Harresa gjatë agjërimit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Ebu Hurejra (r.a) tregon se i Dërguari i Allahut  (a.s) ka thënë: “Kush harron duke qenë agjërueshëm dhe ha ose pi, le ta plotësojë agjërimin e tij, sepse Allahu e ka ushqyer dhe e i ka dhënë për të pirë.”[1]

Shpjegimi i hadithit

Ky hadith përmban shumë dobi dhe urtësi dhe tregon mëshirën e madhe të Allahut ndaj robërve të Tij.

1 – Njeriu është i prirur të harrojë

Njeriu nga natyra e tij gabon dhe harron. Profeti (a.s) ka thënë: “Unë jam vetëm njeri si ju, harroj ashtu si harroni ju.”[2] Prandaj harresa është diçka e natyrshme dhe për të nuk ka përgjegjësi kur nuk është me qëllim.

2 – Gjykimi për atë që ha ose pi nga harresa

Nëse një person harron duke qenë agjërueshëm – qoftë në Ramazan, në agjërim kefareje, betimi apo vullnetar – dhe ha, pi apo merr ndonjë gjë tjetër që e prish agjërimin, agjërimi i tij është i saktë sipas këtij hadithi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Kush e prish agjërimin në Ramazan nga harresa, nuk ka obligim as kaza (kompensim) dhe as kefare.” [3]Pra: Nuk ka mëkat, nuk agjërohet si agjërim kaza. nuk konsiderohet si kefaret (shlyerje) dhe se ajgërueis duhet ta vazhdojë agjërimin sapo të kujtohet.

3 – Kuptimi i fjalës “Allahu e ka ushqyer dhe e ka pirë”

Do të thotë se kjo ndodhur pa zgjedhjen e tij, por me caktimin e Allahut. Ai nuk ka vepruar me qëllim, prandaj nuk mban përgjegjësi. Allahu e di realitetin e çdo njeriu. Nëse dikush gënjen dhe shtiret si i harruar, çështja e tij është tek Allahu dhe do të përgjigjet për mashtrimin e tij.

4 – Disa dobi nga hadithi

Agjërimi nuk prishet nga ngrënia apo pirja me harresë.

Nuk ka mëkat për veprimin e pavullnetshëm.

Agjërimi nuk zvogëlohet në shpërblim.

Duhet të vazhdojë agjërimin sapo të kujtohet.

5 – Nëse shohim dikë duke ngrënë në Ramazan duhet:

Të kemi mendim të mirë për të.

T’ia kujtojmë me butësi se ai po agjëron nëse e shohim duke ngrënë apo pirë. Nuk është veprim i saktë që nëse e shohim duke ngrënë apo duke pirë të themi mos ta kujtojmë, përkundrazi, kujtimi është pjesë e bashkëpunimit në të mirë dhe devotshmëri.

Ky hadith është dëshmi e mëshirës së gjerë të Allahut, faljes dhe lehtësimit të Tij për robërit.

Allahu na dhëntë sukses në atë që Ai e do dhe e pëlqen, dhe paqja e bekimi qofshin mbi Profetin Muhamed (a.s), familjen dhe shokët e tij.

Autor: Muhamed ibn Ibrahim Es Sebri

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Buhariu dhe Muslimi.

[2] – Muslimi.

[3] – Hadithi është hasen.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *