Shikimi i zemrës

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Shiko, ç’ka  dikush nji ditë më tha:

“vërtetë habi asht o vlla!

i verbër asht, i tillë nuk ndihet

në fytyrën e tij e qeshura shihet.

Çdo vështirësi e pushtojnë

edhe të tjerëve u tregojnë

se ata vehten se dorëzojnë.

Sendet, ngjyrat nuk i shohin..

por nji gja ata mirë e njohin:

Në mjedisin e qetësisë ata jetojnë,

atyre me sy të shëndoshë ua kujtojnë

që me sytë e zemrës të shikojnë!

E të tjerët me dy sy në ballë,

të buzëqeshur i sheh rrallë.

Shumë rrallë nga nji herë aspak,

sikur në fytyrë nuk kanë gjak.

E gjitha kjo vallë nga vjen

që shumë raste të tilla i gjen.

Eja vlla s’bashku ta shohim

e nga afër këtë ta njohim!

Errësira e vërtetë nuk asht verbimi,

por asht kur zemrës i humb shikimi.

Drita e besimit me sytë e saj sheh.

rrezet e saj asgja nuk i zbeh.

Me kujdes të madh qenien përshkojnë,

me llambat e imanit e ndriçojnë.

Në atë botë shpirtërore s’ka vend verbimi.

nga drita hyjnore i vjen shikimi.

Ata që shikimin e kanë të qartë

s’janë në gjendje shpirtit me ia mbartë..

Ah sa keq, jetojnë në errësinë

që kësaj drite s’ja arrinë

Shikimi i shpirtit me t’zemrës në gërshetim,

ndriçojnë rrugën për në besim

Allahu gjithmonë u dhashtë guxim.

se ata vërtetë janë frymëzim

Autor: Burhan Fili

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *