“Pasha Zotin, fitorja është shumë afër. Ajo pret vetëm urdhrin hyjnor “Bëhu”, dhe ajo bëhet. Prandaj mos u shqetësoni për kohën e fitores, por për pozicionimin tuaj ndaj të drejtës dhe të padrejtës.
Shumë prej atyre që luftojnë të vërtetën nuk e bëjnë këtë nga padituria. Ata e dinë që është e vërtetë, por e urrejnë sepse bie ndesh me dëshirat dhe interesat e tyre.
Durimi duhet të përballet me durim, këmbëngulja me këmbëngulje, përpjekja me përpjekje.
Nëse e pavërteta duron në përballjen me të vërtetën, aq më tepër e vërteta duhet të jetë më e fortë dhe më e qëndrueshme në përballjen e saj me të pavërtetën.
Beteja mes besimtarëve dhe kundërshtarëve të tyre është betejë besimi. Ata i urrejnë besimtarët vetëm për shkak të besimit të tyre.
Beteja mes të vërtetës dhe të pavërtetës nuk është thjesht një betejë politike, ekonomike apo racore. Po të ishte kështu, do të zgjidhej lehtë. Në thelb është betejë mes besimit dhe mosbesimit, mes Islamit dhe injorancës.
Këto ushtri arabe që shihni nuk janë për të mbrojtur Islamin dhe myslimanët, por për t’i luftuar ata. Ata nuk kanë për të drejtuar asnjë plumb ndaj armiqëve të vërtetë.
Kampi i ateizmit dhe injorancës duan një “Islam me porosi”: një fe që merret vetëm me çështje të vogla të karakterit se çfarë e prish abdesin, etj. Pra ata duan një Islam që nuk pyet për gjendjen politike, ekonomike dhe shoqërore të myslimanëve.
Nëse Islami do të jetë i gjallë dhe i vërtetë, ai duhet të jetë në ballë, të drejtojë. Islami nuk është fe që ka ardhur për tu ngujuar dhe për tu kufizuar vetëm nëpër teqe, xhami apo faltore, por ai është vetë jeta”.
Autor: Sejjid Kutbi
Përktheu: Flamur Hoxha