Imam Dhehebiu thotë:
Pasi u përfundua ndërtimi i Medresesë Mustansirije në Bagdad, në bibliotekën e saj u transferuan 160 barrë me libra, pa përfshirë ato që u shtuan më pas, ndërsa numri i fukahave të katër medhhebeve të përfshirë në mësimdhënie arrinte në 248 vetë, dhe përveç tyre, ishin të emëruar katër shujuh sipas medhhebeve, një shejh i hadithit, një shejh i nahvit (gramatikës arabe), një mjek, dhe një shejh i fara’id (ekspert i jurisprudencës së trashëgimisë).
Shejh i hadithit u emërua Abu al-Ḥasan ibn al-Kaṭi’i ndërsa u rregullua gjithashtu shpërndarja e ushqimit, bukës, ëmbëlsirave dhe frutave për nxënësit.
Ndërtimi i medresesë u përshkrua si i jashtëzakonshëm në bukuri dhe në përfundim punëtorët dhe mjeshtrat e punimeve u shpërblyen me vlera të jashtëzakonshme.
Për çdo mësues u caktuan katër ndihmës (mu’idin) dhe 62 studentë të fikhut. Në një ndërtesë pranë medresesë u strehuan 30 jetimë, të cilët mësonin dhe edukoheshin aty. Vakëfi përfshiheshinte pasuri të shumta si shtëpi, dyqane dhe fshatra përreth Bagdadit, që sipas vlerësimeve te kohes, arrinin në 900,000 dinarë, dhe nuk ekzistonte një vakëf tjetër në botën islame që të krahasohej me këtë për nga madhësia dhe burimet, përveç atij të Xhamisë së Madhe.
Autor: Behar Kaçeli