Vlera e parisë së persëve dhe e arabëve

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Tregohet që mbreti i Persisë Kisra u drejtohet ministrave se duhet të krijojmë lidhje martesore me Arabët.?

Por të gjithë i thanë: Se si mund të ndodh që ne Persët të martohemi me këmbëzbathurit me leckamanët me barinjtë e deveve?!

Pasi tek ata jetonte mendjemadhësia dhe i shihnin të tjerët me inferioritet.

Një ditë prej ditësh mbreti solli me vete një arkë të mbushur me gurë të çmuar e stoli që vlera e tyre ishte 20.000 dirhem dhe të gjithë që ishin me sy të verbuar tek arka. Mbreti u tha se kjo do i jepet atij që i zhvesh rrobat e tij i pari dhe të dalë siç e ka lindur nëna.

Nuk kaloi një moment vetëm se të gjithë ministrat, paria dhe këshilltarët I hoqën rrobat dhe po debatonin me njëri tjetrin se kush e meriton pasi çdo kusht pretendonte se unë u zhvesha i pari…!!!

Pas polemikave dhe gjykimit mes tyre arritën në përfundim se kush e meritonte dhe Kisra i dhuroi arkën.

Pas njëfarë kohe jo shumë të gjatë Kisra i tha ministrit të tij të sjellte në pallatin e tij farkëtarin Arab.

Erdhi farkltari i cili ishte ishte i shqetësuar nga kjo ftesë dhe në prezencë të gjithëve Kisra iu drejtua duke i thënë mos u tremb se është diçka që do të sjell dobi.

Solli përsëri arkë të ngjashme  të mbushur  me  të njëjtën vlerë dhe të gjithë të pranishmit po rrinin gati me duart tek rrobat për tu bërë gati nga lakmia për të tillë pasuri.

Por Kisra iu drejtua farkëtarit Arab duke i thënë: Kjo do jetë për ty poi të zhveshësh rrobat e të dalësh sikur të ka lindur nëna.

Arabi iu përgjigj: Sikur të më japësh gjithë Persinë e e të më bësh mbretin e saj nuk do pranoja të  heqja çallmën.

U çuditën të gjithë të pranishmit me farkëtarin Arab e atëherë Kisra u drejtohet të gjithëve me përçmim duke u thënë se : Ne persët posedojmë pushtet e trimëri por nuk kemi nderë e për këtë ju thoja se duhet të martohemi me Arabët.

Referenca: Kontrata e çuditshme nga Ibn Abdu Rabbu El Endelusi

Përshtati në shqip: Mevlad Çollaku

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Pocket
WhatsApp

Mos humbisni asnjë lajm të rëndësishëm. Regjistrohu në buletinin tonë.