Rijadus Salihin (401 – 500)

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

401 – Enesi (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) na mbajti një hytbe, të cilën nuk kam dëgjuar si ajo kurrë. Ai (a.s) tha: “Nëse ju do të dini atë që di unë do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.” Shokët e të Dërguarit të Allahut (a.s) mbuluan fytyrat e tyre dhe zëri i tyre dëgjohej nga të qarët.[1]

Dhe në një transmetim tjetër thuhet: I Dërguari i Allahut (a.s) u njoftua për diçka nga shokët e tij, kështu që mbajti një hutbe dhe tha: “Më janë shfaqur Xheneti dhe Xhehenemi dhe kurrë nuk kam parë si sot sa i përket të mirës dhe të keqes. Sikur ta dinit atë që di unë, do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.” Nuk kishte ditë më të rëndë për shokët e të Dërguarit të Allahut (a.s) se ajo ditë: ata mbuluan kokat e tyre dhe zëri i tyre dëgjohej nga të qarët.

402 – Mikdadi (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “Në Ditën e Kijametit dielli do të afrohet afër krijesave (njerëzve) sa një milje. Sulejm ibn Amir i cili e transmeton këtë hadith nga Mikdadi (r.a) ka thënë: Pasha Allahun! Nuk e dimë me saktësi a ka për qëllim distancën matëse prej një milje apo ka për qëllim kohlin që përdorin gratë për të lyer sytë. Ai (a.s) tha: Njerëzit do të jenë të mbuluar me djersë në varësi të veprave që kanë bërë. Ka prej atyre njerëzve që djersa do t’ju mbërrijë deri në kyçet e këmbëve, të tjerë njerëzve deri në gjunjë, të tjerë njerëzve deri në kërthizë dhe të tjerë njerëzve djersa do t’i mbulojë krejtësisht. I Dërguari i Allahut bëri me dorë bëri shenjë tek goja e tij.”[2]

403 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Në ditën e Kijametit, njerëzit do të djersiten aqsa djersa e tyre do të depërtojë në tokë shtatëdhjetë kutë dhe do t’i mbulojë aq shumë sa do t’u arrijë deri te veshët.”[3]

404 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: Ishim bashkë me të Dërguarin e Allahut (a.s) kur u dëgjua një rënie. Ai tha: A e dini se çfarë është kjo? Ne thamë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë. Ai tha: Ky është një gur që është hedhur për në Zjarr qysh para shtatëdhjetë vitesh. Ai ka qenë duke rënë në Zjarr derisa ra në fund të tij.”[4]

405 – Adij ibn Hatim (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Secilit prej jush, Zoti juaj ka për t’i folur dhe midis jush nuk ka përkthyes. Do të shikojë (njeriu)nga e djathta e tij, e nuk do të shikojë veçse punët e mira që ka bërë. Do të shikojë nga e majta e tij dhe nuk do të shohë veçse punët e këqija që ka bërë. E do të shikojë para vetes, e nuk do të shikojë veçse Zjarrin para fytyrës së tij. Prandaj ruajuni nga Zjarri qoftë edhe me gjysmë hurme (që e jepni sadaka).”[5]

406 – Ebu Dherri (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Unë shoh atë që ju nuk e shikoni dhe dëgjoj atë që ju nuk e dëgjoni. Qielli krikëllon dhe ka të drejtë që të krikëllojë, sepse nuk ka asnjë vend në të, sa hapësira e katër gishtave, veçse aty ka një engjëll që e ka vënë ballin në sexhde për Allahun e Lartësuar. Pasha Allahun, sikur ta dinit atë që unë e di, do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë. Dhe as nuk do të kënaqeshit me gratë në shtrat dhe do të shkonit nëpër rrugë e do të kërkonit ndihmë nga Allahu i Lartësuar.”[6]

407  – Ebu Berzete, Nadlete ibn Ubejdin el Eslemij (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Këmbët e robit nuk kanë për të lëvizur (nga vendi i llogarisë) derisa njeriu të pyetet për katër gjëra; për jetën e tij se si e ka kaluar, për dijen e tij se si ka vepruar me të, për pasurinë e tij si e ka fituar dhe ku e ka shpenzuar dhe për trupin e tij se ku e ka konsumuar atë.”[7]

408 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) lexoi ajetin “Atë ditë ajo (Toka) do të tregojë lajmet e saj.”[8] Pastaj ai (a.s) tha: A e dini se kush janë lajmet e saj? Ata (të pranishmit) thanë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë. Ai (a.s) tha: Lajmet e saj janë se ajo do të dëshmojë për çdo rob dhe robëreshë se çfarë kanë vepruar mbi sipërfaqen e saj. Ajo (Toka) do të thotë: Ke vepruar këtë e atë në filan ditë. Këto janë lajmet e saj.”[9]

409 – Ebu Seid el Hudri (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Si mund të jem i kënaqur, teksa mbajtësi i surit (Israfili) e ka futur surin në gojë dhe po dëgjon që të marrë urdhërin se kur do t’i fryjë dhe (pas urdhërit) do t’i fryjë atij. Nga këto fjalë shokët e të Dërguarit të Allahut (a.s) u rënduan, por ai (a.s) u tha: “Thoni: Na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtësi më i mirë.”[10]

410 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kush ka frikë (nga rreziku i udhëtimit) nxiton (që të mbërrijë sa më shpejt në shtëpi) dhe kush niset herët mbërrin (herët) në shtëpi. Vërtet malli i Allahut është i shtrenjtë! Vërtet malli i Allahut  është Xheneti.”[11]

411 – Aishja (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “Në Ditën e Kijametit, njerëzit do të ringjallen të zbathur, të zhveshur dhe të pabërë sunet. Aishja (r.a) tha: O i Dërguar i Allahut! Burrat dhe gratë të gjithë do të shohin njëri-tjetrin?! Ai (a.s) tha: Oj Aishe, në atë Ditë, çështja do të jetë më e rëndë sesa ata të mendojnë për këtë gjë.”[12]

Në një transmetim tjetër thuhet: “Çështja është më e rëndësishme sesa të (kenë kohë) që të shikojnë njëri-tjetrin.”

Kapitulli i shpresës

412 – Ubade ibn Samit (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kushdo që dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, një i vetëm e i pashok, dëshmon se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, dëshmon se Isai është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij dhe se ai është Fjala e Tij që ia frymëzoi Merjemes dhe Shpirti prej Tij dhe dëshmon se Xheneti dhe Xhehenemi janë të vërtetë, Allahu ka për të futur në Xhenet pavarësisht sesa ai (njeri që ka dëshmuar) ka punuar.”[13]

Në transmetimin e imam Muslimit transmetohet se Profeti (a.s) ka thënë: “Kush dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, Allahu ia ka ndaluar atij Zjarrin.”[14]

413 – Ebu Dherri (r.a) ka thënë: Profeti (a.s) ka thënë: Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kush vepron një punë të mirë do të shpërblehet dhjetëfish ose më tepër. E kush vepron një vepër të keqe do të ketë dënim vetëm sa një të keqe, ose Unë do ta fal. Kush afrohet tek Unë një pëllëmbë, Unë do të afrohem tek ai një parakrah. Kush afrohet tek Unë një parakrah, Unë do të afrohem tek ai një pash. Kush vjen tek Unë duke ecur, Unë do të vij tek Ai duke vrapuar. Kush më takon Mua me mëkate sa e gjithë toka afërsisht, por nuk më shoqëron askënd në adhurim, Unë do ta takoj atë po me aq falje.”[15]

414 – Xhabiri (r.a) ka thënë: Një bedeuin erdhi tek Profeti (a.s) dhe tha: O i Dërguar i Allahut! Cilat janë dy veprat obliguese (që të shpien në Xhenet apo në Zjarr)! Ai tha: “Kush vdes dhe nuk i shoqëron Allahut shok do të hyjë në Xhenet dhe kush vdes duke i bërë shok Atij në adhurim do të hyjë në Zjarr.”[16]

415 – Enesi (r.a) tregon se Profeti (a.s) i tha Muadhit, i cili kishte hipur pas tij në kafshë: O Muadh! Ai tha: Urdhëro o i Dërguar i Allahut! O Muadh! Urdhëro o i Dërguar i Allahut! O Muadh! Ai tha: Urdhëro o i Dërguar i Allahut! Pastaj ai tha: Kushdo që dëshmon me zemër të pastër se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, Allahu i Lartësuar ka për t’ia ndaluar Zjarrin. Ai (Muadhi) tha: o i Dërguar i Allahut, a t’i njoftoj njerëzit që të gëzohen? Ai tha: Jo, sepse i varin shpresat tek kjo gjë. Muadhi nuk e ka treguar këtë gjë vetëm se para vdekjes nga frika se  mund të hynte në gjynah.”[17]

416 – Ebu Hurejra (r.a) ose Ebu Seid El Hudri (r.a) – transmetuesi i zinxhirit të këtij hadithi ka harruar se kush prej sahabëve e transmeton këtë hadith, dhe kjo nuk përbën ndonjë problem sepse të gjithë sahabët janë të drejtë –  ka thënë: Në betejën e Tebukut, njerëzit i kapi uria. Ata thanë: O i Dërguar i Allahut, sikur të na japësh leje të therrim kafshët tona që të hamë dhe të lyhemi me yndyrën e tyre? I Dërguari i Allahut tha: Po, therrini ato! Omeri (r.a) erdhi dhe tha: Nëse e lejon ta bëjnë këtë, numri i kafshëve do të pakësohet , prandaj urdhëroi të mbledhin ushqimin që u ka ngelur, pastaj lute Allahun që t’i japë bereqet se ndoshta Ai i përgjigjet lutjes. I Dërguari i Allahut (a.s) tha: Po. Ai tha që t’i sillnin një qilim lëkure, e shtroi atë dhe u tha që të sillnin ushqimin që u kishte ngelur. Dikush solli një grusht misër, një tjetër solli një grusht me hurma dhe një tjetër solli thërrmija buke, derisa në qilim u mblodh diçka e pakët nga ushqimi. Pastaj i Dërguari i Allahut (a.s) u lut për bereqet dhe tha: Merrni ushqim dhe mbushni enët e juaja. Ata filluan të mbushin enët e tyre saqë nuk ngeli luftëtar pa e mbushur enën e tij. Ata hëngrën derisa u ngopën dhe ushqimi teproi. I Dërguari i Allahut (a.s) tha: Dëshmoj se nuk zot tjetër përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguar i Allahut. Nuk ka njeri që mos ta takojë Allahun me këto të dyja duke mos dyshuar në to, e të jetë Xheneti i ndaluar për të.”[18]

417 – Itban bin Malik (r. a), i cili ishte ndër ata që morën pjesë në betejën e Bedrit, ka thënë: “Unë  falesha (si imam) për popullin tim, fisin Benu Salim. Mes meje dhe atyre ishte një luginë që, kur binin shirat, mbushej me ujë dhe më vështirësonte kalimin për në xhaminë e tyre. Prandaj, shkova te i Dërguari i Allahut (a.s) dhe i thashë: O i Dërguari i Allahut, shikimi im është dobësuar dhe lugina që ndan mes meje dhe popullit tim mbushet me ujë kur bie shi, duke më vështirësuar kalimin. Do të dëshiroja që të vije e të falje një namaz në shtëpinë time, që ta kisha atë vend si faltore. I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “Do ta bëj.” Pastaj, ai erdhi te unë në mesditë bashkë me Ebu Bekrin (r. a) dhe kërkoi leje për të hyrë. Ia dhashë lejen dhe ai nuk u ul, por tha: Ku dëshiron të falem në shtëpinë tënde? Unë i tregova vendin që dëshiroja dhe ai u ngrit, dha tekbir dhe ne u rreshtuam pas tij. U fal dy rekate, pastaj dha selam dhe ne dhamë selam bashkë me të. E mbajta pak sa për t’i shërbyer një ushqim të thjeshtë (një lloj gjelle me mish dhe miell). Kur njerëzit e shtëpisë morën vesh se i Dërguari i Allahut (a.s) ishte në shtëpinë time, ata u mblodhën derisa shtëpia u mbush me burra. Një burrë tha: “Çfarë ndodhi me Malikun? Nuk e shoh këtu.” Një tjetër tha: “Ai është një hipokrit që nuk e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij. I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “Mos thuaj ashtu! A nuk e sheh se ai thotë “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut”, dhe këtë e thotë për hatër të Allahut?” Burri tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë, por sa për ne, për Allahun, nuk shohim që ai të ketë dashuri apo të flasë me dikë tjetër përveç hipokritëve.” I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “Me të vërtetë, Allahu e ka ndaluar Zjarrin për atë që thotë “Nuk ka zot tjetër  përveç Allahut”, duke e thënë këtë vetëm për hatër të Allahut.”[19]

418 – Omer ibn Hatabi (r.a) ka thënë: Njëherë sollën te Profeti (a.s) disa robër lufte (gra dhe fëmijë). Ne pamë një grua që shtrydhte qumësht nga gjoksi i vet për t’ua dhënë fëmijëve dhe sapo gjente një fëmijë në mes të robërve, ajo e vendoste në gjoks dhe i jepte për të pirë. Ajo e kishte humbur fëmijën e vet, por pastaj e gjeti. Profeti (a.s) tha: “A mendoni se kjo grua mund ta hedhë fëmijën e saj në zjarr? Ne thamë: Jo, pasha Allahun. Ai tha: Allahu është më i mëshirshëm me robërit e Tij sesa kjo grua me birin e saj.”[20]

419 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kur Allahu e përfundoi krijimin e krijesave shkroi në Librin e Tij, që është tek Ai mbi Arsh: Vërtet mëshira Ime e mund zemërimin tim.”[21]

Në një transmetim tjetër thuhet: “mëshira Ime ia kalon zemërimit Tim.”

420 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “Allahu e ka ndarë mëshirën në njëqind pjesë, nëntëdhjetë e nëntë prej tyre i ka mbajtur për Vete, kurse në Tokë ka zbritur vetëm njërën pjesë. Prej kësaj pjese krijesat mëshirojnë njëra-tjetrën saqë t’i shikon që kafsha e ngre këmbën e saj që mos të godasë pjellën e saj.”[22]

Në një transmetim tjetër thuhet: “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar ka njëqind mëshira, vetëm njërën prej tyre e ka bërë (zbritur) tek xhindet, njerëzit, kafshët dhe insektet. Nëpërmjet saj ata ndjejnë dhembshuri dhe mëshirë ndaj njëri-tjetrit, dhe egërsira ka dhembshuri për pjellën e saj. Kurse nëntëdhjetë e nëntë mëshirat e tjera, Allahu i ka lënë në Ditën e Kijametit për të mëshiruar robërit (e Tij).”[23]

 Dhe në një transmetim tjetër thuhet: “Me të vërtetë, kur Allahu krijoi qiejtë dhe tokën krijoi njëqind mëshira. Secila mëshirë mbulon (përfshin) hapësirën midis qiellit dhe tokës. Vetëm një mëshirë e ka zbritur në Tokë, nëpërmjet të cilës nëna ndjen dhembshuri për fëmijën e saj dhe egërsirat dhe shpendët ndjejnë dhembshuri ndër veti (në lloj). E kur të vitë Dita e Kijametit do të plotësohet e gjithë mëshira.”[24]

Në një transmetim tjetër thuhet: “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar ka njqëind mëshira. Prej tyre Ai ka zbritur vetëm një mëshirë mes xhindeve, njerëzve, kafshëve dhe insekteve. Me këtë mëshirë ata tregojnë dhembshuri ndaj njëri-tjetri, mëshirojnë njëri-tjetrin, madje edhe kafshët e egra kujdesen për të vegjëlit e tyre. Ndërsa nëntëdhjetë e nëntë mëshirat e tjera i ka ruajtur për Ditën e Kijametit, me të cilat do të mëshirojë robërit e Tij.”

Në një transmetim tjetër po nga imam Muslimit prej Selman El Farisiut (r.a) transmetohet se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar ka njëqind mëshira. Prej tyre, një mëshirë është ajo me të cilën krijesat tregojnë dhembshuri ndaj njëra-tjetrës, ndërsa nëntëdhjetë e nëntë të tjerat janë të ruajtura për Ditën e Kijametit.”

Dhe në një transmetim tjetër thuhet: “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar  në ditën kur krijoi qiejt dhe tokën krijoi njëqind mëshira, secila mëshirë është sa hapësira mes qiejve dhe tokës. Ai e shpërndau një prej tyre në tokë, dhe përmes saj, nënat tregojnë dhembshuri ndaj fëmijëve të tyre, dhe kafshët e egra dhe shpendët tregojnë mëshirë për njëri-tjetrin. Kur të vijë Dita e Kijametit, Allahu do të plotësojë ato mëshira me këtë mëshirë .”

421 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton prej Profetit (a.s) se ai ka përcjellur nga Zoti i Tij i Lartësuar dhe i Madhëruar se ka thënë: “Një rob bëri një mëkat dhe tha: O Zoti im ma fal mëkatin. Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruar tha: Robi im bëri një mëkat, mirëpo ai e di që ka një Zot që ia fal mëkatin, por edhe që e dënon. Pastaj ai i kthehet të bëjë të njëjtin mëkat dhe thotë: Zoti im ma fal mëkatin. Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruar tha: Robi im bëri një mëkat, mirëpo ai e di që ka një Zot që ia fal mëkatin, por edhe që e dënon. Pastaj ai i kthehet të bëjë të njëjtin mëkat dhe thotë: Zoti im ma fal mëkatin. Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruar tha: Robi im bëri një mëkat, mirëpo ai e di që ka një Zot që ia fal mëkatin, por edhe që e dënon. Unë ia kam falur robit Tim.. le të veprojë ç’të dojë.”[25]

422 –  Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Pasha Atë në të Cilin shpirti im është në dorën e Tij, nëse ju nuk do të mëkatonit, Allahu do t’ju largonte juve dhe do sillte njerëz të tjerë, të cilët do të mëkatojnë dhe pastaj do  i kërkojnë falje Allahut të Lartësuar, e Ai ia fal atyre.”[26]

423 – Ebu Ejubi (r.a) ka thënë: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “Nëse ju nuk do të mëkatoni, Allahu do të krijonte njerëz të tjerë që do të mëkatonin dhe pastaj do të pendoheshin e Ai do t’ia falte atyre mëkatet.”[27]

424 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: “Ishim të ulur me të Dërguarin e Allahut (a.s), dhe bashkë me ne ishin Ebu Bekri (r.a) dhe Omeri (r.a), së bashku me një grup njerëzish. Papritur, i Dërguari i Allahut (a.s) u ngrit nga mesi ynë dhe u vonua në kthim, gjë që na shqetësoi, duke menduar se diçka mund t’i kishte ndodhur. U frikësuam dhe u ngritëm, dhe unë isha i pari që dolame nxitim për ta kërkuar të Dërguarin e Allahut (a.s) derisa arrita te një kopsht që i përkiste Ensarëve. (Përmendi vazhdimin e hadithit deri në këtë pjesë:) I Dërguari i Allahut (a.s) tha: “Shko! Dhe këdo që takon përtej këtij kopshti, që dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, me bindje të plotë në zemrën e tij, përgëzoje me Xhenet!”[28]

425 – Abdullah ibn Amër ibn El As (r.a) transmeton se Profeti (a.s) recitoi thënien e Allahut të Lartësuar të cituar nga Ibrahimi (a.s): “Zoti im, ata vërtet i shmangin nga rruga e drejtë shumë njerëz. E kush më ndjek mua ai është i imi.”[29] dhe ai (a.s) recitoi thënien e Allahut të Lartësuar të cituar nga Isai (a.s): Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robërit e Tu, e nëse ua fal atyre Ti je i Gjithëfuqishmi, më i Urti.”[30] Ai (a.s) ngriti duart dhe u lut: “Zoti im, Umeti im, Umeti im” dhe filloi të qajë. Allahu i Lartësuar tha: O Xhibril! Shko tek Muhamedi -dhe Zoti yt është më i dituri – dhe pyete se përse qan? Xhibrili shkoi te ai dhe i Dërguari i Allahut (a.s) e njoftoi për çfarë ishte lutur. Allahu i Lartësuar – dhe ai është më i dituri – tha: “O Xhibril shko tek Muhamedi dhe thuaji: Ne do të bëjmë që ti të kënaqesh me Umetin tënd dhe nuk ke për t’u mërzitur.”[31]

426 – Muadhi ibn Xhebeli (r.a) ka thënë: “Isha pas të Dërguarit të Allahut (a.s) mbi një gomar, kur ai më tha: “O Muadh! A e di cili është e drejta e Allahut mbi robërit e Tij dhe cila është e drejta e robërve mbi Allahun? Unë thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Ai (a.s) tha: E drejta e Allahut mbi robërit është që ata ta adhurojnë Atë dhe të mos i shoqërojnë asgjë në adhurim. Ndërsa e drejta e robërve mbi Allahun është që Ai të mos e ndëshkojë atë që nuk i shoqëron asgjë në adhurim. Unë thashë: O i Dërguari i Allahut! A të mos i përgëzoj njerëzit me këtë? Ai tha: Mos i përgëzo ata, sepse mund të mbështeten vetëm në këtë (dhe të lënë pa kryer veprat e mira).”[32]

427 – Bera ibn Azib (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Kur muslimani pyetet në varr dhe dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Allahut, kjo është ajo ç’ka thënë Allahu i Lartësuar: “Allahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër.[33][34]

428 – Enesi (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Vërtet, kur mosbesimtari bën një vepër të mirë, ushqehet nëpërmjet saj në Dynja. Kurse kur besimtari bën një vepër të mirë, Allahu i Lartësuar ia ruan atij të mirat për në Ahiret dhe i jep atij rizk në Dynja për përkushtimin e tij.”[35]

Në një transmetim tjetër thuhet: “Vërtet, Allahu nuk i bën padrejtësi besimtarit për një vepër të mirë që ka bërë. Ai i jep atij rizk në këtë Dynja për atë vepër të mirë dhe e shpërblen për të në Ahiret. Kurse mosbesimtari për veprën e mirë që ka bërë Allahu e ushqen për shkak të saj në Dynja dhe kur të vijë Ahireti, ai nuk ka asnjë të mirë që të mund të shpërblehet.”[36]

429 – Xhabiri (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Shembulli i atij që fal pesë namaze në ditë është si shembulli i atij njeriu që në pragun e shtëpisë së tij gjendet një lum i madh që rrjedh dhe ai lahet aty pesë herë në ditë.”[37]

430 – Ibn Abasi (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut se ka thënë: “Çdo musliman i cili vdes dhe xhenazen ia falin dyzet burra të cilët nuk i shoqërojnë shok Allahut në adhurim, Allahu ka për t’i bërë ata shkak të ndërmjetsojnë për të.”[38]

431 – Ibn Mes’udi (r.a) ka thënë: Ishim bashkë me të Dërguarin e Allahut rreth dyzet persona në çadër kur tha: “A dëshironi të jeni ¼ e banorëve të Xhenetit? Po – i thamë ne. Ai tha: A dëshironi të jeni 1/3 e banorëve të Xhenetit? Po – thamë ne. Ai tha: Pasha Atë në Cilin shpirti i Muhamedit është në dorën e Tij, unë shpresoj që ju të jeni gjysma e banorëve të Xhenetit, sepse në Xhenet nuk do të hyjnë vetëm se ai që është musliman. Juve sot në raport me numrin e idhujtarëve  jeni si qimja e bardhë që gjendet tek një dem me qime krejt të zeza, ose si qimja e zezë që gjendet tek një dem me qime të kuqe.”[39]

432 – Ebu Musa el Esh’ari (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kur të vijë Dita e Kijametit, Allahu do t’i japë çdo myslimani një hebre ose një të krishter dhe do t’i thotë: Ky është shpërblimi yt për t’u çliruar nga Zjarri i Xhehenemit.”[40]

Dhe në një transmetim tjetër po nga Ebu Musa es Esh’ari (r.a) thuhet: “Në Ditën e Kijametit (disa) myslimanë do të vijnë me mëkate sa malet, e Allahu do t’i falë ata.”

433 – Ibn Omeri (r.a) ka thënë: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut se ka thënë: “Në Ditën e Kijametit, besimtari do të afrohet tek Zoti i Tij derisa do t’i përfshijë mëshira e Tij, e besimtari do t’i pranojë mëkatet që ka bërë. Allahu do t’i thotë: A je i vetëdijshëm për këtë mëkat që ke bërë? A je i vetëdijshëm për këtë mëkat që ke bërë? Ai do thotë: Po o Zot, jam i vetëdijshëm. Ai thotë: Unë t’i kam mbuluar ato në Dynja dhe sot do t’i fal ato. E besimtarit do t’i jepet libri i veprave të mira.”[41]

434 – Ibn Mes’udi (r.a) tregon se një burrë puthi një grua (që për të konsiderohej e huaj). Ai shkoi tek profeti (a.s) dhe e njoftoi (për mëkatin e bërë). Allahu i Lartësuar shpalli ajetin: “Fale namazin në dy skajet e ditës,  e në orët e afërta të ditës dhe të natës. Vërtet veprat e mira i shlyejnë të këqijat.”[42]Burri tha: O i Dërguar i Allahut! Ky ajet është apostafat për mua? Ai tha: Ky ajet është për të gjithë Umetin tim.”[43]

435 – Enesi (r.a) ka thënë: Një njeri erdhi tek Profeti (r.a) dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kam kryer një vepër të gabuar, prandaj të lutem të ma zbatosh dënimin e Allahut.” Pastaj erdhi koha për të faluar namazin dhe ai u fal bashkë  me të Dërguarin e Allahut (a.s) dhe kur përfundoi namazi, tha: “O i Dërguari i Allahut, unë kam kryer një vepër të gabuar, prandaj zbatoje dënimin që është në Librin e Allahut.” Profeti  (a.s) e pyeti: “A ishe ti i pranishëm me ne gjatë namazit?” Ai u përgjigj: “Po.” Profeti (a.s) tha: “Të është falur (veprimi i gabuar).”[44]

436 – Enes ibn Malik (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu kënaqet me robin, i cili pasi mbaron së ngrëni ushqimin apo mbaron së piri pijen, e falenderon Atë për të.”[45]

437 – Ebu Musa (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar e shtrin dorën e Tij natës që të pendohet ai që ka bërë mëkat gjatë ditës. Po ashtu, Ai e shtrin dorën e Tij ditën që të pendohet ai që ka bërë mëkat gjatë natës. Kjo do vazhdojë të jetë e tillë derisa të lindë dielli nga perëndimi.”[46]

438 – Amër ibn Abse Es Sulemi (r.a) tregon: “Qysh kur kam qenë në xhahilije, kam menduar se njerëzit janë në humbje, sepse ata nuk ishin në rrugë të drejtë ngaqë adhuronin idhujt. Më vonë unë dëgjova për një njeri që kishte daluar në Meke dhe se ai tregonte lajme. I hipa kafshës dhe shkova për tek ai. I Dërguari i Allahut (a.s) fshihej, sepse populli i tij po e përndiqte. U mundova shumë derisa arrita të takohesha me të në Mekë. Unë e pyeta: Kush je ti? Ai tha: Unë jam Profet? Çfarë është Profeti? – e pyeta unë. Më ka dërguar Allahu – tha ai. Me çfarë të ka dërguar? – e pyeta. Më ka dërguar që t’i mbaj lidhjet familjare, të thyej idhujt, të deklaroj monoteizmin e pastër duke mos i bërë shok Allahut – u përgjigj ai. Kush të ndjek në këtë? – e pyeta. Ai tha: Më ndjek njeriu i lirë dhe ai që është skllav. (Në atë kohë me të ishin Ebu Bekri (r.a) dhe Bilali (r.a) të cilët kishin besuar). Unë i thashë: Unë kam për të të ndjekur. Ai u përgjigj: Ti tani nuk mund ta bësh këtë në këtë ditë. A nuk po e sheh në çfarë gjendje jam unë dhe në çfarë gjendje është populli im?! Kthehu tek familja jote dhe kur të dëgjosh se jam forcuar, eja tek unë!

Unë shkova te familja ime. Kur Profeti (a.s) erdhi në Medinë dhe unë isha te familja ime, fillova të interesohesha për të. Kur disa familjarë të mitë shkuan në Medinë, kur erdhën i pyeta: Çfarë ka bërë njeriu i cili ka ardhur në Medinë? Ata thanë: Njerëzit ngarendin pas fesë së tij dhe për këtë arsye populli i tij dëshironte ta vriste, por nuk ia arritën këtij qëllimi. Unë shkova në Medinë, hyra tek ai dhe i thashë: O i Dërguar i Allahut a po më njeh? Ai tha: Po, ti je takuar me mua në Mekë. Unë i thashë: O i Dërguar i Allahut! Më trego atë të cilën Allahu të ka mësuar, për të cilën unë nuk kam njohuri. Më fol për namazin! Ai tha: Fale Sabahun e pastaj mos u fal derisa të lindë dielli e të ngrihet lart sa lartësia e një heshte, sepse kur ai lind, lind midis brirëve të shejtanit dhe mosbesimtarët i bëjnë sexhde. Pastaj falu, sepse ai është namazi në të cilin dëshmojnë dhe janë prezent engjëjt (që dëshmojnë për të devotshmit). Vepro kështu derisa hija të jetë përballë heshtës në anën veriore dhe mos u fal, sepse atëherë paraqitet Xhehenemi. Dhe kur hija të largohet nga zeniti, vjen namazi për të cilin dëshmojnë dhe janë prezent engjëjt. Më pas fal ikindinë dhe prit derisa të perëndojë dielli, sepse ai perëndon midis dy brirëve të shejtanit dhe mosbesimtarët i bien në sexhde atij, Unë i thashë: O Profet! Po abdesi?! Më mëso si merret ai! Ai tha: Çdo njeri që dëshiron të marrë abdes, duke e larë gojën dhe hundën dhe duke e nxjerrë ujin, do t’i biejnë mëkatet nga fytyra, goja dhe hunda. Kur ai e lan fytyrën ashtu sikur e ka urdhëruar Allahu i Lartësuar nga skajet e mjekrës së tij  bashkë me ujin i bien edhe mëkatet. Kur i lan duart deri në bërryla, atëherë nga duart e tij bashkë me ujin bien edhe mëkatet. Pastaj kur i jep “mes’h” kokës bashkë me ujin bien edhe mëkatet e kokës. Me larjen e këmbëve deri në nyje, bashkë me ujin bien edhe mëkatet e këmbëve. Dhe kur njeriu ngrihet dhe e fal namazin, e falenderon Allahun e Lartësuar, e lavdëron dhe e madhëron Atë, ashtu siç i takon Atij, dhe zemrën ia dorëzon vetëm Atij, do të jetë i pastër nga mëkatet ashtu sikur ka qenë në ditën që e ka lindur nëna e tij.

Amr ibn Abese e tregoi këtë hadith (transmetim) përpara Ebu Umames, shokut të të Dërguarit të Allahut (a.s). Ebu Umame i tha atij: “O Amr ibn Abese, shiko mirë çfarë po thua! Në një rast të vetëm t’i jepet këtij njeriu (kaq shpërblim)?” Amr i tha: “O Ebu Umame, unë jam plakur, eshtrat e mi janë dobësuar dhe e vdekja është bërë e afërt për mua. Nuk kam nevojë të gënjej as për Allahun e Lartësuar dhe as për të Dërguarin e Allahut (a.s). Sikur ta kisha dëgjuar vetëm një, dy ose tri herë nga i Dërguari i Allahut (a.s) – derisa i numëroi deri në shtatë herë – nuk do ta kisha treguar kurrë. Por unë e kam dëgjuar atë më shumë se aq.”[47]

439 – Ebu Musa Esh’ari (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Nëse Allahu i Lartësuar për një popull dëshiron që të mëshirohet, fillimisht  bën që profeti i tyre të ndërrojë jetë dhe e bën atë pararendës dhe paraardhës të tyre. Ndërsa kur një populli ia dëshiron shkatërrimin, ata do të ndëshkohen kur profeti i tyre është ende i gjallë dhe kështu Ai i shkatërron atë, kurse ai është gjallë dhe e shikon atë. Ai e kënaq atë me shkatërrimin e tyre, sepse e kanë quajtur gënjeshtar dhe e kanë kundërshtuar urdhrin e tij.”[48]

Kapitull: Vlera e shpresës

440 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: Allahu i Lartësuar ka thënë: “Unë jam tek mendimi i robit Tim për mua dhe Unë jam me të kudo që ai të më përmendë. Allahu është më i gëzuar me pendimin e robit (të Tij) sesa gëzimi i ndonjërit prej jush kur në shkretëtirë gjen kafshën e humbur. Kush afrohet tek Unë një pëllëmbë, unë afrohem tek Ai një parakrah. E kush afrohet tek Unë një parakrah, unë afrohem tek ai një pash. E nëse ai vjen tek Unë duke ecur, Unë do të shkoj tek ai duke vrapuar.”[49]

441 – Xhabir ibn Andullahu (r.a) ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) tre ditë para se ai të ndërrojë jetë se ka thënë: “Askush prej jush mos të vdesë veçse duke pasë mendim të mirë për Allahun (që do ta falë).”[50]

442 – Enesi (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: O bir i Ademit nëse ti më lutesh dhe shpreson tek Unë se do të të fal, Unë kam për të të falur çfarë ke bërë dhe nuk më intereson. O bir i Ademit, nëse mëkatet e tua mbërrijnë tek retë në qiell dhe ti më kërkon falje, Unë kam për të të falur. O bir i Ademit, nëse  ti vjen me aq mëkate sa e gjithë toka (kërkon falje) duke mos më shoqëruar kënd në adhurim, po aq shumë kam edhe për të të falur.”[51]

Kapitull: Midis frikës dhe shpresës

Dije se kur robi gëzon shëndet të plotë duhet të jetojë midis shpresës dhe frikës; shpresa dhe frika duhet të jenë në të njëjtin stad. E kur të jetë i sëmurë ai duhet të anojë më shumë nga shpresa. Ajetet kuranore, hadithet profetike dhe shumë të tjera në lidhje me këtë temë janë të qarta.

443 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Nëse besimtari do ta dinte se çfarë dënimi ka tek Allahu, askush nuk do ta lakmonte Xhenetin e Tij. E nëse jobesimtari do ta dinte se çfarë mëshire ka tek Allahu, askush nuk do t’i humbte shpresat nga Xheneti i Tij.”[52]

444 – Ebu Seid El Hudri (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Kur xhenazja është gati për t’u transportuar për në varr dhe atë do ta mbajnë njerëzit apo burrat mbi supet e tyre, nëse njeriu që ka vdekur është i mirë do të thotë: Më çoni sa më shpejt, më çoni sa më shpejt! E nëse njeriu që ka vdekur nuk është i mirë do të thotë: Mjerë unë! Ku po më çoni. Zërin e saj (xhenazes të njeriut jo të mirë) e dëgjon çdo gjë përveç njeriut, e nëse ai do ta dëgjonte do t’i binte të fikët.”[53]

445 – Ibn Mesudi (r.a) ka thënë: Profeti (a.s) ka thënë: “Xheneti është pranë ndonjërit prej jush sesa lidhësja e këpucës së tij dhe po ashtu edhe Xhehenemi.”[54]

Kapitull: Mbi virtytin e të qarit nga frika e Allahut të Lartësuar dhe përmallimin për Të

446 – Nga Ibn Mes’udi (r.a) transmetohet se ka thënë: Profeti (a.s) më tha: “Më lexo Kuran!” Unë thashë: “O i Dërguari i Allahut, a të lexoj ty, kur ai (Kurani) të është shpallur ty?!” Ai tha: “Më pëlqen ta dëgjoj nga dikush tjetër.” Atëherë, unë fillova t’i lexoj suren Nisa, derisa arrita te ajeti: “E si do të jetë (gjendja e tyre) kur të sjellim prej çdo populli një dëshmitar, e ty të sjellim dëshmitar kundër këtyre?”[55]Ai tha: “Mjafton tani.” Kur e shikova, pashë që sytë e tij ishin të mbushur me lot.”[56]

447 – Enesi (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) mbajti një hutbe  të cilën nuk kisha dëgjuar kurrë më parë, dhe tha: “Sikur ta dinit atë që unë di, do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.” Atëherë, shokët e të Dërguarit të Allahut (a.s) mbuluan fytyrat e tyre dhe filluan të qanin me ngashërim.”[57]

448 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Nuk ka për të hyrë në Zjarr ai njeri i cili qan nga frika e Allahut aq sa mund të kthehet qumështi që është mjelur nga gjinjtë (e kafshës). Po ashtu është e pamundur të bashkohet pluhuri që ngrihet në rrugë të Allahut (në luftë kundra armiqve) me tymin e Xhehenemit.”[58]

449 –  Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Shtatë kategori njerëzish Allahu do t’i strehojë në hijen e Tij, në atë Ditë që nuk do të ketë hije përveç hijes së Tij: prijësin e drejtë, të riun i cili rritet me frymën e adhurimit të Allahut, personin, zemra e të cilit është lidhur fort me xhaminë, dy persona që duhen për hatër të Allahut, janë bashkuar për këtë qëllim dhe ndahen po për këtë qëllim, personin të cilin një grua me pozitë dhe e bukur e thërret për të kryer marrëdhënie intime, mirëpo ai thotë: Unë kam frikë Allahu, personin i cili jep sadaka dhe e fsheh atë në mënyrë të atillë që dora e majtë nuk e di çfarë ka dhënë dora e djathtë dhe personin i cili e përmend Allahun kur është vetëm dhe nga sytë e tij rrjedhin lot.”[59]

450 – Abdullah ibn Shikhir (r.a) ka thënë: “Erdha tek i Dërguari i Allahut (a.s) dhe e gjeta duke u falur dhe nga kraharori i tij dëgjohej një zë si zëri i kazanit kur vlon për shkak se po qante.”[60]

451 – Enesi (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) i tha Ubej ibn Ka’bit (r.a): “Vërtet, Allahu i Lartësuar më ka urdhëruar të të lexoj ty suren Bejjine (Ata të cilët nuk besuan..). Ai tha: A më ka përmendur mua me emër? Ai (a.s) tha: Po. Ubejji qau.”[61]

Në një transmetim tjetër thuhet: Ubejji filloi të qante.

452 – Enesi (r.a) ka thënë: “Ebu Bekri (r.a) i tha Omerit (r.a) pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut (a.s): “Eja të shkojmë tek Umm Ejmeni (r.a) për ta vizituar, ashtu siç e vizitonte i Dërguari i Allahut (a.s).” Kur arritën tek ajo, ajo filloi të qante. Ata i thanë: “Çfarë të bën të qash? A nuk e di se ajo që është tek Allahu është më e mirë për të Dërguarin e Allahut (a.s)?” Ajo tha: “Unë nuk po qaj ngaqë nuk e di se ajo që është tek Allahu është më e mirë për të Dërguarin e Tij (a.s), por po qaj sepse shpallja është ndërprerë nga qielli.” Këto fjalë i preken ata të dy shumë dhe i ngacmuan për të qarë, kështu që të dy filluan të qajnë bashkë me të.”[62]

453 – Ibn Omeri (r.a) ka thënë: Kur dhimbja e sëmundjes (nga e cila vdiq) të Dërguarit të Allahut (a.s) u bë e fortë, atij iu tha se kush do ta falte namazin. Ai tha:“Urdhërojeni Ebu Bekrin të udhëheqë njerëzit në namaz.” Aishja (r.a) tha: “Ebu Bekri është një njeri i butë, kur e lexon Kuranin ngashëren së qari.” Por i Dërguari i Allahut (a.s) tha: “Urdhërojeni atë të falë namazin!”

Në transmetimin e Aishes (r.a) transmetohet se ajo tha: Unë thashë: Vërtet, Nëse Ebu Bekri qëndron në vendin tënd, njerëzit nuk dëgjojnë atë nga të qarët.”[63]

454 – Nga Ibrahimi, biri i Abdurrahman ibn Aufit, përcillet se Abdurrahman ibn Aufit (r.a) i sollën një ushqim ndërsa ai ishte agjërueshëm. Ai tha:”Mus’ab ibn Umejri (r. a) u vra, dhe ai ishte më i mirë se unë. Nuk u gjet asgjë për ta mbështjellë me qefin përveç një cope manteli; nëse mbulohej koka e tij, i dilnin këmbët, dhe nëse mbuloheshin këmbët, i dilte koka. Pastaj, neve na u dha nga kjo dynja ajo që na u dha – ose tha: Na u dhurua nga kjo botë ajo që na u dhurua – dhe ne kemi frikë se mos janë përshpejtuar shpërblimet tona në këtë jetë. Pastaj ai filloi të qante derisa e la ushqimin.”[64]

455 – Ebu Umamete, Sudejj ibn Axhlan el Bahili (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Nuk ka gjë më të dashur tek Allahut i Lartësuar se sa dy pika të derdhura dhe dy lloj gjurmësh: Një pikë loti që derdhet nga frika ndaj Allahut dhe një pikë gjaku që derdhet në rrugë të Allahut të Lartësuar. Kurse përsa i përket dy gjurmëve, ato janë: Një gjurmë e mbetur në rrugë të Allahut dhe gjurma tjetër nga kryerja e një obligimi prej obligimeve të përcaktuara nga Allahu i Lartësuar.”[65]

456 – Hadithi i Irbad ibn Sarije (r.a) i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut na dha një këshillë rrënqethëse (që ndikoi shumë tek ne) saqë na u dridhën zemrat dhe na lotuan sytë.”[66]

Kapitull: Vlera e asketizmit në këtë botë, nxitja për të jetuar më pak dhe vlera e varfërisë

457 – Amr ibn Auf el Ensari (r.a) tregon se I Dërguari i Allahut (a.s) e dërgoi Ebu Ubejde ibn Xherrahun (r.a) në Bahrejn për të sjellë xhizjen e (banorëve të) saj. Kur ai u kthye me pasuri nga Bahrejni, ensarët dëgjuan për ardhjen e Ebu Ubejdës, kështu që ata u paraqitën për namazin e sabahut me të Dërguarin e Allahut (a.s). Kur i Dërguari i Allahut (a.s) përfundoi namazin dhe u largua, ata e takuan atë. Ai buzëqeshi kur i pa dhe tha: “Mendoj se keni dëgjuar se Ebu Ubejde ka ardhur me diçka nga Bahrejni?”Ata thanë: “Po, o i Dërguari i Allahut.”Atëherë ai tha: “Gëzohuni dhe shpresoni për atë që do t’ju sjellë kënaqësi. Për Allahun, nuk kam frikë për ju nga varfëria. Por kam frikë se bota do t’ju jepet me bollëk, ashtu siç iu dha atyre që ishin para jush, e që ju të garoni për të siç garuan ata, dhe që ajo t’ju shkatërrojë ashtu siç i shkatërroi ata.”[67]

458 – Ebu Seid El Hudri (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) u ul në minber dhe ne u ulëm përreth tij. Ai tha: “Gjëja që kam frikë për ju, pas meje është se do t’ju çelet Dynjaja me bukurinë dhe stolitë e saj.”[68]

459 – Ebu Seid El Hudri (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Me të vërtetë Dynja është e bukur dhe e gjelbërt. Allahu i Lartësuar ka për t’ju bërë mëkëmbës në të për të parë se si keni për të vepruar. Ruajuni nga Dynja dhe nga gratë.”[69]

460 – Enesi (r.a) transmeton se Profeti (a.s) lutej me fjalët: “O Allah nuk ka jetë përveç jetës së botës tjetër”[70]

461 – Enes ibn Malik (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Të vdekurin e ndjekin tre gjëra: familja, pasuria dhe vepra e tij. Dy prej tyre kthehen mbrapa kurse njëra qëndron me të. Familja dhe pasuria e tij kthehen mbrapa, kurse vepra e tij qëndron me të.”[71]

462 – Enes ibn Malik (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Në Ditën e Kijametit do të sillet një banor prej banorëve të Zjarrit i cili ka qenë njeriu më i lumtur në Dynja, e ai do të futet në Zjarr vetëm një moment dhe pastaj do t’i thuhet: O bir i Ademit! A ke parë ndonjëherë ndonjë të mirë? A ke përjetuar ndonjëherë ndonjë të mirë? Ai do të thotë: Jo për Zotin nuk kam parë. Pastaj do të sillet me një banor prej banorëve të Xhenetit, i cili ka qenë më i vuajturi në Dynja dhe do ta fusin në Xhenet vetëm një moment dhe do t’i thuhet: O bir i Ademit! A ke parë ndonjëherë vuajtje? A ke përjetuar ndonjëherë ndonjë vështirësi? Ai do të thotë:  Jo, për Zotin nuk kam parë asnjëherë asnjë vuajtje.”[72]

463 – Musteurid ibn Shedadi (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Dynjaja në raport me Ahiretin nuk është veçse si shembulli i njërit prej jush që e fut gishtin e tij në det, dhe e shikon se çfarë nxjerr pret tij?”[73]

464 – Nga Xhabiri (r.a) transmetohet se i Dërguari i Allahut (a.s) kaloi pranë tregut ndërsa njerëzit ishin përreth tij. Ai kaloi pranë një keci të ngordhur me veshë të vegjël, e mori dhe e kapi nga veshi, pastaj tha: Kush prej jush do të donte ta kishte këtë për një dirhem? Ata thanë: Nuk do ta donim për asgjë, çfarë do të bënim me të? Pastaj ai tha: A do të donit ta mbanit për vete? Ata thanë: Pasha Allahun, edhe po të ishte i gjallë, ai ka një të metë, sepse ka veshë të vegjël. E si mund ta dëshirojmë tani që është i ngordhur?!  Atëherë i Dërguari i Allahut (a.s) tha: Pasha Allahun, kjo botë është më e pavlerë tek Allahu sesa ky kec për ju!”[74]

465 – Ebu Dherri (r.a) transmeton: “Isha duke ecur së bashku me Profetin (a.s) në një tokë shkrumbë e hi në Medinë derisa ballë për ballë kishim malin e Uhudit. Ai tha: O Ebu Dherr! Unë thashë: Urdhëro o i Dërguar i Allaht! Ai tha: “Nuk më lumturon fakti që të kem flori sa mali i Uhudit dhe të qëndroj tre ditë e të më mbetet një dinar, përveçse nëse nëpërmjet tij të kem mundësi të paguaj një borxh, apo t’ju flas robërve të Allahut kështu e ashtu, djathtas, majtas dhe nga prapa. Pastaj ai vazhdoi të ecë dhe tha: Vërtet, ata që kanë shumë, në Ditën e Kijametit do të kenë pak, përveç atij i cili me pasurinë e tij thotë kështu e ashtu, djathtas, majtas dhe nga prapa. Mirëpo të tillët janë shumë pak. Pastaj ai më tha: Mos u largo derisa të kthehem! Dhe unë nuk u largova deri kur erdhi. Pastaj ai vazhdoi të ecë në errësirën e natës derisa nuk shihej më. Unë dëgjova një zë që sa vinte dhe bëhej më i lartë. Pata frikë se mos dikush do t’i bënte Profetit (a.s) një të keqe dhe vendosa që të iki tek ai, por u kujtova se ai më kishte thënë: Mos u largo derisa të kthehem! Kështu që unë nuk u largova nga vendi derisa ai erdhi. Unë thashë: dëgjova një zë, prej të cilit u frikësova dhe i thashë se çfarë kisha ndërmend të bëja. Ai tha: A e dëgjove? Po – i thashë. Ai tha: Ishte Xhibrili i cili erdhi dhe më tha: Kush vdes prej Umetit tënd duke mos i shoqëruar Allahut askënd në adhurim do të hyjë në Xhenet. Unë i thashë: Edhe nëse kryen imoralitet dhe vjedh?! Ai tha: Po do të hyjë në Xhenet edhe nëse kryen imoralitet dhe vjedh.”[75]

466 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Sikur të kisha ar në sasi sa mali Uhudit, do të doja që të mos kalonin mbi mua tri net dhe të kisha ende diçka prej tij, përveç asaj që do ta ruaja për shlyerjen e një borxhi.”[76]

467 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Shikoni atë që është poshtë jush (në pozitë, pasuri..etj) e mos shikoni atë që është sipër jush, sepse kjo është më mirë për ju që mos t’i përbuzni mirësitë e Allahut.”[77]

Dhe në një transmetim tjetër tek imam Buhariu thuhet: “Kur ndonjëri prej jush shikon dikë që është më i begatë se ai në pasuri dhe pamje, le të shikojë dikë që është më poshtë se ai.”

468 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “U shkatërroftë robi i dinarit, dirhemit, rrobës së butë dhe mantelit! Nëse i jepet, është i kënaqur, e nëse nuk i jepet, nuk është i kënaqur.”[78]

469 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: “Kam parë shtatëdhjetë nga banorët e Suffas; asnjëri prej tyre nuk kishte një rrobë të plotë. Disa kishin vetëm një izar (rrobë që mbulon pjesën e poshtme të trupit), e disa vetëm një mantel, të cilin e kishin lidhur rreth qafës. Disa prej tyre u arrinte deri në mes të këmbëve, e disa deri te kyçet. Ata e mbanin me dorë për të mos u zbuluar pjesët e turpshme.”[79]

470 – Ebu Hurerja (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Dynjaja është burgu i besimtarit dhe Xheneti i mosbesimtarit.”[80]

471 – Ibn Omeri (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) më kapi prej supi dhe më tha: “Ji në Dynja si i huaj ose kalimtar! Ibn Omeri (r.a) ka pasë thënë: Nëse ngrysesh mos prit të vijë sabahu (por puno vepra të mira) dhe nëse gdhihesh mos prit të vijë mbrëmja (por puno vepra të mira). Merr nga shëndeti yt për sëmundjen tënde (bëj vepra të mira) dhe nga jeta jote për vdekjen tënde (bëj vepra të mira).”[81]

472 – Ebu Abas, Sehl ibn Sa’d es Saidi (r.a) ka thënë: “Tek i Dërguari i Allahut (a.s) erdhi një njeri dhe i tha: O i Dërgua i Allahut, më trego për një punë të mirë që nëse e veproj, Allahu më do dhe po ashtu edhe njerëzit! Ai (a.s) tha: Hiq dorë nga kjo botë do të të dojë Allahu, hiq dorë nga ajo që kanë njerëzit do të të duan njerëzit.”[82]

473 – Nu’man ibn Beshiri (r.a) ka thënë: Omer ibn Hatabi (r.a) foli për të mirat materiale që po përjetonin njerëzit dhe tha: Vërtet, e kam parë të Dërguarin e Allahut (a.s) gjithë ditën të përkulur (duke mbajtur barkun nga uria) aq sa ai nuk kishte as hurma të këqija për t’i ngrënë që të mbushte barkun.”[83]

474 – Aishja (r.a) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (a.s) ndërroi jetë, dhe në shtëpinë time nuk kishte asgjë që mund ta hante një gjë e gjallë (njeri) përveç një sasie elbi që ndodhej në një raft timin. Unë hëngra prej tij për një kohë të gjatë, derisa mendova ta peshoj dhe kur vendosa ta peshoj, pashë se ai kishte mbaruar.”[84]

475 – Amr ibn el Hairth, vëllai i Xhuejrijes bintu Harithe, nëna e besimtarëve (r.a) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (a.s) nuk la pas vetes, në çastin e vdekjes, as dinar, as dirhem, as rob, as shërbëtore, asgjë tjetër përveç mushkës së tij të bardhë të cilës i hipte, armëve të tij dhe një copë toke që e kishte lënë si sadaka për udhëtarët.”[85]

476 – Habab ibn el Eret ka thënë: “Emigruam me të Dërguarin e Allahut (a.s), duke kërkuar kënaqësinë e Allahut të Lartësuar dhe shpërblimi ynë mbetet tek Allahu. Disa prej nesh vdiqën pa marrë asgjë nga shpërblimi i tyre. Ndër ta ishte Mus’ab ibn Umejr (r.a), i cili u vra në ditën e Uhudit. Ai la pas vetëm një rrobë (një mantel të hollë). Nëse ia mbulonim me të kokën, i zbuloheshin këmbët; dhe nëse ia mbulonim këmbët, i zbulohesh koka. Atëherë i Dërguari i Allahut (a.s) na urdhëroi ta mbulonim kokën e tij dhe mbi këmbët t’i vendosnim disa degë Idh’hir (një lloj bime aromatike). E disa prej nesh i shijuan frytet e kësaj bote (pas emigrimit) dhe po i korrin ato.”[86]

477 – Sehl ibn Sa’d es Saidi (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Sikur kjo botë të kishte vlerë tek Allahu sa krahu i një mushkonje, Ai nuk do t’i jepte as edhe një gllënjkë ujë ndonjë jobesimtari prej saj.”[87]

478 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “Vërtet, kjo botë është e mallkuar, e mallkuar është gjithçka që ndodhet në të, përveç përmendjes së Allahut të Lartësuar, gjërave që lidhen me të, dijetarit dhe atij që mëson.”[88]

479 – Abdulla ibn Mes’udi (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Mos e bëni pasurinë tuaj (apo të mirat e kësaj bote) që të dëshironi të merrni nga ajo që të mos dashuroheni me këtë botë.”[89]

480 – Abdulla ibn Amr ibn el As (r.a) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (a.s) kaloi pranë nesh ndërsa ne ishim duke riparuar një kasolle (prej druri dhe kallami). Ai tha: Çfarë po bëni? Ne u përgjigjëm: Është rrënuar, dhe ne po e rregullojmë.  Ai tha: Jeta është më e shkurtër se sa për të pasur shpresa të gjata në të”[90]

481 – Ka’b ibn Ijad (r.a) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë: “Vërtet, çdo umet ka një sprovë (fitne) dhe sprova e umetit tim është tek pasuria.”[91]

482 – Ebu Amr, është thënë: Ebu Abdulla dhe është thënë: Ebu Lejla, Othman ibn Afani (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “I biri i Ademit nuk ka nevojë për asgjë tjetër (në këtë botë) përveç këtyre karakteristikave: një shtëpi në të cilën jeton, një rrobë që e mbulon avretin e tij, buka e thjeshtë (ose ena ku gatuhet buka)dhe uji.”[92]

483 – Abdullah ibn Shikhiri (r.a) ka thënë: Erdha tek Profeti (a.s) dhe ai po recitonte ajetin: “Juve ju preukopon përpjekja për shumim.”[93] Ai (a.s) tha: “Biri i Ademit thotë: pasuria ime, pasuria ime. Po, o bir i Ademit, çfarë të ka ngelur nga pasuria jote përveç asaj që ke ngrënë dhe ka mbaruar, që e ke veshur dhe është vjetruar, apo që e ke shpenzuar dhe ka kaluar?!”[94]

484 – Abdullah ibn Mugafel (r.a) ka thënë: “Një njeri i tha Pejgamberit (a.s): O i Dërguar i Allahut, pasha Allahun, unë të dua (fort). Ai (a.s) tha: Shiko çfarë thua?  Ai tha: “Pasha Allahun, unë të dua (fort), tre herë. Ai (a.s) tha: “Nëse më do, atëherë përgatitu për varfërinë (duke u ruajtur dhe duke bërë durim), sepse varfëria është më e shpejtë për atë që më do se sa rrjedha e ujit deri në destinacionin e saj përfundimtar.”[95]

485 – Ka’b ibn Malik (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Dy ujqër të uritur të cilët futen në një tufë dhensh nuk shkaktojnë më shumë dëm se sa shkakton lakmia e njeriut për pasuri apo për karrierë në fenë e tij.”[96]

486 – Abdullah ibn Mes’udi (r.a) ka thënë: “I Dërguari i Allahut fjeti mbi rrogoz dhe kur u çua, rrogozi kishte lënë gjurmë në ijen e tij. Ne i thamë: O i Dërguar i Allahut! Sikur të sillnim një dyshek që të flije rehat?! Ai tha: “Ç’lidhje kam unë me Dynjanë? Unë në Dynja jam si një kalorës (që po udhëton) që pushon në hijen e një peme e pasi pushon e lë atë.”[97]

487 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Të varfërit do të hyjnë në Xhenet pesëqind vjet para të pasurve.”[98]

488 – Ibn Abasi (r.a) dhe Imran ibn Husajni (r.a) transmetojnë se Profeti (a.s) ka thënë: “E kam parë Xhenetin dhe vura re se shumica e banorëve të tij janë varfanjakë. E pashë Zjarrin dhe vura re shumica e banorëve të tij janë gra.”[99]

489 – Usame ibn Zejd (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë:“Qëndrova tek dera e Xhenetit dhe (pashë) se shumica e tyre ishin njerëz të varfër, kurse të pasurit ishin të izoluar (akoma nuk u ishte dhënë leja për të hyrë në Xhenet). E përsa i përket atyre njerëzve të cilët e meritojnë të hyjnë në Zjarr u dha urdhri për të hyrë në Zjarr.”[100]

490 – Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Fjala (vargu) më e vërtetë që një poet mund të ketë thënë është fjala (vargu) e Lubejdit, i cili ka recituar: Vërtet çdo gjë përveç Allahut është kalimtare (që humbet dhe është e paqëndrueshme)”[101]

Kapitull: Vlera e urisë, jetës modeste dhe vlera e të mjaftuarit me pak në ngrënie, pije, veshëmbathje dhe në dëfrimet e tjera të shpirtit si dhe braktisja e kënaqësive

491 – Aishja (r.a) ka thënë: “Familja e Muhamedit (a.s) nuk është ngopur asnjëherë me bukë elbi dy ditë rresht derisa i erdhi vdekja.”[102]

Dhe në një transmetim tjetër thuhet: “Familja e Muhamedit (a.s) nuk u ngop (me bukë) gruri për tre net rresht që kur erdhën në Medinë, deri në momentin kur ai (a.s)ndërroi jetë.”

492 – Ur’ue transmeton prej Aishes (r.a) se ka thënë: “O nipi im! Gjithnjë shihnim hënën e re, pastaj pamë hënën e re, pastaj edhe hënën e re të muajit të tretë për dy muaj, sakaq në shtëpitë e të Dërguarit të Allahut (a.s) nuk është ndezur zjarr (për të gatuar). Unë e pyeta: Oj teze. Po mese jetonit? Ajo tha: Dy gjëra të zeza: hurmat dhe uji si dhe fqinjët tanë nga ensarët që kishin një kafshë, i jepnin të Dërguarit të Allahut (a.s) pak nga qumështi i saj dhe ai na jepte të pinim.”[103]

493 – Nga Ebu Seid el-Makburi, nga Ebu Hurejra (r.a) transmetohet se: Ai kaloi pranë një grupi njerëzish që kishin përpara tyre një dele të pjekur dhe e ftuan të hante, por ai nuk pranoi dhe tha: “I Dërguari i Allahut (a.s) doli nga kjo botë pa u ngopur asnjëherë me bukë elbi.”[104]

494 – Enesi (r.a) ka thënë: “Profeti (a.s) nuk ka ngrënë kurrë mbi sofër derisa vdiq, dhe nuk ka ngrënë kurrë bukë të butë (të situr e të përpunuar mirë) derisa vdiq.”[105]

Dhe në një transmetim tjetër thuhet: “Dhe kurrë nuk ka parë (ngrënë) një qingj (dele) të pjekur në hell me sytë e tij.”

495 – Nu’man ibn Beshiri (r.a) ka thënë: “E kam parë Profetin (a.s) tuaj i cili nuk gjente as hurma me cilësi të dobët me çfarë të mbushte barkun.”[106]

496 – Sehl ibn Sa’di (r.a) ka thënë: “Profeti (a.s) nuk ka parë bukë të bardhë (miell të situr) që nga koha kur Allahu e dërgoi si profet, e deri kur Ai e mori (në mëshirën e Tij). Atij (që e transmetonte hadithin) iu tha: A kishit ju sita në kohën e të Dërguarit të Allahut (a.s)? Ai tha: Profeti (a.s) nuk ka parë sitë (sita për miellin) që nga koha kur Allahu e dërgoi, deri sa Ai e mori (në mëshirën e Tij). U pyet: Si e hanit elbin pa e situr? Ai tha: E bluanim dhe e frynim (për t’i larguar papastërtitë), kështu që ajo që fluturonte largohej, e pjesën që mbetej e përzienim me ujë dhe e gatuanim.”[107]

497 – Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: Një ditë apo natë i Dërguari i Allahut (a.s) doli dhe u takua me Ebu Bekrin (r.a) dhe Omerin (r.a). Ai i tha: “Për çfarë keni dalë nga shtëpia në këtë orë? Ata thanë: Nga uria. Ai tha: “Pasha Atë në të Cilin shpriti im është në dorën e Tij edhe unë kam dalë për të njëjtën arsye që keni dalë edhe ju. Çohuni! Ata u çuan bashkë me të. Ata shkuan tek një burrë prej ensarëve, i cili nuk ishte në shtëpi. Kur gruaja e pa atë (të Dërguarin) tha: Mirë se vini. I Dërguari i Allahut (a.s) tha: Ku është filani? Ka shkuar të kërkojë ujë të ëmbël (të pishëm) për ne. Sakaq ensariju erdhi. Ai pa të Dërguarin e Allahut (a.s) dhe dy shokët e tij dhe tha: Falenderimet i takojnë Allahut. Sot askush nuk ka (në shtëpi) miq më të nderuar tek unë. Pastaj doli dhe erdhi me një kalavesh me hurma të njoma, të freskëta dhe të pjekura, dhe tha: Urdhëroni dhe hani! Pastaj mori thikën. I Dërguari i Allahut (a.s) tha: Kujdes! Mos therr atë kafshë që jep qumësht! E ai therri një dele për ta, e ata hëngrën prej saj, kalaveshit me hurma dhe pinë derisa u ngopën. I Dërguari i Allahut (a.s) i tha Ebu Bekrit (r.a) dhe Omerit (r.a): “Pasha Atë të Cilin shpirti im është në dorën e Tij do të pyeteni për këtë mirësi në Ditën e Kijametit. Ju dolët nga shtëpia të uritur dhe nuk do të kheheni vetëm se më këtë mirësi.”[108]

498 – Halid ibn Omer el-Adeuij ka thënë: Utbe ibn Gazuani na mbajti një hutbe (ligjëratë), ndërkohë që ishte guvernator i Basrës. Ai e lavdëroi Allahun dhe e madhëroi Atë, pastaj tha: “E më pas, dijeni se kjo botë ka njoftuar për ndarjen e saj (ka lajmëruar për fundin), dhe po largohet shpejt. Nuk ka mbetur prej saj veçse pak si mbetjet e ujit në fund të një ene, që i afron buzëve për ta pirë pronari i saj. Ju jeni duke u zhvendosur prej saj në një shtëpi (botë tjetër) që nuk do të zhduket kurrë. Prandaj, merrni me vete (për në botën tjetër) veprat më të mira që keni në këtë botë. Na është transmetuar se një gur hidhet nga buza e Xhehenemit dhe bie në të për shtatëdhjetë vjet pa arritur në fundin e saj. Pasha Allahun, ai (Xhehenemi) do të mbushet.A çuditeni për këtë? Na është transmetuar gjithashtu se hapësira ndërmjet dy kanatave të një dere prej dyerve të Xhenetit është sa udhëtimi i dyzet viteve, por do të vijë dita kur do të mbushet përplot nga turma. Unë e kujtoj veten si një nga shtatë personat që ishim me të Dërguarin e Allahut (a.s), e nuk kishim ushqim tjetër përveç gjetheve të pemëve, derisa buzët na u bënë varrë[109]. Gjeta një mantel dhe e preva për gjysmë mes meje dhe Sa’d ibn Malikut; gjysmën e mora unë dhe gjysmën e mori Sa’di dhe e lidhëm rreth vetes. Ndërsa sot, nuk ka prej nesh askënd që të mos jetë bërë guvernator mbi një prej qyteteve të myslimanëve. Por, unë kërkoj strehim tek Allahu që të më duket vetja i madh, e i vogël tek Allahu.”

499 – Ebu Musa el Esh’ari (r.a) ka thënë: “Aishja (r.a) na nxori një mantel dhe një izar (rrobë që mbulon pjesët e trupit nga kërthiza e poshtë) të trashë  dhe tha: I Dërguari i Allahut (a.s) ndërroi jetë i veshur me këto të dyja.”[110]

500 – Sa’d ibn Ebi Uekas (r.a) ka thënë: “Unë jam arabi i parë që hodhi shigjetë në rrugë të Allahut. Dhe me të vërtetë, ne bënim ekspedita bashkë me të Dërguarin e Allahut (a.s), dhe nuk kishim ushqim tjetër veçse gjethe të bimës ‘hubla’ dhe të drurit ‘semër’, derisa ndonjëri prej nesh e kryente nevojën si delet — pa asnjë përzierje (në jashtëqitje).”[111]

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Buhariu (4621) dhe Muslimi (2359).

[2] – Muslimi (2864).

[3] – Buhariu (6532) me tekstin në fjalë dhe Muslimi (2863).

[4] – Muslimi (2844).

[5] – Buhariu (1413) dhe Muslimi (1016).

[6] – Tirmidhiu (2312) dhe Ibn Maxheh (4190). Hadithi është Hasen li gajrihi.

[7] – Tirmidhiu (2417). Hadithi është Hasen Li gajrihi.

[8] – Sure Zelzele: 4.

[9] – Tirmidhiu (3353). Hadithi është Hasen Li gajrihi.

[10] – Tirmidhiu (2431). Hadithi është Sahih Li gajrihi.

[11] – Tirmidhiu (2450). Hadithi është Hasen Li gajrihi.

[12] – Buhariu (6527) me tekstin në fjalë dhe Muslimi (2859).

[13] – Buhariu (3435) me tekstin në fjalë dhe Muslimi (28).

[14] – Muslimi (29).

[15] – Muslimi (2687).

[16] – Muslimi (93).

[17] – Buhariu (128) me tekstin në fjalë dhe Muslimi (32).

[18] – Muslimi (27).

[19] – Buhariu (5401) dhe Muslimi (33).

[20] – Buhariu (5999) dhe Muslimi (2754).

[21] – Buhariu (3194) dhe Muslimi (2751).

[22] – Buhariu (6000) dhe Muslimi (2652) me tekstin në fjalë.

[23] – Muslimi (2752).

[24] – Muslimi (2753).

[25] – Buhariu (7507) dhe Muslimi (2758).

[26] – Muslimi (2749).

[27] – Muslimi (2748).

[28] – Muslimi (31).

[29] – Sure Ibrahim: 36.

[30] – Sure Maide: 118.

[31] – Muslimi (202).

[32] – Buhariu (2856) dhe Muslimi (30).

[33] – Sure Ibrahim: 27.

[34] – Buhariu (4699) dhe Muslimi (2871).

[35] – Muslimi (2808).

[36] – Muslimi (2808).

[37] – Muslimi (668).

[38] – Muslimi (948).

[39] – Buhariu (6528) dhe Muslimi (221).

[40] – Muslimi (2627).

[41] – Buhariu (2441) dhe Muslimi (2768) me tekstin në fjalë.

[42] – Sure Hud: 114.

[43] – Buhariu (516) dhe Muslimi (2763).

[44] – Buhariu (6823) dhe Muslimi (2764).

[45] – Muslimi (2734).

[46] – Muslimi (2759).

[47] – Muslimi (832).

[48] – Muslimi (2288).

[49] – Buhariu (7405) dhe Muslimi (2675) me tekstin në fjalë.

[50] – Muslimi (2877).

[51] – Tirmidhiu (3540). Hadithi është Hasen Li Gajrihi.

[52] – Muslimi (2755).

[53] – Buhariu (1314).

[54] – Buhariu (6488).

[55] – Sure Nisa: 41.

[56] – Buhariu (4582) dhe Muslimi (800) me pak ndryshim.

[57] – Buhariu (4621) dhe Muslimi (2359).

[58] – Tirmidhiu (1633). Hadithi është Sahih Li gajrihi.

[59] – Buhariu (1423) me tekstin në fjalë dhe Muslimi (1031).

[60] – Tirmidhiu (276). Hadithi është Sahih.

[61] – Buhariu (4960) dhe Muslimi (799).

[62] – Muslimi (2454).

[63] – Buhariu (679) dhe Muslimi (418).

[64] – Buhariu (1275).

[65] – Tirmidhiu (1669).

[66] – Ebu Daudi (4607) dhe Tirmidhiu (2676). Hadithi është Sahih.

[67] – Buhariu (3158) dhe Muslimi (2961).

[68] – Buhariu (1465) dhe Muslimi (1052).

[69] – Muslimi (2742).

[70] – Buhariu (3795) dhe Muslimi (1804).

[71] – Buhariu dhe Muslimi (2960).

[72] – Muslimi (2807).

[73] – Muslimi (2858).

[74] – Muslimi (2957).

[75] – Buhariu (6444) me tekstin në fjalë dhe Muslimi (94).

[76] – Buhariu (2389) dhe Muslimi (991).

[77] – Muslimi (2963). Autori ka shkruajtur se këtë hadith e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi, por në fakt këtë hadith me këtë lloj transmetimi e ka transmetuar vetëm imam Muslimi. Sh.pk.

[78] – Buhariu (2887).

[79] – Buhariu (442).

[80] – Muslimi (2956).

[81] – Buhariu (6416).

[82] – Ibn Maxheh (4102). Hadithi është hasen. Kurse Ibn Haxheri ka thënë se është Daif.

[83] – Muslimi (2978).

[84] – Buhariu (6451) dhe Muslimi (2973).

[85] – Buhariu (4461).

[86] – Buhariu (4082) dhe Muslimi (940).

[87] – Tirmidhiu (2320). Hadithi është Hasen.

[88] – Tirmidhiu (2322). Hadithi është Hasen.

[89] – Tirmidhiu (2328). Hadithi është Hasen li gajrihi.

[90] – Tirmidhiu (2335). Hadithi është Sahih.

[91] – Tirmidhiu (2336). Hadithi është Sahih.

[92] – Tirmidhiu (2341). Hadithi është Daif.

[93] – Sure Tekathur: 1.

[94] – Muslimi (2958).

[95] – Tirmidhiu (2350). Hadithi është Daif.

[96] – Tirmidhiu (2376). Hadithi është Sahih.

[97] – Tirmidhiu (2377). Hadithi është Sahih.

[98] – Tirmidhiu (2354). Hadithi është Sahih li gajrihi.

[99] – Buhariu (3241) dhe Muslimi (2738).

[100] – Buhariu (5196) dhe Muslimi (2736).

[101] – Buhariu (3841) dhe Muslimi (2256).

[102] – Buhariu (5416) dhe Muslimi (2970).

[103] – Buhariu (2567) dhe Muslimi (2972).

[104] – Buhariu (5414).

[105] – Buhariu (6450).

[106] – Muslimi (2978).

[107] – Buhariu (5413) me pak ndryhim dhe Tirmidhiu (2364) me tekstin në fjalë.

[108] – Muslimi (2038).

[109] – Buhariu (2967).

[110] – Buhariu (3108) me pak ndryshim dhe Muslimi (2080).

[111] – Buhariu (3728) dhe Muslimi (2966).

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *