Esh’arinjtë dhe Maturiditë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Doktor Sejjid Sakër (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Esh’arinjtë nuk janë në grup prej të cilit duhet të kemi turp apo të ndihemi të akuzuar për shkak të tyre, ose përndryshe kjo do të nënkuptonte që ne të distancoheshim nga pjesa më e madhe e dijetarëve të Umetit. Imam Neueuiju dhe imam Ibn Haxheri janë Esh’arinj dhe jo vetëm këta të dy. A po mos vallë duhet që të braktisim kulturën dhe trashëgminë tonë? Kur themi se një njeri është Esh’ari kjo do të thotë se ai është pasues i ideologjisë së imam Ebu Hasan El Esh’arijut në çështjet e akides.

Esh’arinjtë janë një rrymë ideologjike në çështjet e akides, pasues të imam Ebu Hasan El Esh’arijut. Imam Ibn Kethiri, Ez Zubejdi dhe shumë të tjerë kanë thënë se: Imam Esh’ariju ka kaluar tre faza: Pasues i sektit Mu’tezilit, më pas pasues i Ibn Kilabit dhe në fund pasues i Ehli Sunetit dhe Xhematit, në krye të të cilit ishte imam Ahmed ibn Hanbeli. Këtë qëndrim të fundit, vetë imam Esh’ariju e ka deklaruar në tre librat e tij.[1] Kush i ndjek mësimet që imam Esh’ariju i ka thënë në fazën e tretë, ai është pasues i Ehlu Sunetit dhe Xhematit. E kush ndjek mësimet që imam Esh’ariju i ka thënë në fazën e dytë, ai ka kundërshtuar vetë imam Esh’arijun dhe i ka kundërshtuar mësimet dhe parimet e Ehlu Sunetit Xhematit. E kush dëshiron më tepër detaje, atëherë le të lexojë librat e mëposhtëm:

“Akidja e imam Ebu Hasan El Esh’arijut” i doktor Omer Sulejman El Eshkar

“Metodologjia e Ehlu Sunetit dhe e Esh’arinjve” i Halid ibn Abdulatif Nur

“Metodologjia e Esh’arinjve në akide” e doktor Sefer ibn Abdurrahman El Hauali.”

Doktor Jusuf El Kardavi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Të emërtosh dikënd se është Esh’arij kjo nuk është turp dhe as e metë. Pjesa dërrmuese e Umetit musliman janë Esh’arinj dhe Maturidi, e ata janë pjesë e Ehlu Sunetit dhe Xhematit, imamllarët e të cilëve janë Ebu Hasan El Esh’ariju dhe Maturidiju. Pasuesit e medh’hebeve Maliki dhe Shafi’i ajnë Esh’arinj kurse pasuesit e medh’hebit Hanefi janë Maturidi. E shumë universite të botës islame në thelb kanë pasimin e shkollës Esh’arite dhe Maturidite, si për shembull universiteti i “Ez’herit” në Egjipt, apo universiteti i “Zejtunes” në Tunizi..etj.

Nëse themi se Esh’arinjtë nuk janë prej Ehlu Sunetit dhe Xhematit atëherë i bie që ne të akuzojmë si të devijuar të gjithë apo pjesën më të madhe të Umetit Musliman. E kush tjetër – përgjatë historisë – përveç Esh’arinjve dhe Maturidive e kanë ngritur lart flamurin dhe simbolin e besimit islam duke i bërë ballë furtunave të rrymave ideologjike e sekteve të devijuara?!

El Bakilani, El Isfarani, Imami i Haramejneve El Xhuejni, Ebu Hamid El Gazali, Er Razi, El Bejdaui, El Amidiju, Esh Shihrestani, El Bagdadi, Ibn Abduselami, Ibnu Dekik El Id, Ibn Sejjid En Nasi, El Bulkini, El Iraki, En Neueuiju, Er Rafiju, Ibn Haxher El Askalani, Es Sujuti, Et Tartushi, El Maziriju, El Baxhi, Ibn Rushdi, El Kadi Ijadi, El Kurtubiju, El Karafi, Esh Shatibiju, El Kerhi, El Xhasasi, Ed Debusi, Es Serhasi, Es Semarkandi, El Kasani, Ibn Hemami, Ibn Nuxhejmi, Et Teftazani dhe shumë e shumë të tjerë kanë qenë Esh’arinj ose Maturidi.

Kështu pra, Esh’arinjtë dhe Maturiditë i përkasin Ehlu Sunetit dhe Xhematit sepse referencë bazë e tyre është Kurani dhe Suneti. E nëse ata, në disa çështje të akides nuk ia qëllojnë, kjo nuk përbën ndonjë problem, sepse ata janë njerëz – muxhtehidinë –  të cilët edhe mund të gabojnë. E ai që nuk gabon është vetëm i Dërguari i Allahut (a.s).”

[1] – “Risaletun ile Ehli Ethagri”, “Mekalatul Islamijin” dhe “El Ibanetu”.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.