Populli, i cili të bërtiturën e ka filozofi të jetës

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

E bërtitura nuk e largon dyshimin e as nuk e forcon të vërtetën

Në një prej leksioneve të profesorit Malik ibn Nebi, në kohën që ishte në Damask, njëri prej të pranishmëve e pyeti rreth mënyrës më të mirë për edukimin e fëmijës së tij të porsalindur?

Profesor Maliku buzëqeshi dhe i tha: Sa muajsh është?

Personi i tha: Dy muajsh.

Maliku ia ktheu: Nëse ka humbur dy muaj nga edukimi..!

Pastaj, rahmetlia iu përgjigj duke i thënë: Në popujt e tjerë, kur u lind fëmija, nëna e tij e ushqen me gji siç duhet dhe e pastron në kohën e caktuar, pastaj ajo merret me punët e tjera të jetës së saj. Nëse bebja qan (bërtet), jo në kohën e caktuar të gjidhënies dhe të pastrimit, atëherë nëna e tij nuk merret me të!! Kështu që, bebja e vogël mësohet, se e bërtitura nuk e zgjidh problemin dhe kështu edukohet me këtë gjë pa e ndjerë…

Derisa kjo karakteristikë bëhet tipar i saj dhe tipar i shoqërisë dhe kulturës së tij.

Gjatë krizës së grushtit të shtetit të qeverisë së katër franceze, që solli ligjin e “Nurembergut”, i cili ndaloi “indigjenët” (myslimanët dhe hebrenjtë) nga arsimimi i mesëm dhe i lartë në tërë shtetet kaloniale të tyre, ky ligj u zbatua edhe në Algjeri. Intelektualët algjerianë e kundërshtuan këtë vendim dhe britën me të madhe, ndërkohë hebrenjtë, të cilët jetonin në Algjeri nuk folën asnjë fjalë!!

Por, mobilizuan veten dhe detyruan të arsimuarit e tyre të durojnë dhe të marrin përsipër përgjegjësitë, duke ngarkuar çdo person me arsim të caktuar të mësojë një person tjetër me nivel më të ulët… ndërkohë algjerianët vazhduan me britmat e tyre..!!

Për fat të keq, pas afërsisht 10 viteve nga ky vendim (ligj), ai u anulua dhe si rezultat një brez i tërë algjerian humbi shansin e arsimimit, ndërkohë hebrenjtë, asnjë individ i tyre nuk e humbi fatin e tij të arsimimit.

Populli, i cili të bërtiturën e ka filozofi të jetës, është popull i destinuar të qëndrojë në batakun e tij, ndërsa populli i cili përballet me pengesat (vështirësitë), është popull, që meriton të respektohet dhe do t’i detyrojë të tjerët ta respektojnë.

Pyetja për ju: Cila është përthithja juaj e kulturës së të bërtiturit?? Dhe, a është ajo brenda formimit tuaj individual dhe shoqëror??

Autor: Malik ibn Nebij

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *