Ramazani në raport me muajt e tjerë të vitit
Është si Jusufi (a.s) me vëllezërit e tij.
Vëllezërit thanë: Vriteni atë!
Vëllezërit thanë: Hidheni në pus!
Vëllezërit e shitën atë për pak lekë.
Kurse i plotfuqishmi i Egjiptit i tha gruas së vet: Nderoje atë, mbase do të na sjellë mirësi!
Prandaj..
Mos e vrisni kohën me gjëra të kota gjatë Ramazanit!
Mos u hidhni në pusin e mëkateve gjatë këtij muaji!
Mos e këmbeni Ramazanin me asgjë tjetër të kësaj bote!
Por nderojeni atë se mirësitë e tij janë të pafundme!