Ja çfarë është Bereqeti

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Bisedë midis një zindiku-njeri pa fe, me Ibrahim ibn Ed’hemin (Allahu e mëshiroftë!).
Zindiku i thotë Ibrahim ibn Ed’hemit: Bereqeti nuk egziston!
Ibrahimi ia kthen: A nuk i ke parë qentë dhe bagëtitë?
Po, – i përgjigjet zindiku.
Ibrahimi i tha: Kush pjellin më shumë?
Zindiku u përgjigj: Qentë pjellin deri në 7 këlyshë, kurse bagëtitë pjellin deri në 3 qengja.
Ibrahimi përsëri e pyet: Nëse hedh shikimin rreth teje, kush janë më të shumtë në numër, bagëtitë apo qentë?
Zindiku i tha: Po shikoj se më shumë janë bagëtitë sesa qentë.
Ibrahim ibn Ed’hemi tha: A nuk janë bagëtitë ato që therren për të nderuar mysafirin apo mikun; a nuk janë ato që bëhen kurban (ditën e Kurbanit) dhe rasteve familjare?
Po, – u përgjigj zindiku.
Ibrahim ibn Ed’hemi tha: Ky është bereqeti.
Zindiku i tha: Përse të jetë kështu?(Përse bagëtitë janë me bereqet, kurse qentë jo!)
Ibrahim ibn Et’hemi i tha: Sepse bagëtitë flenë herët dhe zgjohen përpara sabahut, e arrijnë kohën e “mëshirës” dhe kështu mbi to zbret bereqeti. Kurse qentë lehin tërë natën, kur afrohet sabahu pushojnë dhe flenë gjumë, kështu e humbasin kohën e “mëshirës” dhe bereqeti ju largohet.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.