Me emrin e Allahut, Mëshiruesit Mëshirëbërësit. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin Muhamed (a.s)
Të nderuar besimtarë dhe besimtare!
Kur një popull është i prishur në etikën dhe moralin e tij, atëherë duhet me vajtuar dhe me vënë kujën.
Sot do të flasim për atë profet të Allahut, i cili e ngriti lart flamurin e dlirësisë dhe pastërtisë së moralit. Do të flasim për atë profet i cili e refuzoi ashpër dhe fort, madje u përball krejt i vetëm me tufanin e degjenerimit dhe shthurrjes së moralit. Ai ishte profeti i Allahut, Luti (a.s). Kush ishte Luti (a.s), ku jetoi, me çfarë u përball dhe kundra kujt u përball, cili ishte dënimi i njerëzve të prishur dhe sa e ka shembuj të këtij degjenerimi në epokën e globalizimit dhe internetit, në ditët e sotme?!
Luti (a.s) është djali i Haranit, nipi i profetit Ibrahim (a.s), të cilin Allahu e dërgoi si profet tek populli i Sodomës.
Por përse Allahu i Lartësuar e dërgoi Lutin (a.s) tek populli i Sodomës? Arsyeja ishte: se ky popull ishte i shthurrur dhe kishte dalë kundër natyrës njerëzore dhe të gjithë universit të cilin Allahu e ka krijuar. I Larmadhëruari thotë në Kuranin Famëlartë: “I pastër nga të metat është Ai, që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë çka ata nuk dinë.”[1] Kur Allahu e krijoi Ademin (a.s) në Xhenet, nga brinja e tij krijoi bashkëshorten e tij, Havanë. Bashkimi i këtyre dy elementëve: mashkullit dhe femrës do të garantonte vazhdimsinë e jetës në sipërfaqen e rruzullit të Tokës deri në Ditën e Kiametit. Jo vetëm njeriu, por të gjitha llojet e kafshëve, shpendëve, zvarranikëve, bimëve, të atyre gjërave që i dimë dhe shumë të tjera që nuk i dimë janë në çift: mashkull dhe femër. Ky është ligji i vendosur nga Allahu i Madhëruar qysh në fillimin e krijimit dhe kështu do të jetë deri në fundin e kësaj bote.
Por është një krijesë që nuk dëshiron që kjo natyrë e pastër njerëzore dhe universale të jetë e tillë, është një krijesë që dëshiron ta ndryshojë krijimin e Allahut, dëshiron që ta shmangë njeriun nga rruga e drejtë dhe dëshiron që të ketë shoqëri në Zjarrin e Xhehenemit. Kjo krijesë është shejtani i mallkuar dhe këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë, sepse ai është zanafilla e të gjitha të këqijave. Kurrë mos e harroni premtimin që shejtani ka bërë: “Deomos do t’i shpie ata në rrugë të shtrembër, do t’i josh me shpresa të kota dhe me siguri do t’i urdhëroj që të ndryshojnë krijesën e Allahut.”[2]
Të nderuar besimtarë dhe besimtare!
Allahu i Madhëruar është ai i cili e ka krijuar njeriun në formën më të bukur, ashtu sikurse thotë në suren Tin: “Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.”[3] Allahu është Ai i Cili e krijoi njeriun e parë Ademin (a.s) nga balta, madje edhe e nderoi atë duke i urdhëruar engjëjt që të binin në sexhde. E ku ka nderim më të madh për njeriun se kjo?! Por ata të cilët rendën pas hapave të shejtanit të mallkuar e refuzuan e mohuan dhe e ndryshuan për më tepër se një shekull këtë krijim të njeriut të parë. Ata thanë se njeriun nuk e ka krijuar Allahu, njeriu dhe i gjithë universi është rezultat i rastësisë dhe kulmi i të gjitha këtyre ishte kur thanë, pretenduan dhe investuan me qindra miliona dollarë dhe ndoshta edhe miliarda se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni, dhe e gjitha kjo në emër të shkencës. Jo zotërinj të nderuar, kjo nuk është shkencë dhe të paktën mos na e ulni nivelin e perceptimit dhe të logjikës, sepse e gjithë kjo lojë shekullore madje edhe më tepër nuk ishte gjë tjetër vetëm se një pjellë e fantazisë tuaj për të qenë ju ushtarë të shejtanit të mallkuar, i cili premtoi se do ta ndryshojë krijimin e Zotit.
Kjo formë e ndryshimit të krijimit të Allahut është shfaqur herë pas herë përgjatë historisë së njerëzimit. Një prej këtyre formave është edhe ajo e degjenerimit dhe shthurrjes morale që u shfaq në popullin e Sodomës. Tek ky popull u shfaq një degjenerim që tek asnjë popull përpara tyre nuk ishte parë dhe dëgjuar më parë: tek ky popull u shfaq fenomeni tejet i rrezikshëm dhe negativ, ai i homoseksualizmit, apo e thënë ndryshe burrat shkonin me burrat dhe nuk kishin dëshira për gjininë e kundërt. Tek ky popull, Allahu i Madhëruar dërgoi Lutin (a.s). Ai – ashtu sikurse edhe të gjithë profetët – i ftoi ata që të besonin tek Allahu dhe t’i largoheshin adhurimit të idhujve. Por në të njëjtën kohë, ai i urdhëroi ata që të hiqnin dorë nga ky ves i shëmtuar dhe kjo dukuri negative. Allahu i Madhëruar thotë: Luti (a.s) u thoshte: “Vallë, ju, nga e gjitha bota, iu qaseni meshkujve e i lini mënjanë gratë tuaja, të cilat Zoti juaj i ka krijuar bashkëshorte për ju?! Njëmend, ju jeni popull që kaloni çdo kufi të së keqes.” Apo në një ajet tjetër: “Përse bëni paturpësi të tilla që askush nuk i ka bërë në botë?”. Ju u qaseni meshkujve me epsh – në vend të femrave. Me të vërtetë, ju jeni popull që e teproni me të këqija!”[4]
Të nderuar besimtarë dhe besimtare!
Ashtu siç e cekëm edhe më pak më lart, në asnjë popull më parë se ai Sodomës nuk ishte shfaqur ky peversitet dhe degjenerim moral. Ajo që banorët e këtij populli të shthurrur bënin ishte përtej imagjinatës dhe i kishin kaluar kufinjtë e çdo norme, morali dhe etike. Në një ajet kuranor, Allahu i përshkruan mosbesimtarët: “Ata janë njëlloj si kafshët, madje më keq.” Sa fjalë e vërtetë që është kjo e thënë nga Allahu i Lartmadhëruar, sa i përshtatet veprimit të popullit të Sodomës dhe të gjithë atyre që duan që ky peversitet të përhapet anembanë botës. Teksa mendon dhe vëren të gjitha llojet e kafshëve, nuk shikon që demi të shkojë me demin, dashi me dashin, cjapi me cjapin e kështu me rradhë, por secila prej këtyre kafshëve ndërsehet me gjininë e kundërt. Është absurditet që kjo të ndodhë midis njerëzve të cilët Allahu i ka nderuar me logjikë. Por kur besimi mungon, kur njeriu nuk ka turp, padyshim që prej tyre pritet kjo gjë madje edhe më tepër.
Ajo që arrijmë të kuptojmë nga disa ajete kuranore dhe po ashtu nga dialogu që është zhvilluar midis Ibrahimit (a.s) dhe engjëjve është se i gjithë populli i Sodomës ishte përfshirë në mënyrë direkte apo indirekte në këtë mëkat të shëmtuar, pasiqë nga ky ves i shëmtuar nuk ishin të dlirë vetëm se Luti (a.s) dhe dy vajzat e tij. E përsa i përket gruas së Lutit, megjithëse ajo nuk ishte përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë ves të shëmtuar, në mënyrë të tërthotë edhe ajo ishte implikuar, sepse ishte ajo që i lajmëroi banorët e Sodomës për ardhjen e mysafirëve në shtëpinë e Lutit (a.s). Fakti që i gjithë populli i Lutit (a.s) ishte zhytur në këtë llum sinjalizon se në një kohë të caktuar në një vend të caktuar, të tillë njerëz mund të jenë maxhorancë dhe vaj medet për atë shoqëri ku mbizotërohet nga këta njerëz amoralë, perversë, të shthurrur e të degjeneruar.
Patupërsia e ushtrimit të këtij vesi arriti kulmin kur ata e bënin këtë akt të shëmtuar në sy të njëri-tjetrit, në publik dhe kudo duke mos respektuar asnjë lloj norme, rregulli, parimi e ligji. Se njeriu mëkaton, por të paktën ai mundohet të fshihet nga sytë e njerëzve, sepse ka turp. Por nuk ke turp dhe të ka plasur cipa, ti nuk njeh asnjë kufi. Dhe shkelja e kufirit në mënyrë flagrante demonstrohet kur te Luti (a.s) vijnë mysafirët. Në Kuranin Fisnik, Allahu i Madhëruar na tregon se kur ata e morën vesh për ardhjen e mysafirëve rendën me të katra drejt tyre dhe jo vetëm kaq, po shtynin njëri-tjetrin se kush të ishte i pari prej tyre që të kryente aktin e shëmtuar.
Duke analizuar gjendjen e këtij populli të shfrenuar do të vërejmë shumë qartë se tek ta kishte vdekur ndjenja e turpit, dlirësisë, e vlerave, respektimit të miqve e shumë e shumë gjëra të tjera. Madje ata shkuan deri aty sa i thanë Lutit (a.s) se do të dëbojnë nga vendbanimi ynë sepse ti je i pastër e i dlirë. Subhanallah, fëlliqësia ishte kthyer në modë, kurse dlirësia si diçka e prapambetur, antivlera në vlerë dhe vlera në antivlerë. Pikërisht ngase ata ishin të tillë Allahu i Madhëruar i ndëshkoi me një dënim të ashpër duke i goditur me gurë prej Sixhilit dhe i ktheu përmbys.
Të nderuar besimtarë dhe besimtare!
Është për të ardhur keq se në epokën e globalizmit, e dixhitalizimit dhe internetit, në emrin e të drejtave të njeriut, mbarë botës po i serviret në pjatë një ushqim i ndotur me të gjitha llojet e papëstërtive. Prej shumë vitesh – përmes axhendave – shumë qarqe të ndryshme synojnë me çdo kusht shkatërrimin e familjes duke e zëvendësuar atë me prindin 1 dhe prindin 2. Akoma më keq është kur dëgjon se si parlamentarët e vendit tonë votojnë projektligjin e barazisë gjinore, për të qenë ata miratuesit e të kotës, antivlerës, anti moralit, anti familjes, anti kombit duke u konsideruar tradhtarë të familjes dhe mbarë kombit shqiptar që është pro familjes. Ne do i gjykojmë ata si të tillë, po ashtu edhe brezat që do të shfaqen pas nesh dhe në Ditën e Kiametit do të kenë llogari të ashpër përara Zotit të botëve, nëse nuk pendohen e nuk tërhiqen mbrapa.
Allahu na e ruajtë nga shkatërrimi i familjes, nga shthurrja, nga degjenerimi, peversiteti dhe anti vlera. Allahu i ruajtë fëmijët dhe brezat e ardhshëm nga rreziku që po u kanoset.
Amin.
Imam-Hatib: Elton Harxhi
[1] – Sure Jasin: 36.
[2] – Sure Nisa: 119.
[3] – Sure Tin: 4.
[4] – Sure A’raf: 80 – 81.



















