Sa herë që dëgjoj një të ri të thotë: “Jam i lirë. zgjedh çka të dua”… buzëqesh.
Jo për t’i përqeshur, por sepse edhe unë dikur thosha kështu – derisa kuptova se liria nuk është vetëm të zgjedhësh, por të dish kush është ai që të dikton zgjedhjen pa e ndjerë fare.
Makineria mediatike dhe rrjetet sociale sot, nuk të thonë hapur çfarë të bësh, por formësojnë mënyrën tënde të të menduarit në heshtje, dhe ri-programojnë ndërgjegjen tënde çdo ditë pa të pyetur fare.
Ti mendon se po zgjedh vetë, por në të vërtetë: po ecën në një shteg që është shtruar për ty përmes reklamave, proverbave, krahasimeve, presionit shoqëror etj..
O të rinj
Çlirimi i vërtetë nuk është as në zërin e lartë, as në rebelim, por në atë që të ulesh me veten tënde dhe ta pyesësh sinqerisht:
• Pse zgjedh atë që zgjedh?
• Nga më erdhi kjo bindje?
• Kë dua të kënaq me këtë hap?
• A po e udhëheq vetveten… apo po më udhëheqin pa e kuptuar?
Sepse kombet nuk ndërtohen me fjalime të zjarrta, por me burra dhe gra që kanë çliruar mendjen, kanë pastruar qëllimet dhe ecin në rrugën e vetëdijes, duke vënë në pikëpyetje veten para se të vënë në pikëpyetje të tjerët.
Autor: Abdul Kerim Bekkar