Mjekra në shoqërinë osmane

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mjekra te osmanët ishte symbol i diturisë dhe urtësisë prandaj nuk mund ta mbanin të gjithë

Në shoqërinë osmane, mjekra ishte një simbol statusi me kuptime të ndryshme, si: dituria, mosha, pjekuria, përvoja, respekti dhe fuqia (pushteti).

Mjekra, sidomos tek grupe të caktuara si ushtarët dhe shtresa e dijetarëve (ilmiye), ishte e detyrueshme ose e inkurajuar, ndërsa për princat (shehzadet) ishte e ndaluar, ata nuk mund të mbanin mjekër për sa kohë jetonte babai tyre.

Kjo vinte nga fakti se mjekra konsiderohej shenjë e pushtetit dhe e sovranitetit, pra vetëm sulltani kishte të drejtë ta mbante nga meshkujt e dinastisë.

Kuptimet që mbante lëshimi i mjekrës në Perandorinë Osmane

Pjekuri dhe respekt:

Ajo shihej si tregues i përvojës, pjekurisë, dinjitetit dhe respektit. Për këtë arsye, dijetarët e moshuar shpesh inkurajoheshin ta lëshonin mjekrën e tyre të bardhë për të theksuar urtësinë e pjekurinë.

Status dhe fuqi:

Mjekra ishte simbol i burrërisë dhe forcës. Në disa shtresa, si te jeniçerët dhe poseduesit e timareve, lënia e mjekrës ishte e detyrueshme.

Kuptime të ndara sipas shtresave:

  • Shehzadet:

Lënia e mjekrës u ndalohej princave osmanë, sepse mjekra konsiderohej simbol i sundimit dhe mund të interpretohej si pretendim për fronin. Ata pritej të shfaqeshin vetëm me mustaqe.

  • Shtresa e dijetarëve (ilmije):

Për dijetarët dhe ulemanë e dalë nga medresetë, mjekra simbolizonte respekt dhe autoritet, prandaj lënia e saj inkurajohej.

Duaja e mjekrës

Në shoqërinë osmane duaja e mjekrës nuk është trajtuar si obligim apo e transmetuar nga Profeti Muhamed (a.s) por është konsideruar si mënyra më e mirë e nijetit që të dalloheshin ata që e lenin mjekrën si synet nga ata që e mbanin për adet.

Teksti i duasë:

“Elhamdu lillâhi câilul-lihjeti min fitrati’l-islâm vesselâtu vesselâmu alâ eshref i’r-rusuli’l-kirâm. Ve alâ âlihi ve ashâbihi’l-fihâm. Allâhumme ahji men â’fa’l-lihyete vahfadh’hu min cemî’il-mihneti vesluk bihâ fî tariki ehli’s-sunneti ve ekrimhu bishefâati shefî’il-ummeti ve ekrimhu bitavâfil-Kâbeti fi’l-harami. Ve bigasli lihyetihi min mâi zem zem ve bizijâreti raudati’n-nebijje’l-muhterem. Ve sallallâhu alâ sejjidinâ Muhammedin ve âlihi ve sahbihi exhmain. Ve selâmun ale’l-murselin velhamdu lillâhi rabbi’l-âlemin”.

——‐——–

Falënderimi i takon Allahut, i Cili e bëri mjekrën pjesë të natyrës (fitres) islame. Paqja dhe bekimi qofshin mbi më të nderuarin prej pejgamberëve, mbi familjen e Tij dhe mbi shokët e Tij fisnikë.

O Zoti im, gjallëroje dhe nderoje atë që lë mjekër, ruaje nga çdo vështirësi. Dhuroja atij hirin të ecë në rrugën e Ehli Sunetit, ta përfitojë ndërmjetësimin e Profetit tonë (paqja qoftë mbi të), ta vizitojë Qaben e Shenjtë, ta lajë mjekrën me ujin e Zemzemit dhe ta vizitojë varrin e Profetit tonë (s.a.v.).

Mëshira e Allahut qoftë mbi Profetin tonë, Muhammed Mustafan (a.s), mbi familjen e Tij, mbi të gjithë shokët e Tij dhe mbi të gjithë pejgamberët.

Dhe falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve”.

ardhmeriaonline.com

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *