Përse kaq shumë profetë?

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Pyetje:  Gjithë këta profetë që ka dërguar Zoti dhe gjithë ato luftëra, vuajtje e mundime, me qëllim që udha drejt Zotit të jetë e lirë pa pengesa. Përse Zoti nuk i detyron njerëzit të besojnë? Përse u dashkan gjithë këto vuajtje, të cilat i hasim në çdo kohë dhe vend?

Përgjigje: Thotë Zoti në Kuran: “Sikur të donim Ne, do të zbritnim nga qielli një shenjë, para së cilës ata do të përulnin kokat.”[1]

Në fakt, ekzistojnë profetë të cilët Zoti i ka pajisur me fuqi marramendëse, me të cilat nënshtronte gjithë tokën në kohën e tij. Si shembull, mund të marrim profetin Sulejman (a.s), të cilit i qe nënshtruar era, xhindet dhe njerëzit. Atij i ishte dhënë fuqia dhe triumfonte kudo që shkelte. Është e vërtetë që Zoti e kishte në dorë t’i pajisë profetët dhe të dërguarit e Tij me fuqi të mbinatyrshme, me të cilat të nënshtronin dhe të bindnin njerëzit se duhej besuar.

Por Zoti nuk e dëshiron diçka të tillë. Ai dëshiron që njeriu të mos detyrohet të besojë, por besimin ta zgjedhë vetë, me dëshirën e tij. Prandaj Zoti e dalloi njeriun nga të gjithë kafshët e tjera, duke i dhënë mendjen dhe logjikën, sepse deshi që njeriu ti thotë: Zoti im, unë e zgjodha vetë adhurimin dhe besimin tek Ti. Unë me vullnetin tim zgjodha të distancohem nga ato që mi ke ndaluar, duke shfrytëzuar hapësirat e lirisë që më dhe. Këtë e bëra me qëllim që shpërblimi im të jetë i madh. Unë të jam drejtuar Ty me vullnetin dhe dëshirën time.

Fetvadhënësi: Sha’ravi

Përktheu: Elmaz Fida

[1] – Sure Shuara: 4.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *