Neglizhenca në punë si rrjedhojë e pagës së ulët

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Pyetje: Institucioni ku unë punoj nuk e ka marrë shumë për bazë diplomën e shkollës time, prandaj unë paguhem me gjysëm rroge. Kjo gjë më ka bërë që mos të jem korretkt me orarin e punës, por duke mos neglizhuar aspak përgjegjësitë me të cilat ngarkohem. Kam një pyetje: Cila është dispozita fetare në lidhje me lënien e punës përpara orarit zyrtar, ndërkohë që drejtori është në dijeni dhe puna ime nuk ka të bëjë me njerëzit.

Përgjigja: Me emrin e Allahut, falenderimi i takon Atij. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për profetin Muhamed.

I nderuar pyetës: Mosvlerësimi i diplomës tënde nga ana e instuticionit ku punon, abslolutisht nuk të shfajëson për mosrespektimin e orarit të punës edhe nëse ti e përfundon punën që të është ngarkuar. Një veprim i tillë nuk shkon që ta veprosh. Sepse kontrata jote e punës ka të bëjë me një orar të caktuar për të realizuar një detyrë të rëndësishme që të është ngarkuar. Gjithashtu ti konsiderohesh punëmarrës.

Nëse ti e braktis vendin e punës për të kryer një nevojë imediate dhe jo me e bërë zakon, merr leje tek drejtori, atëherë në këtë rast nuk ka ndonjë problem, nëse nuk lë mangut ndonjë gjë nga detyra jote.

Në lidhje me diplomën tënde,  përpara na paraqiten dy raste:

Rasti i Parë: Diploma jote nuk vlen në lidhje me specialitetin tënd, ose instuticioni ku ti punon e konsideron të pavlefshëm institucionin që e ka nxjerrë atë. Një rast i tillë është mjaft i qartë dhe nuk ka nevojë për shpjegim.

Rasti i Dytë: Ajo përputhet me specialitetin tënd, ose konsiderohet e vlefshme; atëherë në këtë rast duhet të përpiqesh që në rrugë instuticionale të kërkosh të drejtën tënde që diploma jote të merret për bazë. Allahu të dhëntë sukses.

Fetvadhënësi: Albullah Fakih

Përktheu: Elton Harxhi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *