I pastër nga mëkatet si dita kur e ka lindur nëna e tij

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Ebu Hurejrja (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:

“Kush bën Haxh dhe nuk flet keq e nuk bën mëkate, kthehet nga Haxhi i pastër nga mëkatet si dita kur e ka lindur nëna e tij.”

Çfarë mësojmë nga hadithi i mësipërm?

1 – Haxhi është një pastrim shpirtëror. Ashtu siç lahemi për të pastruar trupin, Haxhi e pastron shpirtin nga mëkatet.

2 – Sjellja e mirë është shumë e rëndësishme. Gjatë Haxhit nuk duhet të flasim keq, të grindemi apo të sillemi keq. Kjo na mëson të kontrollojmë veten dhe të jemi të durueshëm.

3 – Durimi shpërblehet. Në Haxh ka lodhje dhe nganjëherë vështirësi, por durimi sjell falje nga Allahu.

4 – Haxhi na ndihmon të bëhemi njerëz më të mirë. Pasi të kthehemi nga Haxhi, duhet të vazhdojmë të jemi të mirë, të mos flasim keq dhe të mos bëjmë mëkate.

5 – Allahu është shumë Mëshirues. Ai fal çdo gjë, edhe mëkatet e shumta, nëse pendohesh sinqerisht dhe ndjek rrugën e Tij.

Mësim praktik:

Amina ishte një vajzë 11-vjeçare që jetonte me familjen e saj në një qytet të vogël. Një ditë, prindërit e saj morën një lajm të bukur: ata do të shkonin në Haxh, në qytetin e shenjtë të Mekës!

Amina ishte shumë e emocionuar. Mamaja i tha:

— Amina, Haxhi nuk është vetëm një udhëtim. Ai është një udhëtim i zemrës. Pejgamberi Muhamed (a.s) ka thënë:
“Kush bën Haxh dhe nuk flet keq e nuk bën mëkate, kthehet i pastër si ditën që e ka lindur nëna e tij.”

Amina pyeti:
— Si mund të pastrohemi nga mëkatet pa u larë me ujë?

Mamaja u buzëqesh:
— Me sjellje të mirë, durim, lutje dhe respekt gjatë Haxhit. Kur ne nuk zemërohemi, nuk gënjejmë, nuk grindemi, Allahu i fshin mëkatet tona dhe zemra jonë bëhet e pastër.

Gjatë ditëve në Haxh, Amina pa shumë njerëz. Disa prej atyre ditëve që kaloi ishin me të vërtetë të lodhshme dhe të rraskapitshme, por ajo buzëqeshte, ndihmonte mamin e babin, dhe lutej me përkushtim.

Kur u kthyen në shtëpi, gjyshja e pyeti:

— Si shkoi Haxhi, Amina?

Ajo tha:

— Ishte udhëtimi më i bukur! Edhe pse ishte i lodhshëm, mësova të jem më e duruar, më e sjellshme dhe më afër Allahut.

Gjyshja i tha:

— Të lumtë bija ime. Tani ti je si një engjëll i pastër.

Autor: Elton Harxhi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *