plotësojë të gjitha kërkesat dhe nevojat e tij, sakaq ai vetë s’ka pse të lodhet.
Zgjidhja qëndron në ngritjen e një rrjeti sa më të madh për aftësimin dhe edukimin e shoqërisë rishtazi, me qëllim që të shndërrohet në një fuqi shtytëse si për politikën, ekonominë etj… Revolucioni ka në thelb çlirimin e energjive të njeriut para gjithçkaje tjetër dhe koha për këtë ka ardhur.
Autor: Xhasim Sultan