Pyetje – përgjigje rreth agjërimit dhe muajit të Ramazanit

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

1 – Çfarë kuptojmë me fjalën agjërim?

Agjërimi është ndalimi nga ngrënia, pirja dhe marrëdhëniet intime nga agimi derisa të perëndojë dielli.

2 – Për kë duhet të agjërojë muslimani?

Agjërimi është një adhurim – sikur edhe adhurimet e tjera – që duhet të kryhet për hatër të Allahut të Madhëruar.

3 – Cilat janë disa prej objektivave të agjërimit?

Zbatimi i urdhërit të Allahut.

Devotshmëria.

Mbyllja e portave të shejtanit.

Solidarizimi me të varfërit.

Durimi.

4 – Cili është shpërblimi që Allahu jep për agjërimin?

Në një hadith kudsij, Allahu thotë: “Të gjitha punët që bën njeriu, i bën për veten e tij përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe vetëm Unë jam që Ai e shpërblen.”

5 – Si quhet një nga dyert e Xhenetit, nga e cila hyjnë vetëm agjëruesit?

Ajo quhet Rejjan.

6 – Kush është mburojë dhe kështjellë mbrojtëse nga Xhehenemi?

Agjërimi.

7 – Sa vite larg është nga Xhehenemi është ai që agjëron një ditë për hir të Zotit?

Ai është 70 vjet.

8 – Cilat janë dy gëzimet që ka agjëruesi?

Agjëruesi gëzohet kur çel iftarin dhe kur të takohet me Allahun.

9 – Kush do të ndërmjetësojë tek njeriu në Ditën e Kijametit dhe si?

Agjërimi dhe Kurani. Agjërimi do të thotë: O Zot, ka braktisur ushqimin dhe epshin për mua. Pranoje ndërmjetësimin tim. Kurani do të thotë: “O Zot! Ka lënë gjumin natën për mua. Pranoje ndërmjetësimin tim.

10 – Cila është dispozita fetare në lidhje me agjërimin e muajit të Ramazanit?

Ajgërimi i muajit të Ramazanit është një prej pesë shtyllave të Islamit dhe është obligim për çdo musliman dhe muslimane që ka arritur moshën e pubertitetit.

11 – Cili është argumenti nga Kurani për obligimin e agjërimit të Ramazanit?

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ai i cili prej jush e përjeton muajin (e Ramazanit), ai duhet të agjërojë.”

12 – Cili është argumenti nga Suneti për obligimin e agjërimit të Ramazanit?

Profeti (a.s) ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: … agjërimi i Ramazanit.”

13 – Kur është bërë obligim agjërimi?

Agjërimi është bërë obligim në muajin Shaban në vitin e dytë të hixhretit.

14 – Cili është shpërblimi i atij që agjëron muajin e Ramazanit?

“Kush agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar shpërblimin e Allahut, i falen të gjitha mëkatet.”

15 – Cilat janë pesë gjërat që i janë dhuruar Umetit musliman në muajin e Ramazanit?

A – Allahu i shikon ata që kanë agjëruar në natën e parë të Ramazanit dhe Allahu nuk e dënon atë që e shikon.

B – Era e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë, sesa era e parfumit të mirë.

C – Engjëjt luten natë e ditë për agjëruesit.

D – Allahu urdhëron Xhenetin, që të zbukurohet për të pritur robërit e devotshëm, që janë lodhur në këtë botë dhe duan të pushojnë në Xhenet.

E – Në ditën e fundit të Ramazanit, Allahu ua fal mëkatet të gjithë atyre që kanë agjëruar.

16 – Çfarë ndodh me Xhenetin, Xhehenemin dhe shejtanët kur vjen muaji i Ramazanit?

Happen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët.

17 – Në sa etapa u bë obligim agjërimi dhe cilat janë ato?

Agjërimi u bë obligim në tre etapa.

Etapa e parë: Është bërë obligim vetëm agjërimi i ditës së Ashurasë. Në këtë ditë ka agjëruar Profeti (a.s) dhe ka urdhëruar të tjerët të agjërojnë.

Etapa e dytë: Muslimani ishte i lirë të bënte zgjedhjen midis agjërimit të Ramazanit apo kompesimit me ushqim.

Etapa e tretë: Obligimi i agjërimit të muajit të Ramazanit.

18 – Cila ishte gjendja e Profetit (a.s) gjatë muajit të Ramazanit?

Gjatë muajit të Ramazanit, Profeti (a.s) e shtonte adhurimin, ishte më zemërgjerë, e lexonte Kuranin, bënte itikaf në xhami etj.

19 – Sa vjet ka agjëruar Profeti Muhamed (a.s)?

Profeti Muhamed (a.s) ka agjëruar nëntë herë.

20 – Si e përjetonin të parët e Umetit agjërimin e Ramazanit?

Me faljen e namazit të teravisë, natës, dhënien e lëmoshës, lexim të Kuranit, me lutje, dhikër etj.

21 – Si duhet ta presë muslimani agjërimin e Ramazanit?

Me sinqeritet, pendesë dhe përkushtim.

22 – Cila është marrëdhënia e muslimanit me Kuranin gjatë Ramazanit?

Ai duhet të lexojë sa më shumë Kuran. Të mundohet të bëjë një hatme dhe pse jo edhe më tepër.

23 – Sa ditë zgjat muaji i Ramazanit?

Muaji i Ramazanit mund të ketë 29 ditë ose 30 ditë.

24 – Si e kuptojmë ardhjen e muajit të Ramazanit?

Me tre mënyra:

Mënyra e parë: Vrojtimi i hënës së re të muajit të Ramazanit.

Mënyra e dytë: Nëse nuk e shikojmë hënën e re, muajin Shaban (që është para Ramazanit) e plotësojmë 30 ditë.

Mënyra e tretë: Përllogaritjet astronomike

25 – Kush e ka obligim agjërimin?

Agjërimin e ka obligim ai person i cili është musliman, ka mbushur moshën e pjekurisë dhe gëzon mendje të shëndoshë.

26 – Cilat janë kushtet për vlefshmërinë e agjërimit?

Agjëruesi duhet të jetë musliman, të ketë hyrë në moshën e pubertitetit, të mos jetë udhëtar, të gëzojë shëndet të mirë, të bëjë nijetin, të mos hajë, pijë dhe mos të kryejë marrëdhënie intime nga agimi deri në mbrëmje.

27 – Çfarë është e pëlqyeshme që të bëhet në kohën e Syfyrit?

Muslimani duhet të çohet në kohën e Syfyrit dhe të hajë e të pijë. Sepse kjo ia lehtëson atij agjërimin.

28 – Çfarë është e rëndësishme që të bëhet gjatë iftarit?

Muslimani duhet të shpejtojë të hajë sa më shpejt në kohën e iftarit dhe të lutet.

29 – Cila është lutja që bëhet në momentin e çështjes së iftarit?

“Bismilah, Allahumme leke sumtu ue bike amentu ue alejke teuek keltu ue ala rizikike eftartu” ose “Dhehebedh dhamau, ueb teletil uruk, ue thebetel exhru, in shae llahu.”

30 – Cilat janë rastet kur gruaja nuk e ka obligim agjërimin?

Kur është me të përmuajshmet, lehonë dhe kur është shtatzënë dhe ka frikë për veten apo për foshnjen në bark.

31 – Cila është dispozita fetare në lidhje me gratë që janë me mesntruacione apo lehonë?

Ato nuk duhet të agjërojnë dhe e kompesojnë agjërimin e Ramazanit sapo t’iu jepet mundësia.

32 – Cila është dispozita fetare në lidhje me plakat dhe pleqtë që nuk kanë mundësi të agjërojnë?

Ata ushqejnë një të varfër për çdo ditë.

33 – A i lejohet të sëmurit dhe udhëtarit të mos agjërojë në Ramazan?

Po i lejohet, por pasi të kthehen në gjendjen normale, ata i agjërojnë ditët e lëna.

34 – A lejohet që gjatë agjërimit, njeriu të lahet dhe të zhytet në ujë, të freskohet apo të notojë?

Po një gjë e tillë lejohet, sepse Profeti (a.s) ka pasë hedhur ujë në trup gjatë agjërimit për shkak të etjes dhe nxehtësisë.

35 – A lejohet me e puth gruan gjatë agjërimit?

Ky veprim nuk e prish ajgërimin e atij, i cili e përmban veten, qoftë i ri apo plak.

36 – A e prishin gjilpërat (injeksionet) agjërimin?

Gjilpërat (Injeksionet) me përmbajtje ushqimi e prishin agjërimin, kurse ato që nuk përmbajnë ushqim nuk e prishin.

37 – A e prish agjërimin hixhamja apo dhurimi i gjakut?

Jo, agjërimi nuk prishet kur njeriu bën hixhame apo kur dhuron gjak.

38 – A lejohet shpëlarja e gojës dhe hundës gjatë agjërimit?

Ky veprim lejohet, por urrehet që të shpërlahet goja dhe hunda duke e thithur fort ujin.

39 – A lejohet përdorimi i misvakut dhe pastës së dhëmbëve gjatë agjërimit?

Lejohet përdorimi i misvakut dhe pastës së dhëmbëve gjatë agjërimit, mirëpo pa e gëlltitur pështymën.

40 – A lejohet për gruan ta provojë ushqimin pa e kapërdirë?

Lejohet që amvisa, apo kuzhinieri të provojë ushqimin, mirëpo të mos e gëlltisë atë.

41 – A prishet agjërimi me tymrat e rrugës?

Jo agjërimi nuk prishet sepse është e vështirë që njeri të ruhet prej tyre.

42 – A mund të fillojë njeriu të agjërojë nëse gdhin xhunub?

Po, ai e fillon agjërimin, por më pas duhet patjetër që të lahet.

43 – Cilat janë ato veprime të cilat e prishin agjërimin?

Ngrënia dhe pirja me qëllim, marrëdhëniet seksuale gjatë ditës së Ramazanit, pirja e duhanit dhe mbërritja e tymit në mushkëri, vjellja me qëllim, marrja e ilaçeve nga goja, menstruacionet dhe lehonia, ngrënia, pija apo marrëdhëniet intime me mëdyshje për kohën e iftarit.

44 – Ku duhet ta falë muslimani namazin e teravisë dhe sa rekate është ai?

I lejohet muslimanit të falë namazin e teravisë në shtëpi, por më mirë është që ta falë atë në xhami. Numri i rekateve të namazit të teravisë është 20 rekate.

45 – Cila është nata më e mirë se 1000 muaj?

Ajo është nata e Kadrit.

46 – Kur është nata e Kadrit?

Ajo është në netët tek në 10 netët e fundit të muajit të Ramazanit.

47 – Çfarë do të thotë “itikaf”?

Qëndrimi gjatë dhjetë ditëve/netëve të fundit të Ramazanit në atë xhami, e cila ka imam dhe muezin, pa dalë nga xhamia.

48 – Për kë është detyrë (Vaxhib) sadakaja (zekati) e Fitrit?

Ajo është detyrë për çdo musliman, i vogël qoftë apo i madh, mashkull apo femër, i lirë apo rob, agjërues apo jo.

49 – Sa ditë duhet të agjërojë muslimani në Sheual që të quhet sikur ka agjëruar gjithë vitin?

Muslimani duhet ta pasojë Ramazanin me gjashtë ditë agjërimi gjatë muajit Sheual. Ai mund t’i agjërojë gjashtë ditët rrjesht ose me shkëputje, por brenda muajit Sheual

50 – Cilat janë agjërimet vullnetare (Sunet)?

Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit.

Agjërimi i ditës së Arafatit.

Agjërimi i ditës së hënë dhe të enjte.

Agjërimi një ditë po dhe një ditë jo.

Agjërimi i tre ditëve të çdo muaji (ditët e bardha).

Agjërimi i ditës së Ashuras.

Agjërimi i muajit Muharrem.

Agjërimi i muajit Shaban.

Agjërimi i një dite në muaj.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

One Response