Njerëzit anembanë botës po kujtojnë dhe po i kushtojnë respektin e tyre ndaj të ndjerit, aktivistit më të madh afro-amerikan për të drejtat e njeriut, Malcolm X, i cili ndërroi jetë 61 vite më parë.
Malcolm X, i njohur ndryshe si Haxh Malik al Shabaz, u qëllua për vdekje në shkurt të vitit 1965, teksa po mbante një fjalim në Organizatën e Unitetit Afro-Amerikan në Audubon Ballroom Manhattan, New York, kur në sallën e konferencës shpërthyen disa trazira.
Teksa rojet e sigurisë u hutuan, Malcolm X u qëllua nga një burrë i cili ishte i ulur në rreshtin e parë. Dy burra të tjerë më pas hynë me forcë në skenë dhe e qëlluan atë disa herë.
Vdekja e tij iu fajësua ’ Kombit Islam’, një lëvizje kulti heretike, të cilës Malcolm X, i përkiste pas konvertimit në burg në vitin 1948, teksa ai ishte 24 vjeç.
Pasi ishte zotuar për besnikëri ndaj Elijah Muhammad, një profet i vetëshpallur i cili u mësoi pasuesve të tij se ai ishte i dërguar nga themeluesi i lëvizjes wallace Fard Muhammad. Ai predikoi se wallace ishte Zot i mëshiruar dhe e kishte emëruar atë si një të dërguar për të çliruar kombin afrikan nga supremacia e të bardhëve.
Ashtu sikurse ishte zakon, pas aderimit në lëvizje, Malcolmi i vogël e hoqi mbiemrin e tij të vërtetë dhe adoptoi shkronjën X , për të simbolizuar refuzimin e tij ndaj sundimit të së Bardhëve si dhe kërkimin ndaj rrënjëve të tij të vërteta afrikane.
Me lirimin e tij nga burgu, Malcolm X u bë një ministër dhe gojëtar i shquar në lëvizje, duke filluar një fushatë anembanë Shteteve të Bashkuara duke ju bërë thirrje afrikano-amerikanëve që të ngriheshin kundra sistemit i cili i trajtonte ato si qytetarë të kategorisë së dytë, apo e thënë sipas fjalëve të tij ‘ kjo e realizuar me çdo mjet të nevojshëm.’
Pikëpamjet e tij kundrathënëse ishin të dashura për shumë njerëz, porse nga na tjetër, ishin po ashtu të neveritshme edhe nga shumë të tjerë. Pas vrasjes së presidentit amerikan Kennedy, komentet publike të bëra nga Malcolm X duke përshkruar vdekjen e tij si një rast ku ‘ budallallëqet dhe gabimet e së kaluarës të sjellin probleme’ tërhoqën dënimin jo vetëm nga shumica e amerikanëve të bardhë, porse edhe nga vetë organizata e tij.
Si rrjedhojë, organizata ‘Kombi i Islamit’ vendosi që ta dëbonte Malcolm X, duke e mënjanuar dhe e braktisur pa asnjë besnikëri. Duke e kaluar më të shumtën e kohës së tij pa u vënë re, Malcolm X, vendosi që të kryejë pelegrinazhin e Haxhit, shtyllën e pestë të adhurimit në Islam.
Kura i arriti në qytetin e shenjtë të Mekes në vitin 1964, Malcolm X u surprizua teksa gjente myslimanë nga e gjithë bota, nga prejardhje dhe raca të ndryshme, ku të gjithë e kryenin Haxhin së bashku. Ishte atëherë kur ai e kuptoi se Islami nuk ishte një fe e supremacisë së zezakëve, porse një mënyrë jetese gjithëpërfshirëse universale për të gjithë njerëzimin. Për të simbolizuar kuptimin e identitetit të tij të ri, ai ndërroi emrin e tij në Al Haxh Malik al Shabaz.
Duke shkruar rreth përvojës së tij gjatë pelegrinazhit, Malcolm X u shpreh se :
‘Aty gjendeshin me dhjetëra mijëra pelegrinë nga e gjithë bota. Ato ishin të ngjyrave nga më të ndryshme, nga bjondët sy-sybojëqiell e deri tek afrikanët me lëkurë të zezë. Porse ne po merrnim pjesë në të njëjtin ritual, duke shfaqur një shpirt të unitetit dhe vëllazërisë që përvojat e mia në Amerikë më kishin bërë mua që të besoja se kjo, mes të bardhëve dhe zezakëve nuk mund të ekzistonte kurrsesi. Amerika ka nevojë që ta kuptojë Islamin, pasi kjo është e vetmja fe që e fshin nga shoqëria e saj problemin e racës. Ju mund të shokoheni teksa i dëgjoni këta fjalë nga mua. Porse në këtë pelegrinazh, ajo që kam parë dhe kam përjetuar më ka detyruar mua që të korrigjoj shumë nga mënyrat e mia të menduarit që kam mbajtur më parë.’
Mendimet e tij ndryshe provuan se ishin një kërcënim për ish miqtë e tij të ‘Kombit të Islamit’ të cilët filluan një fushatë me kërcënime vdekjeje ndaj tij, kjo pasi ai filloi predikimet e tij për mësimin e fesë së vërtetë dhe paqësore të Islamit. Në të vërtetë një përpjekje u bë nga ai kur shtëpisë së tij iu vu flaka teksa ai dhe familja e tij po flinin.
Do të vinin vetëm pak muaj më pas teksa ai ishte kthyer nga Haxhi kur aksidenti tragjik i 21 shkurtit të vitit 1965 do të ndodhte. Ndonëse si ishte vetëm 39 vjeç, emri i tij hyri thellë në histori si një ndër aktivistët me ndikim më të zëshëm të shekullit të XXI, i nderuar anembanë botës nga njerëz të së gjitha ngjyrave dhe besimeve.
Ardhmeriaonline.com



















