Fetvaja lidhur me vazhdimin e agresionit ndaj Gazës dhe ndërprerjen e armëpushimit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Falënderimi i takon Allahut, i Cili poshtëron agresorët, ndihmon të shtypurit, forcon muxhahidët, është Mbrojtësi i robërve të Tij besimtarë, Ruajtësi i aleatëve të Tij të drejtë, Shkatërruesi i tiranëve dhe mizorëve, dhe Ai që zgjedh dëshmorët nga myslimanët. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Udhëheqësin e muxhahidëve, mëshirën e Allahut për botët – Muhamedin (a.s) – dhe mbi familjen dhe shokët e tij të gjithë. E më pas:

Komisioni i Ixhtihadit dhe Fetvasë në Unionin Botëror të Dijetarëve Myslimanë po e ndjek me zemër të lënduar vazhdimin e agresionit të egër ndaj vëllezërve tanë në Gaza, ku numri i dëshmorëve ka kaluar 50 mijë njerëz që nga fillimi i sulmit. Entiteti pushtues ka shkelur marrëveshjen për ndalimin e luftës, siç është zakon i tij në shkeljen e besëlidhjeve dhe marrëveshjeve me Allahun, të Dërguarit dhe krijesat, dhe e ka rifilluar procesin e shfarosjes së organizuar ndaj vëllezërve tanë në Gaza, me përkrahje nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ende e furnizon agresionin sionist me bomba vdekjeprurëse dhe armë shkatërrimtare, teksa vendet arabe kanë vendosur të heshtin dhe  po ashtu një sërë vendesh të botës islame i kanë braktisur.

Ne, në Komisionin e Ixhtihadit dhe Fetvasë në Unionin Botëror, sqarojmë dispozitat fetare që lidhen me këtë gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të vazhdimit të këtij agresioni të egër sionist, në përmbushje të amanetit që Allahu ia ka ngarkuar dijetarëve, dhe kjo është si vijon:

Së pari: Duke u mbështetur në të gjitha fetvatë tona të mëparshme dhe të detajuara që janë lëshuar që nga fillimi i kësaj lufte shfarosëse, dhe si një theksim i tyre, u bëjmë të qartë të gjithë myslimanëve dhe shteteve islame detyrimin për të bërë xhihad kundër entitetit sionist dhe çdo personi që bashkëpunon me të në tokat e pushtuara në shfarosjen e popullit tonë në Gaza, qofshin ata mercenarë apo ushtarë nga cilido shtet.

Kjo kërkon ndërhyrje ushtarake dhe furnizimin e muxhahidëve me pajisje luftarake, ekspertizë ushtarake dhe informacione inteligjente. Ky është një detyrim individual fillimisht për popullin e Palestinës, pastaj për shtetet fqinje si Egjipti, Jordania dhe Libani, e më pas për të gjitha shtetet arabe dhe islame.

Detyra për të bërë xhihad kundër pushtimit në Palestinë është obligim për çdo mysliman të aftë në botën islame.

Komisioni i Ixhtihadit dhe Fetvasë në Unionin Botëror të Dijetarëve Myslimanë thekson se detyrimi fetar për qeveritë në vendet tona është të ndërhyjnë menjëherë – ushtarakisht, ekonomikisht dhe politikisht – për të ndalur këtë shfarosje dhe shkatërrim total, në bazë të përgjegjësisë së tyre qeverisëse.

Lënia pas dore e Gazës nga qeveritë arabe dhe islame, ndërsa ajo po shfaroset, konsiderohet nga feja si një krim i madh kundër vëllezërve tanë të shtypur në Gaza. Allahu i Lartësuar thotë: “E ç’keni ju që nuk luftoni në rrugë të Allahut për t’i shpëtuar të paaftit nga burrat, nga gratë e nga fëmijët?”[1]

Ky qëndrim pasiv përbën tradhti të amanetit të qeverisjes, Allahu i Madhërishëm thotë: “O ju që besuat! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin dhe mos i tradhtoni amanetet tuaja, duke e ditur.”[2]

Së dyti: Është e ndaluar rreptësisht furnizimi i armikut jobesimtar, i cili  kërkon me çdo kusht të shfarosë myslimanët e Gazës, pavarësisht nga lloji i këtij furnizimi. Ndalohet shitja e armëve ndaj tij, si dhe lehtësimi i transportit të tyre përmes porteve apo korridoreve ndërkombëtare si: Kanali i Suezit, Bab el-Mendeb, Ngushtica e Hormuzit, apo nëpërmjet çdo mjeti tjetër tokësor, detar apo ajror.

Komisioni jep fetva për domosdoshmërinë e vendosjes së një rrethimi ndaj armikut pushtues – në ajër, në tokë dhe në det – në mbështetje të vëllezërve tanë në Gaza.

Së treti: Komisioni jep fetva se është e ndaluar furnizimi i entitetit sionist me naftë, gaz dhe çdo lloj malli që e ndihmojnë atë në luftën kundër popullit tonë, si dhe është e ndaluar furnizimi i tij me ushqim dhe ujë, ndërkohë që bijtë e Gazës po vdesin nga uria.

Kush e bën këtë nga dashuria për armikun sionist jobesimtar dhe nga dëshira për shkatërrimin e rezistencës islame, ai ka mohuar fenë islame (është murted) dhe e humb autoritetin ndaj të tjerëve. Ndërsa kush e bën këtë për lakmi ndaj përfitimeve materiale dhe të ngjashme, ka kryer një prej mëkateve më të mëdha dhe krimeve më të rënda, dhe ai është në rrezik të madh.

Këto veprime futen në kategorinë e aleancave të ndaluara nga feja, për të cilat Allahu i Madhëruar ka thënë: “O ju që besuat! Mos i merrni hebrenjtë dhe të krishterët për miq të ngushtë. Ata janë miq të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i merr ata për miq, është prej tyre. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon popullin keqbërës.”[3]

Së katërti: Komisioni jep fetva se është obligim që shtetet arabe dhe islame të themelojnë një aleancë ushtarake të bashkuar për të mbrojtur vendet e Islamit, për të ruajtur fenë, gjakun, pasuritë, vendimmarrjen dhe nderin e tyre. Ky obligim është i menjëhershëm dhe nuk lejohet të vonohet, për shkak të pasojave të rënda dhe përhapjes së kaosit dhe shkatërrimit në Tokë.

Ky është zbatimi i fjalës së Allahut: “Dhe përgatituni kundër tyre me çdo forcë që të mundeni, dhe me kuaj të lidhur (për luftë), që të frikësoni me të armikun e Allahut dhe armikun tuaj.”[4]

Në realitetin aktual të politikës globale, nuk ka vend për të dobëtit, ata që janë të përçarë  dhe të përçmuar. Vetëm një aleancë ushtarake e bashkuar e shteteve arabe dhe islame për qëllime parandalimi dhe mbrojtjeje do të mund të sigurojë paqe dhe stabilitet për myslimanët dhe rajonin, dhe do të përfaqësonte një fuqi balancuese në arenën botërore.

Allahu i Lartësuar ka thënë gjithashtu: “Ndërsa ata që nuk besuan, janë miq të njëri-tjetrit. Nëse ju (besimtarët)  bëni kështu, do të ketë trazira në tokë dhe shkatërrim të madh.”[5]

Së pesti: Komisioni u bën thirrje shteteve islame që kanë marrëveshje me entitetin pushtues që të rishqyrtojnë këto marrëveshje dhe të ushtrojnë presion mbi armikun përmes tyre.

Kjo sepse qëllimi i marrëveshjeve është përmbushja e dobive të përgjithshme për myslimanët, prandaj bëhet thirrje për rishikimin e tyre, vlerësimin e asaj për të cilën janë lidhur, të asaj që armiku pushtues e ka respektuar prej tyre dhe të asaj që e ka shkelur — në mënyrë që të merret një qëndrim i vendosur në lidhje me këtë.

Së gjashti: Komisioni thekson atë që ka dhënë më parë si fetva për detyrimin e xhihadit me pasuri për çdo njeri që ka mundësi. Prandaj, të pasurit janë të detyruar të kontribuojnë me pasuritë e tyre, të përgatisin luftëtarë dhe muxhahidë, jo vetëm nga pasuria e zekatit, por është detyrim që të japin edhe nga pasuria e tyre personale për të ndaluar gjakderdhjen e të pafajshmëve nga vëllezërit e tyre, në përputhje me fjalën e Allahut: “Dilni në luftë, të lehtë ose të rëndë, dhe luftoni me pasuritë tuaja dhe me vetet tuaja në rrugën e Allahut. Kjo është më e mirë për ju, nëse e dini.”[6]

Dhe në përputhje me hadithin e Profetit (a.s), i cili ka thënë: “Kush përgatit një luftëtar në rrugën e Allahut, ai vetë ka marrë pjesë në luftë; dhe kush kujdeset për familjen e një luftëtari në rrugën e Allahut me të mirë, ai vetë ka marrë pjesë në luftë.”[7]

Gjithashtu, ata (myslimanët) duhet të përpiqen të dërgojnë ndihmat financiare tek muxhahidët me çdo mënyrë të mundshme, pa përjashtim. Po ashtu është detyrim të kujdesen për familjet e muxhahidëve dhe të qëndrestarëve (murabitinëve), dhe t’i mbështesin ata në mënyrë që të kenë një jetesë të dinjitetshme dhe që rezistenca dhe xhihadi të mund të vazhdojnë.

Së shtati: Komisioni shpall si veprim të ndaluar (haram) normalizimin e marrëdhënieve me entitetin pushtues sionist në të gjitha format dhe mënyrat e tij. Detyrimi fetar për shtetet që kanë normalizuar marrëdhëniet me këtë entitet është ndërprejrja e marrëdhënieve me të, sepse normalizimi me të është në kurriz të të shtypurve. Për më tepër, është haram mbështetja e tyre dhe ndihma e këtyre jobesimtarëve kundër myslimanëve. Allahu ka thënë: “Shih se shumë prej tyre i bëjnë aleatë jobesimtarët, sa keq që u ka bërë vetëvetes, duke nxitur zemërimin e Allahut kundër tyre, dhe ata do të jenë të përjetshëm në dënim. Po sikur ata të besonin në Allahun dhe në Profetin dhe në atë që iu zbrit, nuk do t’i kishin bërë aleatë, por shumë prej tyre janë të pabindur.”[8]

Së teti: Është detyrë fetare e dijetarëve të përmbushin obligimin e tyre dhe të mos qëndrojnë pa vepruar dhe të mos dështojnë. Ata duhet të flasin të vërtetën dhe të shpallin detyrimin e luftës kundër pushtuesit me çdo mjet të mundshëm. Ata gjithashtu duhet të ushtrojnë presion mbi sistemet qeverisëse, ushtritë zyrtare dhe institucionet në vendet islame që të përmbushin detyrën e tyre dhe të mbajnë përgjegjësinë e tyre fetare, historike dhe civile.

Së nënti: Për myslimanët – udhëheqës dhe popuj – është detyrim fetar të bojkotojnë entitetin sionist dhe bashkëpunëtorët e tyre, duke përfshirë bojkotin politik me tërheqjen e ambasadorëve, bojkotin ekonomik duke mos blerë armë, pajisje, avionë, makina dhe produkte të tjera prej tyre, plus bojkotin kulturor dhe shkencor.. etj. Gjithashtu, është haram për shtetet që janë partnere me kompanitë e ndërtimit të kolonive të qëndrojnë atje. Ata duhet të përmbushin detyrën fetare dhe të tërhiqen nga këto kompani, dhe të mos investojnë pasuritë e myslimanëve në kompani që ndihmojnë në ndërtimin e kolonive dhe që i shërbejnë pushtuesit sionist të padrejtë, pasi kjo është tradhti e madhe.

Së dhjeti: Komisioni i bën thirrje qeverisë amerikane, e cila pati mbështetur presidentin Trump në fushatën e tij,  që të synojë arritjen e paqes në Gaza dhe të mbështesë votuesit myslimanë në këtë kuadër.

Dhe u kujton atyre këto premtime, duke i inkurajuar komunitetet myslimane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të ushtrojnë presion mbi presidentin Trump dhe qeverinë amerikane me të gjitha mjetet e mundshme ligjore.

Së njëmbëdhjeti: Komisioni bën thirrje për vazhdimin e bojkotit të kompanive që mbështesin regjimin sionist pushtues, për shkak të ndikimit të saj, rezultatet e të cilës janë vërejtur si efektive nga çdo shtet, qoftë perëndimor apo jo, veçanërisht nëse shteti është i përfshirë në mbështetje të agresionit me armë, bomba, municione dhe qëndrime politike.

Së dymbëdhjeti: Është e detyrueshme për popujt myslimanë të ndihmojnë vëllezërit e tyre në Gaza me çdo gjë që mund të sigurojnë, përfshirë ilaçe, ushqim, veshmbathje, karburant dhe të tjera, dhe nëse disa qeveri në vendet myslimane e refuzojnë këtë, nuk është e detyrueshme të dëgjohet fjala e një krijese, kur ajo rezulton si mëkat ndaj Krijuesit, dhe kjo nuk konsiderohet si kundërshtim i autoritetit, sepse bindja ndaj Zotit në ndihmesën që duhet t’i jepet  të shtypurve është më prioritare se bindja ndaj një udhëheqësi që dështon në ndihmën e myslimanëve.

Së trembëdhjeti: Në këto kohë të vështira, është detyrë fetare të bashkohet rreshti i myslimanëve, duke lënë mënjanë grindjet dhe përçarjet. Kjo është e domosdoshme për të gjitha grupet palestineze, si dhe për bashkimin e rreshtit arab dhe islamik midis shteteve dhe institucioneve, në përputhje me fjalët e Allahut: “Dhe mos u grindni, përndryshe do të dështonit dhe do të humbisni fuqinë tuaj”[9]

Së katërmbëdhjeti: Komisioni bën thirrje për të gjithë ummetin të bëjë duanë përkatëse (kunutin) që bëhet në të tilla raste, si në namazet e detyrueshme po ashtu edhe ato vullnetare, në fshehtësi dhe në publik, dhe të shtojnë lutjet për vëllezërit tanë në Gaza, për shkak të efektit të madh që lutja ka.

Së pesëmbëdhjeti: Komisioni falënderon shtetet, institucionet, popujt dhe individët që të mbështesin banorët e Gazës në vuajtjet e tyre, qoftë duke refuzuar zhvendosjen, ofruar ndihmë dhe asistencë, duke shpallur të vërtetën dhe duke e shprehur atë hapur para botës, ose duke nxjerrë gjykime të drejta, siç është rasti me disa organizata ndërkombëtare dhe institucione të shoqërisë civile në botën islame dhe atë perëndimore, si dhe institucionet fetare, me në krye Al-Azharin e nderuar. Po ashtu, komisioni falënderon të gjithë politikanët dhe përgjegjësit në botën perëndimore që të kundërshtojnë projektin sionist dhe kritikojnë politikat e shteteve të tyre që e mbështesin atë, përfshirë disa hebrenj, duke iu referuar thënies së Profetit (a.s) “Ai që nuk falënderon njerëzit, nuk falënderon Allahun.”[10]

Falenderimi është për Allahun, Zotin e botëve.

Fetvadhënësi: Komisioni i ixhtihadit dhe fetvasë të Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Nisa: 75.

[2] – Sure Enfal: 27.

[3] – Sure Maide: 51.

[4] – Sure Enfal: 60.

[5] – Sure Enfal: 73.

[6] – Sure Teube: 41.

[7] – Buhariu dhe Muslimi.

[8] – Sure Maide: 80 – 81.

[9] – Sure Enfal: 46.

[10] – Buhariu.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *