Mirësia më e bukur e Xhenetit nuk është tek hyritë e tij,
edhe pse kjo është diçka e bukur!
E as në lumenjtë e tij,
edhe pse kjo është diçka e mrekullueshme!
Por është në shikimin e fytyrës së Allahut të Madhëruar.
Kur banorët e Xhenetit do të futen në Xhenet, Allahu do t’ju thotë atyre: A dëshironi diçka që unë t’jua shtoj?
Ata do të thonë: A nuk na fute në Xhenet, a nuk na i zbardhe fytyrat tona, a nuk na shpëtove nga Zjarri?!
E Allahu e largon perden nga fytyra e Tij fisnike, e atyre nuk u është dhënë diçka më e dashur se shikimi në fytyrën e Allahu të Madhëruar.
Autor: Ed’hem Sherkavi
Përktheu: Mevlad Çollaku