Pema e mirë dhe pema e keqe

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Fara e keqe kacavirret, ndërsa fara e mirë lulëzon. E para ngrihet shumë shpejt përpjetë, por rrënjët i ka të cekëta. Sikur ta bëjë këtë veç për t’i marrë dritën dhe oksigjenin nga bima e hajrit që po rritet ngadalë. Pema e hajrit nuk ngutet në rritje, dëshiron më shumë të lëshojë rrënjë të thella dhe toka e ngrohtë butësisht ia hap zemrën e saj.

Kur ne e shohim nga larg shkëlqimin e pemës së keqe na duket pompoze. Por ajo, nuk ka kërcell, edhe rrënjët i ka të imta aq sa kërcellin. Ajo nuk ka fuqi të përballojë erën dhe furtunën, as diellin e verës..

Nga ana tjetër, pema e mirë e përballon ndryshimin e motit e nuk e ka frikë furtunën. Ajo rritet pak nga pak, forcohet nga era dhe shiu. As gjembat e pemës së keqe nuk e pengojnë rritjen e saj të ndryshme…

Autor: Sejjid Kutubi

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.