Ekzistenca e Allahut

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:

“A nuk e shihni atë që mbillni?! A ju e bëni të mbijë, apo e bëjmë Ne që të mbijë?

Apo e shikoni ujin që po e pini? A ju po e lëshoni atë nga retë, apo e lëshojmë Ne?

A e keni parë zjarrin që ju e ndizni? A ju e krijuat drurin e tij, apo Ne jemi Krijues?

A mos janë krijuar nga asgjëja, apo vetë ata janë krijues?

A mos i krijuan ata qiejt e tokën?

A mos kanë ata zot tjetër përveç Allahut?!”

Të dashur fëmijë!

Allahu është Zoti i qiejve dhe i tokës.

Allahu është Zoti i botëve.

Allahu është i vetmi Zot që duhet të adhurohet.

Nuk ka zot tjetër përveç Allahut..

Dialog:

Amiri: Gjyshi, A e ekziston Zoti?

Gjyshi: Po, nipi im i dashur?

Amiri: Po unë nuk e shikoj.

Gjyshi: Nipi im i dashur, jo çdo gjë që ne nuk e shikojmë nuk do të thotë se nuk ekziston.

Amiri: Nuk e kuptoj këtë shprehje, a mund të ma shpjegosh me një shembull

Gjyshi: A e do ti gjyshin?

Amiri: Po shumë.

Gjyshi: Po unë nuk e shikoj dashurinë që ti ke për mua.

Amiri: Ah, tani e kuptova. Dashuria eksiston, megjithëse ne nuk e shikojmë.

Gjyshi: Pastaj, nipi im i dashur, ne e kemi të pamundur që të shikojmë gjëra të cilat i ka krijuar Zoti, si për shembull madhësinë e qiellit, diellin drejtpërdrejtë e kështu me rradhë.

Amiri: Kjo do të thotë se kur ne nuk shikojmë krijesat e Zotit, nuk kemi si të shikojmë Zotin.

Gjyshi: Bravo nipi im i dashur.

Në klasë:

Mësuesi – i cili nuk besonte tek Allahu – i pyet nxënësit:

A e shikoni qiellin?

Po – thanë nxënësit njëzëri.

Kjo do të thotë se qielli ekziston – tha mësuesi. Pastaj mësuesi ju bëri nxënësve një pyetje tjetër:

A e shikoni Zotin ?

Jo – thanë nxënësit njëzëri.

Kjo do të thotë se Zoti nuk ekziston – tha mësuesi.

Nxënësit ngelën të shtangur nga këto fjalë të mësuesit dhe nuk po dinin se si të reagonin.

Mirëpo Jurgeni e merr situatën nën kontroll dhe i pyet shokët?

A e shikoni mësuesin?

Po – thanë shokët?

Kjo do të thotë se mësuesi ekziston. Pastaj ai i pyeti shokët për së dyti:

A e shikoni trurin e mësuesit?

Jo – thanë ata.

Kjo do të thotë se mësuesi nuk ka tru – tha Jurgeni.

Tregim:

Shumë kohë më parë ka jetuar një hoxhë shumë i ditur që quhej Ebu Hanife.

Në kohën kur ka jetuar ky hoxhë, ka patur disa njerëz ateistë e filozofë që nuk besonin tek Allahu.

Një ditë, ata kërkuan prej hoxhës që të diskutonin rreth ekzistencës së Zotit.

Po – tha hoxha. Do të takohemi ditën e djelë në orën një.

Ditën e djelë, ateistët dhe filozofët kishin ardhur në vendtakim qysh gjysmë ore përpara për të pritur hoxhën.

Mirëpo hoxha ende nuk kishte ardhur.  Erdhi ora një, madje edhe kaloi, prit e prit por hoxha nuk po dukej gjëkundi. Ora shkoi dy dhe hoxha akoma nuk kishte ardhur.

Siç duket, hoxha ka pasë frikë që të diskutonte me ne – thanë ata të kënaqur e të lumtur.

Pritën edhe pak minuta derisa kur u bënë gati për të ikur, hoxha mbërriti.

Ju kërkoj falje për vonesën – tha hoxha.

Nuk ka problem thanë ata. Po përse u vonove – pyetën ata?

Po ja – tha hoxha, ju e dini që shtëpinë e kam në krahun tjetër të lumit. Sot, unë dola herët nga shtëpia, por kur mbërrita në breg, nuk kishte asnjë varkë që të mund të kaloja lumin. Prit e prit, por më kot se nuk erdhi dhe asnjë varkë.

Po atëherë si erdhe – pyetën ateistët?

Duke pritur, papritur pashë një pemë që u pre vet dhe ra në lum, pastaj ajo pemë u pre në copëza të vogla dhe u bë  vetvetiu në formë varke. Menjëherë unë hipa në varkë dhe ajo lundroi vetë derisa mbërrita tek ju – tha hoxha.

A je budalla – i thanë ateistët?!

Apo tallesh me ne – thanë disa të tjerë?

Si është e mundur që varka të bëhet vetë e të lundrojë po vetë – thanë disa të tjerë.

Ju e gjykuat veten tuaj – tha hoxha.

Po si – thanë ateistët?

Kur një varkë nuk mund të bëhet e të lundrojë vetvetiu, si mund që i gjithë universi të krijohet vetvetiu – tha hoxha me buzë në gaz?!

