Transmetuesi i njohur i haditheve me origjinë nga Kalabria.
Kalabria është një nga 20-të rajonet e Italisë së sotme dhe që gjatë mesjetës te gjeografët muslimanë njihej si: Kileurije, (Kil-leurije-قِلَّوْرِيَةُ). Në vitin 965 me themelimin e Emiratit të Siçilisë, për një farë kohe edhe Kalabria ishte pjesë përbërse e saj dhe në të mori trajtë një formë e qytetërimit islam.
Gjeografi i njohur musliman, El-Hamevi në kryeveprën gjeografike të tij “Mu’xhem el-Buldan” thotë: “Kalabria është një gadishull në Lindje të Siçilisë, banorët e saj janë frënk (latin) dhe përbëhet nga shumë qytete dhe krahina”. Ai shton edhe thotë: “Jam i bindur se dijetari i njohur Ebu Is’hak el-Kil-leueri është me origjinë nga ky rajon. Ai ka transmetuar nga Ebu Is’hak el-Hadremi dhe të tjerë, prej tij ka tranmetuar Ebu Daudi në Sunenin e tij”. (Mu’xhem el-Buldan, V. 4, f. 392).
Po ashtu në librat e hadithit përmendet se Ibn Haxheri nuk ka bërë ndonjë kritikë ndaj tij.
Autor: Behar Kaçeli