Misioni i xhamisë

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Pyetje: Përse roli i xhamisë është kufizuar vetëm në faljen e namazit dhe mësimin përmendësh të Kuranit? Përse roli i xhamisë nuk është zgjeruar në dimensioni sportiv për shembull, përmes ndërtimit (në ambiente e xhamisë) të sallave për ushtrim të lojërave apo sporteve të ndryshme? Po kështu a ka ndonjë pengesë, që në xhami të ndërtohet ndonjë kat për të dhënë shfaqje kinematografike, sidomos në xhamitë e mëdha dhe për me tepër nisur nga njohja e rolit ndikues të kinemasë tek opinioni publik? Përse nuk zgjerohet rolit i xhamisë në shërbim të çështjeve të ndryshme fetare, sidomos nisur nga fakti se tanimë jemi dëshmitarë të një sërë modelesh të suksesshme në këtë linjë?

Cili është opinioni i dijetarëve tanë të mëdhenj në këtë çështje dhe së dyti përse dikush prej tyre nuk e adopton këtë mendim, sidomos në prani të eksperiencave të suksesshme në këtë prizëm, edhe pse ato janë të kufizuara dhe individuale?

Mbetem me shpresë për të marrë një përgjigje të dobishme nga ana juaj. Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Përgjigja: Doktor Jusuf El Kardavi:

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut janë mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjarët e tij, shokët e tij dhe cilindo që e ndjek atë, kurse më tej:

Nuk ka dyshim, se misioni i xhamisë është më i thellë dhe më përfshirës sesa roli i tkurrur i saj ku janë kufizuar njerëzit në këto ditë. Vetë xhamia e profetit (a.s) ishte modeli më i mirë i këtij roli mbi të cilin po flasim.

Nga gjërat që është e hijshme t’i bashkëngjiten xhamisë, përmendim ato gjëra, që e përforcojnë përgjegjësinë e xhamisë, që shtojnë dhe ndihmojnë në kryerjen e detyrës së saj edukative, orientuese, shoqërore dhe ftuese, gjëra këto të njohura nga muslimanët në epokat e mëparshme, sidomos në epokën e abasitëve, fatimijinëve, umevitëve, memelikëve, osmanëve dhe të tjerë veç tyre.

Prej këtyre gjërave përmendim:

– Medreseja (shkolla) ngjitur me xhaminë, teksa disa xhami personifikonin nivelin më të lartë të arsimimit, atë universitar, sikurse Ez’heri në Egjipt, Zejtuneja në Tunizi dhe Kurauini në Marok. Ndërkaq në disa xhami të tjera shkolla ishte brenda objektit të xhamisë, si të ishte pjesë e tërësisë së saj.

Prej gjërave të tjera që kërkohen në kohën tonë përmendim:

– Shkollat e memorizimit të Kuranit fisnik (shkollat e hafizëve);

– Konviktet për nxënësit, ashtu siç ishin ato më parë në El Eruka, nën autoritetin e Ez’herit, sikurse holli maroken, ai i Shamit, ai turk dhe të tjerë veç tyre;

– Bibliotekat: dihet se shumë prej bibliotekave ende të famshme në ditët e sotme, të mbushura me dorëshkrime të çmuara në shkenca të ndryshme islame, janë prej bibliotekave të xhamive, sikurse Biblioteka Sulejmanite në qytetin e Stambollit, që është prej suplimenteve (shtojcave) të Xhamisë Sulejmanite, biblioteka e sulltan Ahmedit, Biblioteka Nuri Osman, Biblioteka e Universitetit të Ez’herit në Kajro, e të tjera veç tyre;

– Sheshet dhe arenat sportive, që joshin të rinjtë të falen në xhami dhe më pas prej aty ata dalin të ushtrojnë pasionet e tyre sportive sikurse basketbolli, volejbolli, artet marciale, etj.

Në kohën tonë këto shanse po i shfrytëzojnë kishat, ku ushtrohen lloje të larmishme aktivitetesh sportive, kulturore, artistike dhe shoqërore, ndaj është vërtet për të ardhur keq, që muslimanët të mos i shfrytëzojnë këto aktivitete në territoret islame.

– Sallat e konferencave dhe tubimeve të ndryshme, ku organizohen dhe shërbehen aktivitete të ndryshme si ato që përmendëm më lart.

Allahu është më i Dijshmi.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.