Ngjarje e vërtetë:

Në klasën tonë kemi një nxënës i cili beson tek Zoti dhe është besimtar i mirë. Ai quhet Agim. Shumë kohë më parë, Agimi ishte ateist dhe nuk besonte fare tek Zoti.

Mirëpo njëherë ndodhi që ai ishte bashkë me vëllain e tij të madh me varkë në mes të detit. Papritmas varka u përmbys dhe Agimi bashkë me të vëllanë ranë në det. Agimi dhe vëllai i tij nuk dinin not. Ata thirrën për ndihmë, po askush nuk ishte pranë. Atëherë vetvetiu, Agimi tha: O Zot na ndihmo. O Zot na shpëto. Siç ishin në këtë gjendje tepër të vështirë, papritmas pranë tyre u shfaq një dërrasë. Ata të dy e kapën dërrasën dhe filluan të mbaheshin aty. Pas shumë përpjekjeve dhe mundimesh, ata të dy dolën shëndoshë e mirë në breg.

Agimi e falenderoi Zotin që e shpëtoi atë dhe të vëllanë nga mbytja dhe qysh nga ajo ditë, ai u bë një besimtar i mirë.

Le të mendojmë së bashku!

Ateistët mendojnë se kjo botë: qielli, yjet, planetet, malet, fushat, detrat, liqenet, lumenjtë, bimët, kafshët, zogjtë, njerëzit e të gjithë krijesat e tjera janë krijuar rastësisht dhe se ato nuk i ka krijuar Zoti.

Po a është kjo e vërtetë?

Padyshim që kjo nuk është e vërtetë, sepse asnjë krijesë nuk është krijuar rastësisht, por të gjitha ato i ka krijuar Zoti. Për të kuptuar se asgjë nuk është krijuar rastësisht, le të marrim një shembull:

Ju e dini shumë mirë se gjuha shqipe ka 36 – të shkronja. Me këto shkronja do të bësh  dy veprime:

Veprim i parë: Merrni një kuti dhe brenda saj vendosni të gjitha shkronjat veç e veç. Tundeni kutinë dhe pastaj hidhini shkronjat në dysheme, rastësisht dhe jo me rregull. Si mendoni fëmijë, pasi t’i keni hedhur shkronjat në dysheme në këtë formë, a është formuar një roman, novelë, tregim, paragraf, apo fjalë?! Përsëriteni këtë veprim disa herë, madje po të dëshironi gjithë ditën. Çfarë do të vini re. As edhe njëherë të vetme nga hedhja e shkronjave në mënyrë krejtësisht të rastësishme nuk do të krijohet as një fjalë dhe asgjë tjetër.

Veprimi i dytë: Këtë rradhë merrni shkronjat e gjuhës shqipe dhe filloni t’i vendosni shkronjat duke i renditur vetë ju fjalët. Për shembull për të ndërtuar fjalën “besim”, çfarë do të bëni? Do të merrni shkronjën “B” dhe do ta vendosni në fillim, pastaj shkronjën “e”,  shkronjën“s”, shkronjën “i” dhe në fund shkronjën “m” dhe si rrjedhojë ju do ta formoni këtë fjalë shumë thjeshtë. Duke vepruar kështu me rregull, ju do të keni mundësi që të krijoni shumë fjalë, paragrafe, tregime..etj.

Nëpërmjet këtij shembulli të vogël, a e kuptoni se asgjë nuk është krijuar rastësisht, por është krijuar me rregull dhe përsosmëri nga Zoti.

Në orën e besimit:

Mësuesja: Nxënës të dashur! A mund të më thoni se kush e ka krijuar universin?

Sonila: Unë mendoj se e ka krijuar nëna natyrë.

Mësuesja: Jo, nuk është e vërtetë.

Eduarti: Unë mendoj se është krijuar vetë, rastësisht.

Mësuesja; Jo, nuk është e vërtetë.

Renisi: Unë mendoj se është krijuar nga një alien.

Mësuesja; Jo, nuk është e vërtetë.

Shega: Unë mendoj se është krijuar nga një galaktikë tjetër.

Mësuesja: As kjo përgjigje nuk është e saktë.

Nxënësit njëzëri: Po atëherë kush e ka krijuar?

Mësuesja: Ai është Allahu.

Vjershë:

Thuaji foshnjës që sapo lind, fillon e qan pa pushim:

Kush të bëri të qash, kush ta mësoi këtë aktrim?!

Kur ta shohësh gjarprin, helmin e tij ta hedhë me furi,

Pyete: kush të krijoi me helm në brendësi?!

E pyete: o gjarpër si ja bën për të jetuar,

Me helmin vdekjeprurës, që në gojë e ke strehuar?!

Pyeti barqet e bletëve: mjalti nga ju si pikoi?!,

E mjaltit thuaji: kush të ëmbëltoi?!

Qumështin steril, që në brendinë,

Me gjak e fekale të bagëtisë qe strehuar,

Pyete: kush të bëri të kulluar?!

Rezen e diellit që nga skajet drejt tokës udhëton,

Pyete: në rrugën për tek njerëzit kush të komandon?!

Hënën kur ta shohësh të vezulloj,

Pyete: kush bëri që drita jote të ndriçoj?!

O njeri, përmbahu, bëj kujdes, ku po shkon?

Nga Zoti yt i Lartmadhëruar ç’po të çorienton?

 

 

 

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.