Imam Ibn Kajjim El Xheuzije ka thënë:
“Kur bindja e plotë (jekini) arrin në zemër, ajo mbushet me dritë dhe ndriçon, më pas nga ajo largohet çdo dyshim, pasiguri, zemërim, brengë dhe pikëllim. Në këtë rast, zemra mbushet me dashuri për Allahun, frikë prej Tij, dorëzim ndaj vullnetit të Tij, falënderim për Të dhe mbështetje tek Ai.”