Zoti nuk urren diçka më shumë pas idhujtarisë se padrejtësia.
Zoti i përgjigjet lutjes së atij që i është bërë padrejtësi edhe nëse është jobesimtar dhe kjo për shkak se Ai e do drejtësinë dhe e urren padrejtësinë.
Ibn Tejemije ka thënë: Allahu e ndihmon shtetin jobesimtar të drejtë ndaj shtetit mysliman të padrejtë!
Dikush i shkroi një letër Abdullah Ibn Omerit duke i thënë më shkruaj të gjithë dijen!
Ibn Omeri i shkroi duke i thënë: Dija është e shumtë por nëse mundesh ta takosh Allahun me shpinën të lehtë nga gjaku i njerëzve, barkun bosh nga pasuria e tyre, goja të mos prekë nderin e tyre dhe qëndro me grupin e myslimanëve, bëji këto dhe do jesh i shpëtuar!
Autor: Ed’hem Sherkavi
Përktheu: Mevlad Çollaku