Gjykimi i shkurtimit të flokëve, heqjes së qimeve dhe prerjes së flokëve për atë që dëshiron të therrë kurban

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Pyetje: A lejohet që personi i cili dëshiron të therrë kurban t’i shkurotjë flokët, t’i heqë qimet dhe t’i presë thonjtë në dhjetë ditët e para të muajit Dhul Hixhxhe?

Përgjigja: Me fillimin e muajit Dhul Hixhxhe, për çdo vit, në rrjetet sociale shpërndahen statuse se me fillimin e muajit Dhul Hixhxhe, ndalohet shkurtimi i flokëve dhe thonjve, nëse personi e ka bërë nijet (ka për qëllim) të ther kurban. Me këtë rast, propagandohet edhe bindja e gabuar se kjo ndalesë i referohet atij që ther kurban, si dhe pjestarëve të familjes së ngushtë të tij….

Ndalimi i shkurtimit të flokëve dhe thonjve për rastin në fjalë, me të madhe propagandohet në vendet ku është i përhapur medhhebi (shkolla juridike) Hanbelij, pasi sipas këtij medhhebi, ndalohet prerja e flokëve dhe thonjve për personin i cili e ka bërë nijet të ther kurban, dhe kjo ndalesë vlenë vetëm për të, e jo edhe për anëtarët e familjes së tij. Kjo ndalesë hyn në fuqi prej fillimit të muajit Dhul Hixhxhe, dhe vazhdon derisa njeriu të therrë kurbanin. Këtë qëndrim e kanë bazuar në hadithin e Ummu Selemes se Pejgamberi (a.s), ka thënë: “Kur të hyjë muaji Dhul Hixhxhe, dhe ndonjëri prej jush dëshiron të therrë kurban, le të mos i shkurtojë flokët, të mos i pret thonjtë dhe të mos heqë qimet nga trupi.”[1]

Përzgjedhja ime dhe ajo që jap fetva është sipas qëndrimit të medhhebit Hanefi, i cili e lejon shkurtimin e flokëve, heqjen e qimeve dhe shkurtimin e thonjve për personin i cili ka bërë nijet të therrë kurban, dhe të njejtin veprim nuk e sheh si jo të pëlqyer.

Unë e shoh këtë mendim të përshtatshëm për kohën dhe rrethanat tona, ngase i merr parasysh rrethanat e njerëzve dhe natyrën e punëve të tyre, në veçanti, në Perëndim.

Ky qëndrim bazohet në faktin se Aisheja (r.a) e ka kundërshtuar Ummu Seleme (r.a) për hadithin që e ndalon prerjen e flokëve dhe thonjve, me atë se i Dërguari i Allahut (a.s) e ka thënë këtë për ata që kanë hyrë në Ihram për Haxh, dhe ka shtuar: “I Dërguari i Allahut (a.s) i niste kafshët për kurban nga Medineja (për në Meke për haxh, kur ai nuk shkonte vetë në haxh), unë i përgadisja rrethoret që i vendoseshin në qafë këtyre kafshëve, ndërkaq i Dërguari i Allahut (a.s) nuk ndalonte të bënte gjërat që i kishte të lejuara, si: parfumosja, kontakti intim me bashkëshortet e veta, si dhe shkurtimi i flokëve apo thonjve.”[2]

Mendimi që e ndalon personin që e ka bërë nijet të therrë kurban që të mos i shkurtojë flokët dhe thonjtë me hyrjen e muajit Dhul Hixhxhe, është në kundërshtim me analogjinë (Kijasin), pasi personi i cili e bën haxhin, kryesisht, ndalohet nga këto veprime për një kohë më të shkurtër se sa personi i cili nuk është në haxh dhe ka bërë nijet të therrë kurban. Po ashtu, përngjasimi i personit që ka bërë nijet të therrë kurban, me personin i cili e bën haxhin, konsiston edhe në ndalimin e tij prej parfumosjes dhe marrëdhënieve intime me bashkëshorten. Por, këtë të fundit nuk e ka thënë askush, bile as edhe vetë Ummu Selemeja.

Kush ka mundësi që mos t’i shkurtojë flokët dhe thonjtë derisa ta therrë kurbanin, le ta bëjë këtë si veprim të pëlqyer, por jo si obligim. Kjo kuptohet prej qëndrimit të medhhebeve Malikit dhe Shafi’it, të cilët e shohin këtë veprim si “kerahetu tenzih” (vepër jo e pëlqyer lehtë), ndërkaq dihet se jo pëlqyeshmëria anulohet edhe për nevojën më të vogël.

Allahu e di më së miri.

Fetvadhënësi: Halid Hanefij

Përktheu: Bashkim Aliu

[1] – Muslimi.

[2] – Buhariu dhe Muslimi.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *