Nga hytbet e Profetit (a.s): Kur zbriti ajeti kuranor “Dhe paralajmëroje fisin tënd më të afërt!”

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Transmeton Ibn Abasi (r.a)[1]: “Kur zbriti ajeti: “Dhe paralajmëroje fisin tënd më të afërt!”[2] I Dërguari i Allahut (a.s) u ngjit mbi kodrën Safa, e nisi të thërrasë: “O bijtë e Fihr-it! O bijtë e Adij-it!” derisa fiset e Kurejshëve u mblodhën rreth tij. Pastaj  ai (a.s) tha:

“O bijtë e Kurejshëve! Çfarë do të mendonit sikur t’ju njoftoja se një ushtri po vjen nga lugina për t’ju sulmuar, a do të më besonit?” Ata thanë: “Po do të të besonim, seps nuk kemi përjetuar kurrë prej teje gënjeshtër.” Ai (a.s) tha: “Atëherë unë po ju paralajmëroj për një dënim të ashpër që po ju afrohet.”

Ebu Lehebi tha: “Mjerë ti, a për këtë na ke mbledhur, o Muhamed?” Dhe zbriti ajeti: “Qoftë i shkatërruar Ebu Lehebi, e ai më është shkatërruar.”[3]

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Buhariu dhe Muslimi.

[2] – Sure Shuara: 214.

[3] – Sure Mesed: 1.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *