Mos e harro Srebenicën!

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp
Sot kujtojmë me shumë dhimbje,
Me lot, lutje e trishtim,
Srebrenicën e vrarë martire,
përballë më të shëmtuarit krim.
Njëmbëdhjetë korrik,
viti nëntëdhjetë e pesë,
Srebrenica martire,
nën flakë e plumba u ndez.
Mbi tetë mijë jetë,
u prenë, u kputnë në mes,
në mes të ditës me diell,
ku “rojtarët” i hëngrën në besë.
Ishin serbët që bënë këtë masakër,
kundër të pafajshmëve humanë,
plot mllef për një, të vetmin “faj”,
se ata boshnjakë ishin muslimanë.
Kështu bënë dhe në Kosovën tonë,
vranë, prenë e plaçkitën,
e ndonëse njëzet e ca kusur vite,
s’e njohën të keqen, s’u koritën.
E prapëseprapë viktimat,
u lanë, u braktisën, u harruan,
burgje në mes të Evropës,
me plagë që kurrë s’u kuruan.
Mos e harro Srebrenicën martire,
atë masakër çnjerëzore e ato krime!
Se, larg qoftë, historia përsëritet,
nëse shkujdesemi e s’marrim mësime
Autor: Gentjan Fejzullaj
Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.