Ulem të numëroj mirësitë e Zotit, më kujtohet ajeti: “Edhe nëse do të numëronit të mirat e Allahut, s’do të mundeshit.” Pastaj përpiqem të reflektoj mbi bekimet dhe privilegjet që më ka dalluar nga shumë të tjerë: Zemra e ndjeshme mendja e ndritur, vullneti për të punuar, shëndeti i mirë oh sa shumë, me gjithë këto të mira mund të fitoj shumë të mira të tjera tek Zoti. Pastaj mendoj për ato bekime që ka posaçëuar për mua Zoti, si shprehje e dashurisë dhe mëshirës së Tij ndaj Meje: kam dy prindër gjallë të cilëve më ka mundësuar t’jua kthej nderin e të kënaqen me mua dhe kjo është dera kryesore nga prej ku mund t’i shpëtoj hidhërimit dhe ndëshkimit të Tij në botën tjetër. Elhamdulilah, tashmë edhe ata janë udhëzuar kjo mirësi shtohet edhe pasi të ndahemi nga njëri-tjetri, mund t’a gëzojmë njëri tjetrin pafundësisht në xhenetet e Tij. Më pas mendoj për privilegjin e madh që më ka bërë duke më bërë besimtar me dert për fenë e Tij, duke më përdorur dhe frymëzuar në shërbim te fesë së Zotit, duke u përpjekur në rrugën e Tij dhe mësoj se kjo është vërtet një rrugë e ndritur, krenari dhe bekim i madh edhe në këtë botë dhe mundësi e jashtëzakonshme për t’u lartësuar në dynja dhe ahiret. Më pas mendoj sesi Zoti më ka orientuar në punë hallall më ka aftësuar për ta siguruar rrizkun për veten dhe familjen me lehtësi, duke më bërë edhe falenderues për pasurinë e cila më mjafton dhe më pavarëson nga krijesat e Tij, duke më ruajtur nderin dhe duke më fisnikëruar para krijesave. Pastaj mendoj për nimetin e madh të bashkëshortes të mirë që më dha, si plotësim për fenë time, mburojë për nderin dhe moralin tim dhe konsolidim dhe burrërim për statusin dhe rolin tim në shoqëri. Më pas mendoj që Zoti më dha përmes saj fëmijë të shëndetshëm, e përmes tyre më furnizoi akoma më tepër me pasuri dhe mirësi të dynjasë, gëzim dhe shend të pakrahasueshëm e më dha mundësinë që pasi të vdes ata të luten dhe të dëshmojnë për mua duke mu bërë edhe sadaka rrjedhëse pasi të ndahem nga kjo botë. Jo vetëm kaq, por të parën ma dhuroi vajzë, si derë për xhenet, edhe të dytën, edhe të tretën…o Zot çfarë kërkoj më shumë se aq..mjafton pak punë serioze dhe e sigurova xhenetin e amshueshëm…por jo akoma! Duhet t’ja kujtoj vetes vazhdimisht këto bekime, e të falenderoj fort, të bëj durim, mos të hutohem, t’i qëndroj kësaj rruge me sinqeritet dhe bindje, pa i rënë hashá gjithë kësaj mirësie… Përfund kujtoj duanë e Musait a.s: “Më mundëso të falenderoj siç e meriton dhe më bëj prej falenderuesve.”
Autor: Ibrahim Xhepmetaj



















